Kur te gjithe mbaruan se ngreni dhe Vanesa, si cdo dite tjeter ofroi te ngrere enet dhe te pastroje kuzhinen, prinderit e tyre, Orea dhe Amarildo shkuan ne sallon.
Orea, qe i vlonte gjaku po te rrinte shume ne nje vend, u hodh e tha:
"O ma, t'ia tregoj Amarildos dhomen ku do flere meqe Vanesa eshte ne kuzhine?"
E ema pohoi me koke e kaq mjaftoi per Orean.
Ngjiten shkallet per ne katin e dyte. Orea para, Amarildo prapa.
Orea ktheu koken sikur te kishte ndier syte e tij mbi te pasmet e saj, qe jo paqellim ishin me zbuluar sec duhet.
Ktheu serish koken para dhe foli:
"Trupin drejt, syte lart."
Nga Amarildo u degjua nje e qeshur e lehte.
"Forca e zakonit."
Orea ja ktheu duke ngritur gishtin e mesit.
"Erdhem." tha dhe te dy qendruan para deres pa folur.
Amarildo, pasi degjonte te foluren e prinderve te Oreas poshte, dhe ishte i bindur se nuk do te ngjitej njeri, beri dicka qe Orea nuk eshte se nuk e priste.
I kapi kycet e duarve dhe duke ngjeshur trupin e tij pas te sajit, e mbeshteti tek dera dhe po e shikonte imtesisht dhe thelle ne sy.
Per nje moment, Orea u ndie teper e zhveshur.
Sigurisht, jo fizikisht. Per te, me tutat e shkurtra qe kishte mund te quhej teper e veshur.
Por jo, ajo po ndihej e zhveshur shpirterisht nga shikimi i tij.
Ndihej e pambrojtur. Ndihej sikur Amarildoja mund te lexonte permes saj.
Ndihej si dikur, e frikesuar.
Thelle thelle e dinte se Amarildo nuk do e lendonte.
E dinte se jo cdo prekje nga meshkujt mund ta lendonte.
Per dreq, sa e sa djem e kishin prekur ate, por asnjera nga ato prekje nuk kishte qene kaq e papritur.
E per kete arsye ajo u tremb.
Per nje moment syte e saj shkelqyen nga frika e Amarildo mund te betohej se pa dicka mes atyre syve te oqeante , por ai shkelqim u zhduk shpejt.
Ajo e dinte mire, e ndiente se prekja e tij, nuk ishte si prekjet nga te cilat ajo kishte frike.
Orea rimori mburojen e saj te celikte ne te qindten e sekondes e nje nenqeshje ju shfaq ne fytyre.
"Edhe kjo eshte forca e zakonit? Apo thjesht eksitim i castit?" tha duke e pare ne sy, tashme pa frike. Ai s'mund te depertonte ne boten e saj. Muret ishin te pathyeshem.
Amarildo ngriti njeren vetull dhe ngjeshi trupin me afer me Orean.
Afroi fytyren shume prane te sajes. Nuk e beri me veshtiresi, Orea ishte shume pak me e shkurter se ai.
Oreas, syte i shkuan instiktivisht te buzet e tij.
Ajo mendonte se ia kishte arritur qellimit por imagjinata iu thye kur ai foli.
"Shiko kukull, mua nuk me plas trapi fare per lojen qe po luan ti. Nuk e di se c'eshte, as dua ta di. Ajo qe dua eshte ta ndalosh, sepse s'do te te coje askund. Behu femije i bindur, se e tille je, vetem femije. Ngulite mire ne kete koken tende te bukur. Bota nuk rrotullohet rreth teje.
"Me trembe," i tha Orea plot ironi, por ne te vertete po pelciste nga inati.
Amarildo, qe deri tani, kishte qene ai djali i mire, shumicen e rasteve, levizi pakez ne menyre qe Orea te shihte ate 'eksitimin e castit', qe ne te vertete ishte nje arme.
YOU ARE READING
Spectrum |Shqip|
Randomspectrum /'spɛktrəm/ - dy gjendje te kunderta ne ekstremitet nga njera-tjetra -------------------------------------- "Arrite te besh dhe kete?!" zhgenjimi dallohej qarte ne zerin e tij. Madje ajo mund te betohej se tanime dallohej edhe lendimi ne ze...