8

74 7 0
                                    

Djali i ri filloi të përmendej. Të katër ne pamë dhe thjesht pritëm. Ai po e fërkonte kokën si i dehur. Xhina e kishte injektuar dy herë. Me siguri ndihej tmerrësisht keq.

Teksa ngadalë e ngriti veten, arritëm t'i hidhnim një sy më mirë. Ishte më i gjati nga ne. Flokët kaf i kishte të prerë shkurt në anë, gati qeros, por majën e kokës e kishte plot flokë të ngatërruar e të gjatë. Sytë bojë lajthie i shkonin sa majtas djathtas. Duke gjykuar nga nxirja e lëkurës dhe forma e trupit, mendoj se është sportiv. Muskujt i dalloheshin lehtë te pulpat e këmbës.

Ai pa Grantin të parin dhe kërceu mbrapa. Granti qëndroi i qetë dhe nuk nxorri zë. Ai hodhi një shikim nga e djathta e tij dhe vuri re Kalin pastaj mua. Ai ishte lidhur ngjitur me Uillin. U kthye rrotull dhe pa Uillin tek e ekzaminonte.

"Ku jam?" pyeti.

Uilli as nuk iu përgjigj. Granti foli nga prapa tij.

"Rri i qetë, shoku," i tha Granti.

Ai iu kthye që ta ballafaqonte.

"Të rri i qetë?" bërtiti. "Çfarë po ndodh? Çfarë dreqin është ky vend?"

"Do mundohem sa më mirë të ta shpjegoj," ofroi Granti. Ai fliste me butësi dhe me merak.

Dëgjova teksa Granti shpjegonte se si kishim mbërritur secili prej nesh këtu. Ai prezantoi veten të parin pastaj neve duke na treguar me gisht.

Djali u ul ndenjur dhe na pa të gjithve. Na tha se e kishte emrin Aron dhe se mendonte që do shkonte në një kamp me pishina. Si ne të tjerët, i kishte dërguar email të atit ngaqë ia kishte kërkuar Xhina.

Pas kësaj, u mbështet në mur në qetësi. Për të treguar respekt e lamë vetëm. Do të flasë vetë kur të jetë gati. Doja t'i thoja se Xhinës iu desh ta injektonte dy herë, jo një herë si ne të tjerët. Ndoshta do krenohej nga kjo gjë. Nuk ishte shumë, por ishte e gjitha që mund të ofroja.

Nuk ishte deri në kohën e drekës mendoj, që e pamë sërish Xhinën. Stomaku më hungërinte, por askush nuk u duk se e vuri re. Ajo hyri brenda dhe hodhi një tabaka para se të kthehej e të nxitonte të ikte. Besoj se ishte më mirë të ngutej se ta merrte me nge. Por edhe Granti mbante një shikim të konfuzuar kur pa se sa shpejt hyri e iku Xhina. Ai e afroi tabakanë dhe na hodhi nga një sanduiç me proshutë dhe shishe uji. Kapa shishen që kisha nga më herët dhe e gëlltita të gjithë ujin e mbetur.

Të pestë ne hëngrëm në qetësi. Isha shumë e sigurt se ne të katërt kishim menduar se isha pjestarja e fundit e grupit të ngelur në këtë burg. Nuk kishim pritur një të pestë.

Pasi hëngrëm, Granti u shtri me shpinë, duke ia ngulur sytë tavanit. Uilli nuk lëvizi shumë. Gjithmonë kishte një pamje stoike tek ai, me një shprehje 'mos u ngatërro me mua'. Nëse aksidentalisht takonim sytë ai nuk do m'i shqiste derisa t'i largoja unë e para.

Kali dhe unë qëndronim afër njëra-tjetrës, secila e humbur në mendime. Doja të pyesja më shumë pyetje, sidomos personale, por u përmbajta. Aroni, djali i ri, u kthye nga Uilli, i cili i dha të njëjtin shikim që i dha tjetri. Por ndryshe nga unë, Aroni nuk shikoi tutje.

"Ç'ke që sheh?" e pyeti Uilli.

O ou.

Pashë nga Kali pastaj nga Granti, i cili nuk u ngrit, por e ktheu kokën nga drejtimi i tyre.

Vetullat e Uillit u ngrysën. Aroni e pa nga poshtë lart dhe mërmëriti 'varja' para se të lëvizte aq larg sa mundte. Pashë Uillin që e shihte, gati t'i hidhej nëse Aronit do t'i shpëtonte ndonjë fjalë.

Do të doja të ishe këtu / S H Q I PWhere stories live. Discover now