Pjesa 4

117 6 1
                                    

Kush e kishte planifikuar ate loje te cuditshme hakmarrjeje? Rolet po vendoseshin dhe ajo ishte protagonistja ku e keqja duhet te godiste pa meshire mbi qenien e saj. Emrat qe i vinin ne mendje ishte te shumte por perseri ne ate vorbull te madhe nuk gje nte nje motiv, nje arsye te qarte per te lene gjalle nje perbindesh te atille. Dikush ishte duke vene bast per fatin e saj pa folur fjale te shumta dhe pa bere veprime te nxituara. Kishte humbur sensin e kohes duke u perqendruar ne ate mur te bardhe qe me ane te iluzionit ndryshonte ngjyre. Ishte gjithmone ajo qe humbiste kohen duke uleritur dashurine per fantazmat e saj. Hapa u degjuan ne nje zhurme qe jehonte neper dhome si nje stuhi ne ajer. Donte te zhdukte ato zhurrma por duar te ngrohta perkedhelen fytyren ku lotet kishin lene hijen e tyre. Ngrohtesia e atyre duarve kerkonte te ishte nje refren ne kengen e jetes se saj. Ishin duar te nje mashkulli ndoshta te kujdesshem qe te mos prekte plaget e thella te atyre loteve. Po endej tashme neper shtigjet e mendimeve pa ngjyra qe godisnin fuqishem. Dritat u hapen duke shfaqur perpara syve te saj nje publik te pamirepritur. Sy qe vezhgonin detajet me minimale te trupit te saj duke e zhveshur me sy. Ujqerit ndodheshin te shperndare pas xhamave te asaj dhome te re ku shpirti germonte per nje dalje.

-Shiko ne syte e mi - degjoi duke ndjere nje perkedhelje qe conte vemendjen drejt syve te nje te panjohuri.

Sy te zinj qe shikonin vetem fytyren e saj. Meshire kaq e dukshme qe percillej ne cdo gjest te bere. Duart e nje vrasesi qe kerkon te mbysi viktimat me hijeshine e nje perkedheljeje. Ato sy kishin takuar humneren e nje urrejtjeje ashtu si ajo por ne thellesi kerkonin te benin te njejtin dem, te vrisnin me nje tjeter taktike. I panjohur nga vete vetja e tij qe vraponte perqark labirintit te kujtimeve. Arrinte te ndjente aromen e gjakut te tij ti ngacmonte hundet. E deshironte ate viktime te re si nje ushqim per te zezen e boshesise se saj. Edhe ai kerkonte te njejten gje ia lexonte ne sy ate deshire te shfrenuar per te vrare, cmendurine e neteve pa kthim.

-Ti je si une - u pergjigj me zerin e dobet - kush je ti? Pse arrij te ndjej deshiren tende per gjak te dehi qelizat e mia?

Nje pyetje qe ajo do emeronte si te pafajshme por qe zgjoi zemerimin ne ate trup te panjohur. Nuhaste betejen per mbijetese te nje qenieje qe kishte lindur ashtu si ajo. Duar te etura e perkedhelen ne nje tentative te deshtuar per te zgjuar nje pasion inekzistent. Ne syte e te tjereve ato perkedhelje ishin shtirje te rradhes ne kembenguljen qe ajo te ishte mes tyre. Ndjente se si i vezhgonin me kuriozitetin qe mund te shihet nje kavie laboratori.

-Sepse sic ti the jemi njelloj Aysegul...ne syte e tu shoh veten time! Prano dhe ferri yt merr fund do kesh nje jete te re - degjoi pergjigjen e tij pa folur

Thelle-thelle deshironte te pranonte ate oferte te cmendur per te ushqyer deshiren e saj per gjak. Do pranonte per te krijuar nje tjeter identitet...nje gje te cmendur qe e perfaqesonte me se miri. Veshtroi syte e tij per te pare te njejten erresire. Ferri kishte krijuar nje teater te bukur per 2 shpirtra te semure nga adrenalina qe pushtonte trupin ne momentin qe nje thike e mprehte krijonte pellgje me gjak prane tyre. Nje loje e organizuar me kujdesin me te madh te nje gjeniu kurthesh dhe lojrash psikologjike ku e verteta ishte genjeshter dhe genjeshtra nje shprese e pakuptimte. Ndoshta ai mashkull misterioz qe kishte syte e erret te nje perbindeshi te cilit jeta i kishte vjedhur cdo gje te bukur ishte organizatori i gjithckaje.

-Me nxirr prej ketej - tha duke bere qe ato fjale te degjoheshin me shume si urdhra sesa si nje kerkese e deshperuar per ndihme.

Ndjeu krahet e forta ta mberthenin ne nje shtrengim te forte. E ndjeu veten te lehtesuar, te mbushur me pak qetesi qe nuk ndjente qe prej 5 vite 2 muaj e 15 dite. Po, i kishte numeruar te gjitha ditet, shenuar te gjitha deshtimet dhe ruajtur ne kujtese cdo goditje te duarve aq te bardha ne dukje. Ndjente aromen e atij trupi te krijonte iluzione brenda kokes se saj. Nuk shihte me te verteten qe syte kerkonin por ate qe mendja e semure i tregonte. Ndjeu se si ato krahe e ngriten per te shkuar drejt portes. Po dorezohej shume shpejt ne duart e nje tjeter mashkulli qe me siguri do ishte mallkimi i saj i rradhes.

Kujtimet e nje vrasesejeWhere stories live. Discover now