Nuk të dua. Ne e duam familjen, shoqërinë, kurse unë ty nuk të dua. Unë ty të dashuroj! Ku qëndron dallimi thua ti? Fjala "të dua" është sinonim i fjalëve "kujdes, besim, mbështetje", kurse "të dashurosh" është diҫka më e fortë. "Të dashurosh" do të thotë të dorëzohesh me trup, shpirt e zemër para një personi. Dhe ja tek jam këtu para teje me trup, shpirt e zemër, i gjunjëzuar si skllav i përjetshme duke të lutur, jo vetëm që të kujdesesh për mua, jo vetëm të kesh besim tek unë, jo vetëm ta kem mbështetjen tënde... Sot do të kërkoj diҫka më shumë nga ti. Sot erdha të të lutem që të më dashurosh. Dorëzoju dashurisë sime. Do dorëzohesh, por jo duke u gjunjëzuar, por duke ma dhënë dorën që të ngrihemi të dy së bashku krah për krah me njëri-tjetrin. Ma dëshmo. Të dorëzohesh para dashurisë nuk është as dobësi dhe as humbje, por është një hap drejt lumturisë. Mos më duaj, më dashuro! | |