Pa veten ne pasqyre dhe buzeqeshi duke i nxjerre te gjitha dhembet jashte.Pa me vemendje ne pasqyre dhe u afrua me shume.Mos kishte bere pis dhembet me te kuq?
-As make up nuk di te besh!-turfulloi teksa merrte nje pecete per te fshire dhembet.-Per asgje je!Si do i flasesh atij yllit me dhembet ngjyer me te kuq?Po ajo buzeqeshja sikur qesh gomari c'eshte?Nuk je aspak seksi.-qortoi veten.Kur u pa serish ne pasqyre buzeqeshi.-O Zottt,sa seksi qe jam.Mi ka fal Perendia te gjitha.E urte po,e bukur po,e mire po,seksi po,e zgjuar po,funny po.Cfare dua me shume nga jeta?
U rrotullua para pasqyres dhe veshi takat.Mori canten dhe u nis per te dale.Dita e saj per te bere shopping.E dinte se do gjente babain dhe truprojen e saj hot ne sallon.Duke zbritur shkallet me delikatese dhe duke u perdredhur pak,i dukej vetja sikur ishte ne nje skene filmi qe xhirohej me slow motion.Pa sesi truproja e saj po gelltitej me veshtiresi dhe buzeqeshi dinakerisht.Kaloi floket ne njeren ane ne menyre terheqese dhe hodhi kemben per te zbritur nje shkalle.Per sa keq,duke bere tere keto levizje per tu dukur terheqese, nuk e pa qe ne vend qe te zbriste nje shkalle,zbriti tre.Nje zhurme u degjua ne gjithe sallonin.Sanchez ktheu koken i trembur dhe pa te bijen qe ndodhej 4m larg tij duke puthur dyshemene.
-Mayaa a je mire?-vrapoi i shqetesuar drejt saj.E ndihmuan te ngrihej dhe ajo ishte bere si domate ne fytyre.
-Zonjushe jeni mire?-degjoi ate zerin e thelle qe e bente te enderronte me sy hapur.Buzeqeshi dhe pohoi me koke teksa shijonte duart e tij qe kishin rrethuar krahun e saj.Pastaj iu kthye te atit me pamje qaramane.
-Baba shkalla donte te me vriste.E beri qellimisht qe une te bija e te thyeja koken.Shih baba,mu thye taka.Ishin Louis Vuitton baba.Plus lashe dhe nam para jush.Perse me ndodhin keto vetem mua?-nisi te ankohej dhe bente sikur fshinte lotet.
-Ndoshta sepse je e ngathet?-mermeriti Sanchez.
-Si baba?-nuk e degjoi ajo.
-Asgje bije.Vish dicka tjeter dhe dil,bej qejf.-ndryshoi fjaline sepse e dinte se ce priste po t'ia thoshte ato fjale.Ajo pohoi me koke dhe i hoqi tere inat takat duke i flakur tutje e nxehur.
Ngjiti shkallet me nxitim dhe u pa serish ne pasqyre.
-Bej qejf heh?Kur do ta kuptosh baba se nuk eshte qejf te harxhoj parate e tua apo te blej ato rrobat e shtrenjta qe i vesh vec njehere ne jave?Qejf eshte te shetis ne qytet e lire.Qejf eshte te kem miq,te kem nje jete.Nje jete!-mbylli syte per te larguar lotet.Shfryu dhe mori fryme thelle.C'vlere kishte te fliste me veten?Nuk eshte se do ndryshonte gje.Por ndiente nje fare lehtesimi kur i linte ato fjale te dilnin jshte e te mbushnin qoshet e dhomes se saj,ngjeshur me fjalet e tjera qe ajo dhome kishte degjuar.Me pas u pa serish ne pasqyre.Buzeqeshi serish dhe doli jashte,kete rradhe me atleta.Nje buzeqeshje per te mbuluar hirin e shpirtit te saj te djegur.
E dinte qe Sanchez e ruante si gjene me te shtrenjte qe kishte,e kuptonte merakun e tij.Por ajo nuk ishte e lumtur.Nuk ishte e lumtur brenda asaj vile.Ai e mbante larg botes,larg njerezve,larg jetes qe ai vete jetonte.Ajo nuk ishte e burgosur.Ishte nje e re me shume endrra.Dhe ato endrra mendonte se sdo i jetonte kurre.Por ai i kishte mesuar vec nje gje,te mos ndihej e thyer apo te tregohej e tille.Dhe ajo perpiqej te tregohej sa me e forte per babane e saj.
-Jam gati.See you later daddy.-e puthi ne faqe babane e saj te shtrenjte.
-Ti e di qe urrej te flitet anglisht ne kete shtepi Maya.-i rikujtoi per te 10000000 here.
-Yes, i know dad.Byee!-dhe u largua per ne qendren tregtare.Ai psheretiu i lodhur.Ajo vajze nuk zinte mend kurre.
Shihte qytetin prej atij xhami te zi.Deshironte me shume se gjithcka te shkonte e te shetiste lart e poshte,vetem,pa truprojat e saj pas.A kishte bere ndonjehere mend te arratisej nga babai i saj?Shume here!E me pas i kujtohej se sa vlente ajo per te.E zemra nuk ia bente ta linte vetem.E keshtu i nenshtrohej deshirave te babait te saj.Deri kur as vete nuk e dinte.
YOU ARE READING
Colombia
ActionAi iu afrua dhe nenqeshi.Ajo merrte fryme me veshtiresi teksa shihte ate aq prane. -E di c'eshte e bukura e te pasurit pushtet?-pyeti ai dhe ajo tundi koken pa e ditur as vete se c'po bente. -Mund te zoterosh kedo dhe gjithcka.Dhe tani...une te zote...