III

317 21 2
                                    

Ja erdha- u përgjigj Eduardi me një tonë të zërit shum të ulët.Ahh,qfarë arome e mrekullueshme vinte nga poshtë, si cdo ditë por dita e diele ishte një ditë paksa më e veqantë, këtë ditë të javës Tezja Teutë gjithmonë përgatiste uafëlls.
Një recetë amerikane të cilën Tezja Teutë e përgatiste gjithmonë për të ia ngritur humorin Eduardit.
Eduard, cfarë ke shpirtë ? iu drejtua Tezja Teutë më një zë të ëmbël.
Ai nuk u përgjigjë në fillim, mirëpo fytyra e tij e ngrysur dhe e brishtë tregonte që dicka nuk po shkonte këto ditët e fundit.
E di cfarë më tha dje Ahmeti, filloi të fliste Eduardi.
Ai u zemërua aq shum dje sa që më tha; Kjo është hera e fundit ti mor qerrata, bir vrasësish.
Eduard,zemër, ka qenë thjesht një moment zemërimi.
Jo,ia priti Eduardi.
Kjo nuk është hera e parë që ai më ofendon në këtë lloj mënyre. Dua aq shum ta lë këtë punë, por pastaj më bie në mend që jemi pa para dhe mezi e kalojmë muajin me këto që kemi.
Ti ndëgjo, nëse ai maskara sillet dhe njëher kështu, lëre punën menjëherë.
Mos u shqetëso do të ia dalim disi.
Thonë që burrat asnjëherë nuk qajnë, por kjo nuk është aspak e vërtet.
Nga sytë e Eduardit filluan ti rridhin lotët, ata sy që kishin ngjyrë të kaftë, ata sy që tregonin një sinqeritet të madh, sy që tregonin kokëfortësi dhe krenari por qe e adhurojnë buzëqeshjen sidomos kur buzëqeshin personat që i kanë në zemër.
Shpirt, më shiko mua, e gjitha kjo do të kalojë.
Mënyra e vetme për ta parashikuar të ardhmen është duke e ndërtuar atë.
Unë besoj në ty.
Eshtë e vërtet, ne kemi kaluar nëpër aq shum gjëra sa që po të ishim ndonjë objekt do të ishim thyer deri tani do ishim bërë copash.
Ne kemi arritur vetëm deri këtu, pa ndihmën e askujt ashtu si do të veprojmë edhe në të ardhmen.

E vetmja mbështetja që kemi pasur deri tani ka qenë e Zotit dhe të jesh i bindur që edhe do ta kemi gjithmonë.

Një histori më ndryshe (Shqip)Where stories live. Discover now