Kapitulli 2
Ishte erresuar gjer ne qiellin me te larget ndersa Klodiana po ecte e vetmuar pergjate bregdetit te laget. Here pas here dallget mbulonin kembet e saj te holla, por vemendja e saj ishte perqendruar diku tjeter, diku me larg... diku u degjua nje tingull i lehte kercites. Vinte nga celulari i saj qe gjendej i mberthyer fort nga gishtat, dy prej te cileve te rrethuar me unaze.
TE NDJEJ POSHTE LEKURES SIME - lexonte ekrani i celularit. Vajza buzeqeshi embel, duke ndjere mornicat ne lekure, qe formoheshin padashje pa kerkuar leje. Ktheu koken menjehere duke kuptuar se dikush ishte aty, personi i vetem qe shkaktonte ne trurin e saj, simptomat e mirefillta qe perjeton nje njeri tmerresisht, thellesisht i dashuruar.
- Esmeraldo... - tha ajo fuqishem.
U perqafua me djalin qe kishte perpara vetes. Puthja sensacionale e perjetesonte ate moment, si gjithe momentet qe realizonin unitetin e tyre.
- Ja ku jam dhe sonte, ashtu si cdo nate tjeter. - shtoi Klodiana. - Le te jete hena perseri deshmitare e nje nate tjeter te ndezur.
Ai buzeqeshi embel dhe mbajti ne duar fytyren e saj.
- Jo, sonte do jesh imja ne strofullen time. - tha djali fare lehte.
U zhduken nga bregdeti i nates se meparshme dhe u bene te gjalle ne nje ambjent tjeter, ku per Klodianen ishte hera e dyte qe kembet e saj kishin shkelur ne ate vend. Nje mori njerezish gjendeshin jashte disa tendave ku supuzohej te ishin shtepite e ciganeve qe jetonin ne periferi te qytetit. Ata ia moren kenges duke qendruar ne sfond cifti qe sapo kishte ardhur. Djali mori hapin per te hyre brenda tendes se tij, por vajza u ndal per nje moment. Shikoi rrotull duke ndjere emocione te ndryshme brenda vetes.
- Mbase ky ishte nje gabim nga ana ime. - tha ai duke thyer heshtjen. - U tregova egoist duke mos menduar qe ti...
- Shshsht... - tha vajza duke vendosur gishtat e holle para buzeve te djalit.
Ajo ndoqi hapin e tij dhe u bene pjese e tendes. Hoqen njeri-tjetrit rrobat. Trupat e tyre digjeshin nga pasjoni i paskajshem nderkohe qe jashte ciganet po kendonin aktin e tyre te dashurise. Po putheshin, po duheshin, po i dorezonin tjetrit shpirtin e paster duke bere ate moment vetem te tyrin. Papritmas u hap tenda dhe nje burre u be pjese e saj.
- Si guxon e vjen ketu dhe lejon qe te pallohesh nga ky... cigan i pacipe?! - u shpreh babai i Klodianes gati duke vajtuar.
Klodiana u vesh shpejt. Te njejten gje beri edhe Esmeraldo. Me pas dolen te gjithe jashte tendes.
- Nuk eshte e hijshme t'i flasesh vajzes tende ne kete menyre. - tha djali duke iu drejtuar burrit te terbuar.
- Ti qepe ate goje te ndyre! - bertiti tjetri.
- Mjaft baba! - nderhyri Klodiana. - E kemi diskutuar edhe me pare kete. Une e dua Esmeraldon dhe nuk kam ndermend te largohem prej tij, edhe pse ti nuk e aprovon dashurine tone.
- Por shiko perreth bije e dashur, cfare mund te te ofroje nje cigan si ky? - tha burri i deshperuar.
Ciganet e pranishem aty lane kengen dhe shikun me neveri burrin e sapoardhur dhe shume prej tyre ishin bere gati per te sulmuar, duke perfshire edhe Esmeraldon, dora e te cilit ishte mbledhur grusht.
- Baba, une tashme jam nje femer e rritur dhe e di mire se cfare bej me jeten time. Keshtu, nese ke kundershtime, te kerkoj qe te largohesh e harro qe ke nje vajze! - tha Klodiana gati duke qare.
- Nuk po flet seriozisht, apo jo? - pyeti burri i shtangur.
- Me shume se asnjehere. - tha vajza duke i dhene fund bisedes.
Burri i turperuar uli koken dhe filloi te largohej.
- Do te pendohesh bije, do te pendohesh... - tha ai duke folur me vete.
K.G
YOU ARE READING
NËSE TI NUK DO TË JESH...
RomanceEsmeraldo dhe Klodiana, një dashuri përballë çdo pengese. Një aksident... Një dashuri e kthyer dhe... një bukuroshe e fjetur...