Pjesa 22

424 38 0
                                    

Ishte pranverë ,maj .
Dita jashtë ishte shumë e bukur , dielli binte hareshëm në dritaren e saj por nuk donte t'ia dinte.
Nuk donte të çohej nga krevati i saj.
Me të vërtet ishte gjumashe por nuk ishte kjo arsyeja.
Të thuash që kishte ndryshuar , kishte ndryshuar .
Nuk dilte më me  shoqet  e saj ,nuk shante më , gjë që ishte në fjalorin e saj të përditshëm,
as ne familjen nuk dilte shpesh .
Nuk ishte më Xhesi që kish qënë.
Ishte bëre dikush tjetër.
As Argenti nuk e bënte të buzëqeshte ,që dikur ai ishte ilaçi i saj i lumturisë.
As festat që kishin kaluar nuk i kishte festuar , që ajo për festa ishte si një fëmijë i çiltër.

Të thuash që i kishte munguar , i kishte munguar si dreqi ,ai ishte bërë droga e saj ,por ajo drog mungonte , kishte rreth pesë muaj që mungonte , shumë për një "drogaxhie ".

Se kuptonte pse qante që iku,kur ajo vetë e kërkoj largimin , se kuptonte pse i mungonte kaq shumë ,nuk e donte , nuk ndjente të njëjtat gjëra si ai  por i mungonte.
I digjte shpirti që nuk e kishte afër si dikur.

Ajo ishte dobësuar shpirtërisht por dikush tjetër jo.
Ai ishte bërë më i fortë se kurrë.
Dhe ai kishte ndryshuar.
Kishte marrë pamjen e një burri ,një burri të egër , jo më ajo pamje që Xhesi dikur e adhuronte, atë pamjen e ëmbël.
Ishte fuqizuar nga çdo anë , trupi i tij kishte akoma më shumë muskuj ,tani ishte bosi më i madh  ,jo vëtëm në atë vend ,por kudo, një mafioz i denjë ,siç thoshte dhe babai i tij .
Femrat i kishte vetëm për seks , as nuk flinte me to , thjesht sa mbaronte punë , pastaj nuk i interesonte më .
Kishte fshirë çdo gjë nga ajo , kishte djegur çdo gjë  të saj , kishte ndërruar dhe shtëpi.
Çdo ditë  e përbuzte , në memorjen e tij e kujtonte si një femër te pavlerë , të paktën përpiqej.

Xhesi përtonte të çohej por duhet të çohej ,kishte shkollë.

-dhe pak Xhes ,sa të mbaroj kjo shkollë ,pastaj ato provime -xhesi

I jepte motiv vetes për të vazhduar ,siç bënte dikur por nuk kishin më efekt ,ishte e kot dhe ajo e dinte këtë.

U çua më në fund ,veshi rrobat , të paktën mënyrën e veshjes nuk e kishte ndryshuar ,  e vetmja gjë që nuk kishte ndryshuar tek ajo.
Po ecte për në shkollë kur përpara i dalin shoqet e saj.

-xhes , eja e lejmë sot shkollën si thua -ina

-jo duhet të shkojmë -xhesi

-ti je kjo -lola

-ejani pra tani , jemi vonë  -xhesi

-mjaft më , dua xhesin e mëparshëm , dua xhesin që shante çdo djal që i dilte përpara ,jo kjo që kërkon falje kur i shkel padashje , dua xhesin e hareshëm -lola

-ajo nuk është më -xhesi

-po pse nuk është ? çfarë dreqin ndodhi ?kaq shumë për faj të atij arjolit -ina

-ai nuk ka faj , unë jam fajtorja , mjaft e lëndova atë -xhesi

-eja pra ikim në shkollë -xhesi

Tani kishin letërsi me profen , siç e thërriste dikur , nuk tallej më me të , e kishte lënë rehat.
Ra zilja për t'u larguar ,ora e fundit mbaroi .

-ke rënë shumë në qetësi ,çfarë të bën atëherë kur u largove  ,mos të kanë përdhunuar që ke rënë kaq qetësi ? -mia

-ça thua mi kur*e , ik pir*u andej 
-lola

-ik bush*ër -ina

-lëreni vajza ,ajo këtë punë ka -xhesi

U larguan të treja nga aty.

-do dalim ?-lola

-un jo , dilni ju -xhesi

-hë mo , prap ti -ina

-mirë ikim , nuk po flasim më se dim përfundimin e bisedës  -lola

-paçim -xhesi

Po ecte , as kufjet nuk i vendoste më , rrugës takon Argentin.

-çkemi lal -argenti

-mirë -xhesi

-nuk dukesh edhe  aq mirë ...do dalim ,pimë ndonjë gjë  ? -argenti

-jo -xhesi

-xhes  po të lutem ktheu ajo që ishe ... nuk ke faj ti ,ka faj ai shkër*ata , po nuk e vrava -argenti

-mjaft e  fajësuar atë ,nuk e kuptoni që unë e kam lënduar atë ,më shumë seç duhet -xhesi

Largohet nga aty , donte të qante.
Lotët i dilnin rrëke në sytë e saj , si mundi të ishte aq e keqe me të , fajsonte veten për çdo gjë .
Po vraponte aq shumë sa nuk po dinte ku po shkonte , ishte në një rrugë që nuk e kishte parë më përpara, një lagje shumë e zymtë.

Mbrapa dëgjon disa hapa të rënde , u tremb , përpiqej  të ruante qetësinë por nuk mundi.
Filloi të vraponte , ai ishte më i shpejtë .
Ai e kapi nga krahu , e kthehu dhe e përplasi në mur .
Shtrëngimi i tij ishte shumë i fortë , po e lëndonte ,krahu po i dhimbte si dreqi.

-shiko sa vajzë e ëmbël , do bëj qejf ,se mashalla e paske trupin -ai

-më lësho po më vret -xhesi

-më beso do të dhembin më shumë -ai

Po e puthte nga qafa , ajo përpiqej si një zog në kafaz por nuk mundej , ai ishte më i fortë se ajo.

Mbylli sytë për t'u përpjekur që të mos mbante mend gjë , lutej të ishte vetëm një ëndërr.
Në momentin që ai kërkoj më shumë , nuk ndjeu asgjë.
Ajo pesha e trupit të tij ishte larguar.
Hapi sytë , atë e pa në tokë  ,me gjakun e tij të derdhur lumë , si dukej ishte vrarë me pistoletë.
Si nuk e dëgjoi zhurmën e pistoletës  , u habit.

Frika e pushtoi akoma më shumë.
Nuk e pa personin që e bëri , thjesht u ul në tokë dhe u mblodh si një iriq kur kishte frikë.

Ndjeu dorën e tij  në shpatullën e saj .
Kishte frikë si dreqi por kokën e ngriti.

Sytë e tyre u ndeshën.
Ishin aq afër ,disa centimetra larg.
Ato sy të zinj që i kishin munguar.
Ajo errësira në sytë e tij që nata ia  kujtonte shpesh.
Nuk ndjeu ngrohtësi ,e vetmja gjë që ndjeu ishte akull.
Sytë e tij kishin humbur shkëlqimin e dikurshëm
Dikush tjetër do të qante nga frika por ajo qau nga malli.
Donte ta përqafonte por nuk mundi.
Jo se kishte frikë ,ajo tashmë i ishte larguar sapo i pa sytë e tij .
Nuk mundi sepse në momentin që kishte dashur t'a përqafonte ishte larguar.

Nuk foli , as ai asaj.
E vetmja fjalë që tha ja tha shoferit të tij.

-dërgoje në shtëpi -arjoli

Sa i kishte munguar ai zë , ja solli përsëri të gjitha ndodhitë përmend .
Ai zë që tashmë nuk ishte më i ëmbël , ishte i egërsuar dhe faji ishte i gjithi i saj.

Për të disatën herë e urreu përsëri veten e saj.
Si mundi ajo t'a lëndonte , si mundi ajo t'a kthente në një përbindësh.

Ai u largua në këmbë , shoferi ishte aty .

-zonjushë ejani -shoferi

U fut në makinë pa bërë zë.
Qau gjithë gjithë rrugën.
Po e lëndonte përseri veten e saj.
Qau për këtë të tashmes që ajo kishte shkaktuar.

Dhe thonë që djemtë janë mistreca ?!Where stories live. Discover now