Më në fund u zbardh. Kishte qenë natë e vështirë për mua, brenda natës kisha fituar një dhembje të tmerrshme kurrizi. Nga një qoshe e krevatit dora ime preku diqka të ftoftë, ishte telefoni im. Me padashje, shtypa një sustë , pashë mbi 10 mesazhe, dhe disa thirrje të humbura. Befas sytë e mi u takuan me datëm, ishte 17 Janari , epo ishte ditëlindja ime. Si ishte e mundur të mos më ishte kujtuar. Isha nga ata persona qe adhuroja të festoja. S’kishte kaluar 10 minuta kur u zgjova dhe pashë derën të hapej, ishte mami. Mbulova kokën me jorgan, bëra sikur flija. Erdhi afër meje , me delikatesë filloj të më lëmonte kokën, dhe me dashuri të madhe filloj të fliste, ndërsa nga zëri i saj munda të vëreja se ajo po qante.
- Sot 17 vjet Xheni, ti engjëlli i mamit erdhe në këtë botë, erdhe me vështirësinë më të madhe, sepse kishte disa komplikime të cilat, e morën motrën tënde binjake, por sësht gjë, të paktë zoti më mëshiroj , ma la engjëllin tim këtu pranë, ty vogelushe.. - O zot, mbeta e shtangur, une kisha pasur nje binjake dhe nuk e dija, ehh kta prindërit kan aq shumë sekrete që na fshehin..
Ndërsa mami po bëhej gati të largohej , shplova kokën dhe e thirra.
- Mami , por unë sot jam e sëmurë.
- Çfarë, shpirti i mamit, çfar ke ?
Smunda të flisja, në grykë mu mblodhën lotët dhe fillova të qaja, u afrua mami më përqafonte fort , deri sa u bëra në gjendje të flisja.
- U zgjova me një dhimbje në kurriz , se di qfarë kam, por jam keq..
- Mirë shpirti i mamit, prit një herë këtu të vishem , dhe të shkojmë tek një mjek.
U binda si një fëmijë, skisha zgjedhje tjetër, çdo kush do ta bënte. Vetëm nga kurreshtja shikova se ç’ditë ishte, e Mërkurë. Kishte një javë që kishte filluar shkolla, jashtë binte borë, ishte ftohtë. U zgjova nga krevati, rregullova në mënyrë të shkujdesur dhe duke mbajtur me dorë kurrizin, shikoja nga dollapi te gjeja disa rroba sportive, dhe nje xhup të trashë. Skisha fuqi të rrija në këmbë, u ula në dysheme.. Mami po vonohej , dhe e shfrytëzova rastin ta thirrja Monin ( Monika por shkurt Moni) shoqen time më të mirë, ti tregoja se nuk do shkoja at ditë në shkollë , ishte ora 15 pa 9 dhe së shpejti fillonte mësimi. Ajo dhe Elia, gjithashtu shoqe jona e pandarë u alarmuan. Nuk donin qe ne këtë ditë të veqantë të isha e sëmurë , por fati.
- Shkova tek mjeku me mamin, ajo ishte kirurge, prandaj njihte te gjithe mjeket dhe keshtu ne procedurë të përshpejtuar, bëra disa analiza, që rezultoj të jetë një infeksion por me disa antibiotikë do kalohej.
Mami: E sheh zemër , ske gjë vetëm se u friksove kot.
Buzëqesha, dhe vërtetë isha e lumtur nga ky lajm, por e dija qe nuk isha ne gjendje te dilja dhe te festoja. Ora kishte shkuar ne 4 pasdite. Shkuam në shtëpi , deri sa mami parkonte veturën unë hapa derën e shtëpisë.. Smund tu besoja syve çfarë shihja…Shtëpia kishte marrur pamje feste. Me ndihmën e babit tim, shoqet e mia kishin hyrë në shtëpi dhe kishin bërë një festë prej vërteti për mua.. Oh ato ishin shoqet e mia i adhuroja, thjesht të çmendura. Jo vetëm ato, ishin të gjitha shoqet e klasës time.. Më uruan përzemërisht të gjitha. Pas disa minutash Moni dhe Elia më tërhoqën me një anë duke dashur të dinin shkakun e sëmundjes.
Moni:Na trembe dreç, s’gjeti ajo e shkretë sëmundje të binte një ditë tjetër.
Elia: Po zemër vërtet na trembe por, shyqyr tash je mirë.
Xheni: Edhe vetë u tremba, por jam mirë, dhe shumë e gëzuar, sot më keni bërë të ndihem HIGH vajza.. ëë …..Filluam të qeshnim, epo ishin thjesht fantastike, skishin faj të gjithë që na quanin 3-shja fantastike.
Moni: Sot ishte ai prap tek klasa..
Në at qast, diqka u dridh në mua, ishte një pikë të cilën hezitoja ta flisja me to, me shoqet e mia më të mira, ishte Ai i cili kishte shkaktuar drithërimat e para në shpirtin tim , jo vetëm ai por edhe kur emri i tij përmendej, në çdo konkluzion qe arrija, dilte se e DOJA !
Me të ishte një takim krejt spontan, një takim i thjeshtë..
Unë kisha edukatë fizike, ndërsa ai kishte orë të lirë. Filluam të flisnim, ishte aq i qiltër, u hap aq shpejt duke filluar të më tregonte disa gjëra, thuajse njiheshim me vite..
Ishte i adhurueshëm.. unë kisha bërë shoqëri me të, cdo pushim të gjatë dhe të shkurtë rrinim bashk, tregonim gjëra për njëri tjetrin, me një fjalë kishim hyrë në botën e njëri tjetrit.
Xheni: Dhe qfarë tha? pyta si me ndrojtje…
Moni: Ohh u mërzit aq shumë për sëmundjen tënde, uroj të shërohesh, dhe më dha diqka të të jepja, m’duket e kishte parë në FB që ke ditlindjen.
Nuk ishte e vërtetë , ai e dinte dhe une dija ditlindjen e tij, ishte 17 Qershori .. ne dinim gjithqka për njëri tjetrin. Vrapova në dhomë dhe me një buzqeshje në fytyrë fillova të hapja pakon e mbështjellë me një letër tepër fine të kuqe, papritmas dora ime preku në diqka të butë, ishte një arush i bardhë, në qafën e të cilit ishte një zingjir argjendi me numër 17.. dhe posht arushit, një pako çokollata në formë zemre.
Ishte një mrekulli, ai, Shpati im , po bënte këtë për mua, thjesht e doja, e doja në cdo mënyrë, por mendimi se ai do kishte ndjenja për dikë tjetër po më gërryente.
Dola tek shoqet që të mos i lija vetëm dhe ju tregova për zingjirin që tashmë e kisha vënë, dhe filluan të qeshnin deri sa më detyruan t’ja u pranoj ndjenjat e mia të thella për të. Tek e fundit ato ishin shoqet e mia më të mira , kishin të drejtë të dinin për këtë dashuri..
Unë dija gjithqka për to. Erdhi një moment i bukur, ku të gjitha kishin sjellur për mua dhurata modeste, por shumë të bukura, njëra nga to më kishte sjellur një bluza shumë të bukur, që kishte një shkronjë në të , SH, menjëherë mendja më shkoj tek Shpati, dhe buzqesha, I falenderova nga zemra.
Nga ora 8 të gjitha shkuan, Monin dhe Elian, i luta të rrinin por shkuan me arsyetimin se kishin punë. Nga ora 9 disa kusherinj erdhën të më uronin, por kur kuptuan se isha e sëmurë nuk ndenjën shumë. Pas shkuarjes së tyre, ndihmova mamin pak dhe shkova në dhomën time, ndeza lap topin, derisa po vishja pizhamat, mami dhe babi hyn në dhomë:
Babi: Princesha e babit, ndoshta ke menduar se kemi harruar për dhuratën tënde të ditlindjes, por nuk është e vërtetë , thjeshtë nuk kishim mendjen këtu nga sëmundja jote. Mami nxorri një kuti të vogël, ma dha në dorë dhe e hapa me shpejtsi, pashë ishte një telefon të cilin e kisha parë muaj më parë, e doja dhe prindrit e mi e kishin blerë për mua.
I putha të dy dhe i falenderova nga zemra. Pasi shkuan hapa FB dhe hyra tek mesazhet, njoftimet ishin shume, wall-i im ishte i mbushur me urime edhe imboxi me mesazhe.. por dora ime shkoj drejt tek një mesazh i gjatë , ku dërgues ishte Shpat K.
’Shpresoj të jem i pari që po të uroj, ti je personi me i pastër, dhe më i mirë që kam parë, urime, shpresoj që sinqeriteti yt të mbetet i tillë tërë jetën , ti meriton çdo të mirë bukuroshe, shpresoj të mos lëndohesh kurrë , URIME dhe shumë të tjera të lumtura’
Po fluturoja nga gëzimi, e hodha telefonin në një anë dhe po sillesha nëpër dhomë si e cmendur, thjesht dikush kishte pritur për mua orën 00:00 që të më uronte.
Ishte Shpati, hyra me shpejtësi në linjë por ai nuk ishte, u ndjeva keq. Nuk lexova të tjera mesazhe smë interesonin . Hyra në profilin e tij, vrejta disa shkrime të quditshme që kishte bërë një vajzë në profilin e tij, të gjitha me një dozë dashurie, vërtetë po xhelozoja.. Fillova të ndjeja përsëri dhëmbje në kurriz prandaj mbylla lap topin dhe ndeza telefonin dhe sapo më zinte gjumi më erdhi një sms. Nëse je në qejf të flasim më bëj një zile, ishte ai, Shpati po më shkruante . U mendova , ende xhelozia ime ishte e pranishme, dikush po i shkruante ati por isha e sigurtë që nuk ndjente për askënd asgjë , unë dija gjithcka për të, dhe duke e larguar plotsisht fajin nga ai i bëra një zile. Pas 2 minutash ekrani u ndriçua. E hapa:
Shpati: Shumë urime për ty.. Shumë urime për ty.
Xheni: hahahah, faleminderit .
Shpati: Si ma bëre këtë, kemi folur kaq shum si do e festojmë kët ditëlindje por më bëre kurth nuk erdhe …
Xheni: Ah po vërtetë..
Shpati: Ça ke moj, s’ke dëshirë të flasësh?
Xheni: Po mendoja për dhuratën tënde, thjesht fantastike faleminderit që të është kujtuar.
Shpati: Ska gjë, mduket se s’mund të flasësh spo të pengoj..
Xheni: Prit..
Shpati: Po po fol..
Xheni: Faleminderit edhe për urimin, më bëri të ndjehem mirë.
Shpati: Ska gjë kukull, për ty ja vlenë dhe të lutem shumë eja nesër në shkollë, kam nevoj të të shoh.
Xheni: Po , po do vijë..
Shpati: Mirë pra, natën e mirë engjëll..
Xheni: Naten..
Ishte fantastike, e adhuroja bisedën me të.. Dhe mendoja, fundja e kesaj ditëlindje nuk kishte qenë edhe aq e keqe..
Putha edhe një herë zingjirin e tij para se të flija dhe me mendime të ndërthurura gjumi më kishte marre…