Prolog.

506 30 16
                                    

"Mami, mami!" bertiste 7 vjecarja me aq ze sa kishte. "Thuaji Vaneses te ma japi mua arushin ose nuk e dua me."

Vanesa, kater vjet me e madhe se Orea, donte, s'donte, ia dha arushin te motres, pasi perndryshe ajo do fillonte te qante.

"Tani te dua!" i tha Orea me nje ze te embel femijeror te motres, sapo mori arushin.

Vanesa buzeqeshi. E donte Orean shume. E vendoste ate para gjithckaje.

E Orea keshtu ishte mesuar. Te ishte ajo e para kudo. Te ishte ajo qe kishte gjitchka. Te ishte ajo qe kishte te gjithe vemendjen.

Ia kishte arritur. I ati, e ema edhe e motra, me te perkedheluren e kishin ate, Orean.

Edhe kur vinte i ati nga puna, duhej te ishte ajo qe e perqafonte e para. Kur kishte mbetur vetem nje cope torte, duhej te ishte ajo qe do ta hante, edhe ne qofte se ishte gati per te plasur. Sa here qe i fiksohej dicka, duhej ta blinte, e si familje e pasur qe ishin, cdo gje qe donte, i blihej.

Ishte ajo e perkedhelura, ajo llastica, ajo princesha e babit. Ishte ajo lulja e vyer e familjes qe nuk duhej t'i prekej nje petale.

Kurse Vanesa, Vanesa ishte ajo gonxhja qe rrinte gjithmone pas trendafilave e ne kete rast trendafili ishte Orea.

Vanesa asnjehere s'e kishte pasur problem te ishte ne plan te dyte e asnjehere s'do t'a kishte. Zemra e mire nuk ia lejonte e ketu perfitonte Orea.

Edhe pse e vogel, e kishte idene se cfare ishte vemendja e ajo qe e vogel parapelqente te thirrej 'Dielli i babit' ashtu si e therriste ai flokeverdhen e tij te vogel. Ajo donte te ishte Dielli i tyre. Ajo, donte qe te gjithe te vareshin nga ajo, e mbase nje dite, do ia arrinte qellimit.

Spectrum |Shqip|Where stories live. Discover now