Kapitulli 1
- A mund t'i hap sytë tani? - u dëgjua një zë i ëmbël femëror, ndërkohë që dallgët e detit krijonin tingullin mbizotërues në atë sfond mbrëmjeje.
- Duhen edhe 5 sekonda. - vijoi një zë tjetër, më pushtues, më jehues, mashkullor.
Këmbët kishin arritur destinacionin, dy trupat ndodheshin aty. Kishte mbetur vetëm heqja e duarve të tij mbi sytë e saj dhe...
Një çadër kampingu ishte hapur disa metra tutje bregdetit. Dallgët e furishme tentonin të lëshonin krahët deri aty, por përpjekjet e tyre ishin të kota.
- Do të jetë padyshim nata më e çmendur në jetën time. - tha vajza me sytë që shkëlqenin qartë nën dritën e hënës.
Hyrën brenda çadrës dhe filluan të ekspozonin trupat e tyre natyral, duke spikatur çdo centimetër të tyre, ndërsa gjithçka përreth iluminohej nga një mjet ndriçimi i një mode të kaluar.
- Të dua... - fryu ajo në veshin e tij fjalën më të bukur qe ai mund të dëgjonte.
- Ti je jeta ime. - shfryu ai ndërsa gjuhën e tij të nxehtë flakë po e vërtiste rreth lëkurës së saj të njomë.
Nuk ekzistonte asgjë që të mund ta ndalonte pasionin e tyre, që dalëngadalë, në heshtje të përsosur, lëshonte shkëndijat më të zjarrta që një bashkim dy trupash kishte provokuar ndonjëherë.
- Po, jam e gjitha e jotja. - tha vajza nën efektin e çmendur të euforisë.
- Do të jesh gjithmonë e imja, sepse sonte të kam izoluar brenda lëkurës sime dhe ti do jetosh përherë në mua.- tha djali ndërsa me duart e tij të forta kishte mbërthyer krahët e saj dhe ajo mund të lëshonte vetëm frymën mu në fytyrën e tij të epshme...
Dielli kishte zënë vendin e tij ndërkohë që u dëgjua plot zhurmë hapja e një dere të madhe oborri. Ecja e shpejtë e një vajze nuk mbeti pa u kapur nga sytë zhbirues të një komshije, i cili po pinte rehatshëm kafen e mëngjesit. Ai vuri syzet në përpjekje për të shquar më mire dhe kështu dilte në pah epërsia e neveritshme e një tetëdhjetë vjeçari të vetmuar.
Vajza e shkathët, e cila po ecte si një grabitqare për të pritur momentin e duhur të sulmit, hapi derën e shtëpisë ku banonte dhe...
- Mirëmëngjes e dashur! - theu heshtjen një zë i ftohtë burri.
Vajza mbeti e shtangur, e kapur në momentin më të keq të flagrancës.
- Mirëmëngjes! - ia ktheu ajo me gjysëm zëri.
- Ky nuk është çasti për t'u kthyer në shtëpi. - vazhdoi ai me zemërim të hapur që dukej sikur do shpërthente në lotë gjëmimi. - Të paktën jo sipas parimeve që ke përftuar nga unë.
Ajo uli kokën, e paaftë të gjente argumente që justifikonin sjelljen e saj.
- Kalove natën me atë... nuk ma zë goja. - tha burri i dëshpëruar.
Vajza përqafonte akoma heshtjen si shoqen më të mire vetëmbrojtjeje.
- Nuk më pëlqen të diskutojmë gjithnjë të njëjtat tema. - shtoi ai me zë më të qetë. - Tashmë je rritur, nuk je më ajo çupëlina që nuk e lëshonte kurrë dorën e babit, por ai djalë ka për të të rrënuar.
- Nuk mund te jetoj dot pa të, baba. - tha ajo duke shpërthyer në lotë dhe ishin tamam lotë gëzimi, të një vajze të re të dashuruar deri në rrënjë.
Burri ia afrua, e përqafoi pa i shtuar më fjalë bisedës dhe pastaj e la të lirë të shkonte.
U ngjit sipër në dhomën e saj. Hoqi të gjitha rrobat mu përpara pasqyrës dhe shikoi gjinjtë e saj të fryrë. Një ndjenjë therëse dhe njëkohësisht paralizuese e pushtoi të tërën duke shpalosur në mendjen e saj kujtimet e natës së kaluar.
U zhyt thellë në vaskën e mbushur me ujë të ngrohtë. Donte të rrinte ashtu, brenda ujit pa lëvizur, pa marrë frymë, të vdiste nga dashuria që pluskonte si e çmendur.
- Klodiana, tashmë të kam brenda lëkurës sime... - jehonte zëri i djalit në mendjen e saj...
K.G
YOU ARE READING
NËSE TI NUK DO TË JESH...
RomanceEsmeraldo dhe Klodiana, një dashuri përballë çdo pengese. Një aksident... Një dashuri e kthyer dhe... një bukuroshe e fjetur...