2

253 5 0
                                    

Më në fund erdhi data 17 Shkurt, dita e pavarësisë. Gjithë ditën isha në shtëpi me babin e mamin duke parë televizor. Bënte një te ftohtë tepër te madh. Party do fillonte nga ora 7 dhe e luta babin të na dërgonte me veturë për shkak të acarit të pa bërballueshëm.
Nga ora 4 e 30 u mbylla në dhomë, dëshiroja që të paktën një herë në jetën time të shkëlqeja, e dija, e parandjeja qe diqka do ndodhte.
Nga ora 6 e mora ne telefon Monin.
Xheni: hej je bërë gati e qmendur?
Moni: tallesh ti, me nxore gjumin..
Xheni: si ??? ende sje bërë gati
Moni: po jo moj shpirt, tash per 30 min. Bëhem gati aty më ke.
Xheni: mirë mirë..
Mi ngriti nervat, si se interesonte fare kjo festë, pos asaj aty do ishte Ermali do duhej të regullohej të paktën për të.
Flokët i kam kaqurrela dhe gjithmonë i lë natyrale, por at natë vendosa të shkëqeja. I drejtova flokët, vesha një këmishë të zezë me një fund ngjyrë blu e mbyllur që shkonte pak mbi gjunjë dhe me një shirtin blu në kokë. Kisha taka të larta të zeza dhe më në fund ca make up të lehtë. Dola para pasqyres, si përfundim isha bërë vërtet ndryshe. Mora vajzat me telefon dhe ju tregova që do shkoja me babin ti merrja nga shtëpitë e tyre dhe të shkonim në Party.
Quditërisht nuk kishim nevoj ti prisnim sepse ishin tamam në kohë.
Kur aarritëm, ishim tamam në kohë dhe kishte shumë të gjeneratës sonë. I njihja thuaja të gjith. Moni u bë bashk me Ermalin menjëherë, ndërsa unë dhe Elia mbetëm duke kërkuar vend që të ulemi. Morra shumë komplimente për Lookun sa që më bënë të ndejhesha në siklet. Një djalë në gjeneratë e dija se i pëlqeja por nuk i jepja rast të më afrohej dhe ti shprehte ndjenjat, por at natë erdhi në tavolinën tonë dhe filluam të flisnim me të për gjëra nga më të pa zakonshmet. Elia dikur bëri një shoqërues dhe kështu u nda nga ne duke i thënë Andit të mos më linte të mërzitesha.
Andi: dhe , qfarë ndodhi me të dashurin tënd ?
Xheni: por unë skam një të tillë..
Andi: ec e mos ma thuaj mua, Shpatin shok e pate ?
Mbeta si e shtangur, kurr skisha menduar qfarë mendonin të tjerët për ne, mendoja at që dija unë dinin dhe të tjerët ..Pas pak u vu nje muzike e mire ne sfond, kur po bëhej gati andi të më ftonte në vallzim dikush nga mbrapa më mbylli sytë, në fillim mendova se mos ishte Elia apo Moni por ishin ca duar ndryshe, i njihja ato duar por smund të thoja atë që mendoja, frigohesha nga realiteti . U ktheva me shpejtsi. Po po, ishte ai Shpati, ishte kthyer, kisha harruar plotësisht për datën e kthimit të tyre, oh Perëndi e adhuruar.
Më përqafoj.
Shpati: Dukesh, HYJNORE.
Mbeta, nuk u besoja veshëve. Më mori në krah, vallzuam më se 10 minuta dhe kur po bëhesha gati të ulesha tek tavolina ime më tërhoqi nga vetja duke më pëshpëritur në vesh..
Shpati: Unë dhe ti kemi diqka të pa përfunduar..

Me butësinë më të madhen më shtrëngoj dorën dhe dolëm jasht clubit ku bëhej party. Ishte një tarracë e madhe, kishte borë nga do, po dridhesha, ai e kuptoj hoqi poluverin e tij dhe ma vuri krahëve, i adhurueshem ishte !
Flokët më kishin rënë në ballë dhe në faqe, me njërën dorë filloj me delikatesë ti largonte flokët nga fytyra ime dhe ti vendoste nga pjesa e qafës. Dora e tij po më prekte mua. Dukej aq madhështor, me ato balluket e tij të zeza.
Shpati: ajo qfar desha të thoja shumë herë që s’mu dha rasti është se unë ty të dua. TË DUA DËGJON. Jo ti , le ta dëgjoj e gjith bota, të duaaaaaa, të dua aq cmendurisht, e di se ke dëgjuar fjalë për Odetën por se di bota e një mashkulli është e komplikuar, se di pse flisja me të, të betohem se vetëm një njeri në këtë botë dua unë, të dua ty engjëll kupton ?
Oh Perëndi, me cfarë e meritova këtë parajsë që ishte para syve të mi. Duke më shikuar në sy mu afrua, po ndjeja frymën e tij në fytyrën time, po ndjeja atë.. Madhështia u rrit, kur buzët e tij si dy ushunjëza u ngjitën tek buzët e mia. Ai më donte. Unë po fluturoja, e doja kët jetë.. E DOJA.
Ajo puthje zgjati shumë, zgjati deri në pafundësi..
Më pas më largoj nga vetja një qast .
Shpati: Dëshiron të jemi bashk kukull ?
Nuk u përgjigja, thjesht ju hodha në krah dhe fillova ta puthja, ishte madhështore. Pas një qëndrimi të gjatë në tarracë dhe shum puthjeve të shkëmbyera hymë brenda. Në sfond një muzikë e lehtë për një kërcim vals. Filluam të kërcenim, si të çmendur. Papritmas ai mi largoj flokët dhe ma tha lehtas në vesh .
Shpati: do më përgjigjesh për propozimin që bëra ?
Xheni: po të thoja JO, do lëshoja të më ikte parajsa nga duart e mia.
Më puthi. Po po më puthi para të gjithëve dhe shkuam gati në cdo tavolinë, ai u tregonte qe ne ishim bashk, donte ta dinin të gjithë. Po thoshte le ta dinë të gjithë .’ Ky engjëll i bukur që shihni në krahun tim, është vetëm i imi, dhe do jetë nëna e fëmijëve të mij, kuptoni ? ‘
Pasi që Shpati u humb pas bisedave me shokët, shihej që ishte i lumtur, e ndjeja se më donte, gjeta një vend ku dukej qjelli dhe e falenderova zotin që më plotësoj dëshirën më të madhe dhe për të kushedi sa herë po e puthja at zingjir të adhurueshem ..

Asgje sikur dje ( shqip )Where stories live. Discover now