3

275 8 4
                                    

Pjesa fundit

Po cmendesha. I luta Monin dhe Elian të më linin vetëm. Pasi shkova në shtëpi erdhën babi e mami, nuk vonuan shumë.
Mami: të përgëzoj zemër, ishte familje e shkëlqyer.
Babit i qeshte fëtyra. Se kishte pritur ndoshta. Unë nuk munda të flisja, i shikova, smund tju thosha qfar kishte ndodhur, doja të besoja se kisha parë një ëndërr. Shkova në dhomën time duke vrapuar, fillova të qaja.
Besoj se isha në gjendje Koma sepse që nga pasditja deri të nesërmen në mëngjes nuk isha kthjellur, e kur u zgjova kurrizi im ishte bllokuar i tëri. Mu desh edhe një ditë tjetër ta shpenzoja në spital. Kësaj radhe ishte edhe më serioze. Të hënën nuk mund të shkoja në shkollë, s’isha ngjendje të lëvizja.
Kisha mbetur vetëm dhe vetëm qaja, mendoja momentet tona të lumtura, qëndrimet e gjata nëpër korridoret e gjimnazit, dhe e pyesja veten se për sa gjatë ishte duke më tradhtuar në kët mënyrë, a e meritoja.. unë që kisha dhënë sphirtin atij. E doja at dreç aq shumë. Smund ta hiqja nga mendja.
Nuk e dij si kaloj ajo javë por me Shpatin nuk folem fare, më ishte mbushur mendja se pak po të insistonte, do kishim folur, dhe unë do i isha kthyer por ai nuk shfaqte fare shenja. Mami dhe babi më pyesnin për raportin me atë djalosh dhe detyrohesha ti thoja gënjeshtra, që do i bëja të ndihesha mirë. Dreq, e urreja veten kur gënjeja. Më mungonte simboli im i dashurisë për ta puthur dhe përqafuar. Gjithë javën mbeta në shtrat, isha bërë e pa dobishme, lotët tani më përfaqsonin mua. Në ëndrra më vinte vetëm Shpati, ahh sa shumë e doja, pse ma bëri atë..

Javët në vijim nuk ecnin se nuk ecnin. Shpati kishte bërë tentime të fliste me mu por kategorikisht e refuzoja. Destinacioni im ishte shkollë shtëpi. Në mësime kisha rënë shumë, më vinte keq nga prindërit por skisha fuqi për më shumë.
Një ditë në pushim të madh vjen Ermali.
Ermali: qe torturon më shum djalin, se sheh se po vuan ?
Xheni: po unë, qejf po bëj ?
Ermali: pranoje që ke qejf të të lusin, cfar ke se je prekur aq shumë...
Xheni: të lutem shporru diku..
Ika duke qarë, kush ishte ai të më akuzonte në atë mënyrë? Une e dija se qfar ndjenjash përjetoja, e doja Shpatin tim, vuaja për të por më kishte tradhëtuar. Si kishte mundur të ma bënte këtë mua ? Personit qe e donte më shumë se jetën e tij.
Një ditë tek po hyja në klasë pashë Ermalin të vinte me Odetën , kishte kapur për krahu, i urreja! Si skishte turp ky njeri. Ecën drejt meje por bëja sikur si vëreja.
Ermali: Prit zemër, kjo shtrigë do të tregojë gjithqka !
Odeta: skam çfarë të tregoj, të gjitha ato që më..
Ermali: fol shtrigë, s’ke rrugë dalje..
Çfarë po ndodhte ? Çfarë ishte ajo që kjo vajzë do duhej të më tregonte ?

Odeta: Mirë duhet të pranoj se je një shtrigë që të urrej. Atë ditë që na pe te qendra tregtare une pashë Monikën, e cila në muhabet e sipër më tregoj që do dilni bashk. Unë thirra Shpatin me pretekst se më kishte vdekur gjyshja dhe isha shumë e mërzitur dhe kur erdhi fillova të qaja dhe iu hodha në gjoks.
O s’mund të besoja që kishte njerez kaq të ligë .
Xheni: vërtet ishe në gjendje ta bëje këtë?
Odeta: poo, kujton ti se ktij si pëlqeu të vinte të më ngushllonte?
Shpati: të lutem shpirt më fal..
Xheni: por....
Fjalën time e ndërpreu mësuesja kujdestare duke na treguar se duhej të hynim nëpër klasa.
Shpati: zemër, në pushim të madh të pres të flasim pak bashk..
3 orët e para mezi kaluan, isha e gëzuar, nuk e kishte gjithë fajin Shpati im. Dola në pushim me gjysma fryme. Tek klasa po më priste ai.
Shpati: më beso shpirt, skisha faj une..
Xheni: po pse dole, Shpati ?
Shpati: nuk e di, dukej në telefon aq keq sa që më bënte be të dilja..
Xheni: dhe ti aq zemërmirë sa që smund ta refuzoje !
Më mori për krahu dhe shkuam në fushën e edukatës fizike, aty ku ishim njoftuar për të parën herë. Ndejtëm ashtu pak duke u shikuar në sy. Kur bëra ta ikja dora e tij më kapi krahun tim. Më puthi me sa fuqi kishte, në veshin tim fliste diqka, e përsëriste një fjalë, e përsëriste fjalën MË FAL, ENGJËLL .
Nuk mundja të mos e falja, e doja! Muaji që ndejna pa të ishte një ferr i vërtetë, në orët e fundit nuk shkuam fare. Ai kishte marrë motorrin e një shoku, më morri dhe mua dhe shkuam në një maje të një mali. Nga aty dukej i gjithë qyteti. Më kapi për beli dhe po më mbante ashtu, po më puthte qafën, e ndjeja sa më donte!
Shpati im , smë kishte tradhtuar, apo unë nuk doja ta besoja atë!

Asgje sikur dje ( shqip )Where stories live. Discover now