IV

273 17 2
                                    

Eduardi e adhuronte ecjen e mëngjesit, sidomos ditëve të ngrohta të pranverës.
Pasi që ai nuk kishte makinë, bënte gati cdo ditë 3 kilometra deri në punë, edhe pse kjo mund të duket mjaft acaruese për njerëz të tjerë, përkundrazi kjo për Eduardin ishte një rrugë që ngjasonte me atë të parajsës por që përfundonte në hyrjen para ferrit.
Ky është një fakt, puna e Eduardit ishte tejet e rraskapitur por që akoma bëhej më keq nga britmat e menaxherit të "Fast Food Center". 
Zoti Ardit ishte një njeri i tmerrshëm, britmat e tij dëgjoheshin edhe në dyqanet afër. 
Ai nuk toleronte as edhe gabimin më të vogël, mbaj mend një ditë kur njëri nga punëtorët para se të vinte Eduardi në punë shkoi dhe pyeti një klientë për ta marrë porosinë edhe njëherë ngaqë ata në kuzhinë e kishin ngatërruar dhe djaloshi i gjorë i cili ishte plotësisht i pafajshëm u pushua atë ditë nga Zoti Ardit.
Të gjithë atë ditë ndjenë keqardhje të madhe për atë djalosh, dhe kishin një arsye më tepër për ta urryer atë menaxherin e paskrupullt, atë njëri që kishte bërë aq shum mëkate duke ofenduar aq shum njerëz.
Ju mund të pyesni, po nëse është aq keq kjo punë pse Eduardi nuk e lë ? 
Në atë lokal gjendej hëna dhe dielli i tij, ai person që ndizte zemrën e Eduardit, ai person që pavarësisht lodhjes së tij gjatë tërë ditës, mjaftonte vetëm një buzëqeshje e saj dhe Eduardi do harronte cdo që që po kalonte, buzëqeshjen e Emës ai e krahasonte me diellin e cili shfaqet pas cdo stuhie dhe ai ishte i lumtur që arsyeja e buzëqeshjes së saj ishte ai .

Një histori më ndryshe (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora