Ia shqiptoi emrin me rrokje, tri herë në mendjen e tij, duke e vështruar në sytë e saj ngjyrë oqeani, në përpjekje për të arritur fundin e tyre. Shihte veç një bojëqielli të lehtë, që po ta vështroje me shumë kujdes, kthehej në ngjyrë blu të fortë që të rrëmbente e të zhyste në mes ëndrrash parajse. Kushedi ç'mrekulli do t'ishte të udhëtoje nëpër universet e saj, t'i prekje çdo galaktikë, t'i eksploroje oqeanet e shpirtit...