Nuk ja vlen

25 6 0
                                    

Te shohesh sesi njerezit çdo dite e me shume perpiqen te genjejne veten se jane me zemer te mire ,nuk ja vlen.Te jesh edhe ti pjese e enderrimeve te shumta ku gjithçka rrokulliset rreth idese se je njeri i mire edhe pse veprimet e tua tregojne te kunderten,nuk ja vlen.Nuk ja vlen te mos luftosh per dashurine e atyre qe i konsiderove miqte e tu,sepse ai qe dorezohet nuk eshte asgje tjeter,perveçse nje frikacak qe u trembet te vertetave.Jeta e tyre kishte tani me shume kuptim se kurre me pare.Te jesh perballe nje semundjeje vdekjeprurese eshte akoma edhe me e rende sesa ndonje loje e humbur elektronike.Tani,behej fjale pee lojen e jetes.E,nuk ja vlente qe keto momentet e zymtesise se kaluar pas shume e shume analizash ata t'i kalonin te vetem.Por ,ja qe kjo ndodhi.Njeri ne nje dhome e tjetri ne dhomen e tij.Te dy me nje deshire te vetme per te jetuar e me nje urrejtje per jeten e tyre njekohesisht.E si mundet njeriu edhe te doje jeten ,por edhe ta urreje ate? E si mundet qe te duash aq shume qe diten tjeter te frymosh e me pas kujtohesh se nuk ja vlen te luftosh e thjesht vendos te heqesh dore?
Nese je nje nga ata qe jane lodhur,e kupton.Ata qe jane lodhur nga fjalet e premtimet e kota se dita e bukur kur ata te jene te buzeqeshur te vije.Ata jane ata pesimistat te cileve askush nuk ua ve veshin kur nisin te flasin per jeten e tyre te kote e qe ne fakt,po ata njerez shperfilles u afrohen kur keta jane te qeshurit.E nese je nje nga ata qe jane zhgenjyer prandaj jane te atille,te lenduar nga familja toksike a nga nje shoqeri ku secili ka origjinalitetim e tij fallso te kopjuar nga miku a mikesha e ngushte e tij,atehere e kupton se deshira per te jetuar lidhet vetem me mendimin se mamaja jote nje dite te bukur me diell do te tronditet nga pamja e nje viktime te gjore,vete viktima mbetet femija i saj.Mendimi se po ate dite bashke me trupin tend do te largohen dhe kujtimet e ato pak pjesezat e bukura te mbledhura si kujtime ,te familjes ose jo,eshte ai mendimi qe te flet e te thote:"Mendo per familjen tende,mendo se jeta eshte me e gjate sesa aq".
Po kur ne fakt jeta jote eshte e destinuar te mos zgjase per me shume se 30 dite?
Atehere,nis e urren jeten.Ose,te pakten ,ate pak fare jete qe te ka mbetur.Pikerisht keshtu po ndiheshin ata te dy.Njeri ndihej bosh,i shperfillur nga bota ku jetonte,i shperfillur nga pamja e tij e jashtme ,i urryer nga budallalleku i kryer nga vete ai.Ky,Xhoni,po strukej dalengadale ne qoshen me te larget nga dera e dhomes se tij.....

Perpara se Dario te diagnostifikohej me kancer.

-Ernesto,ti e di qe une Darion e dua thjesht sepse babi me ka thene se martesa ime me ate do ishte çelesi i suksesit te kompanise se tij.Nese nuk me beson,atehere te pakten besoji babit tim.Ai e ben çdo gje per projektin e tij final se perndryshe nuk do te me thoshte te shkoja te lidhesha me nje djale si Dario .
-Zemer,ti duhet te jesh me e vendosur .Nuk me dukesh sikur e ke ndare mendjen qe thjesht do martoheni sa per loje menjehere sapo te mbaroje matura e pastaj te mbaroje projekti final e gjithçka te marre fund.
Nuk eshte se nuk kam besim te ty,thjesht nuk me dukesh e vendosur ne ate ça thua.(iu kthye Ernesto dyshues).
-Normal qe do jete nje loje.Ti e di shume mire qe une te dua ty .
Pastaj,çe dua une ate.Ai vetem semuret.Pastaj,ka kohe deri ne mature,i thone ketu e nje vit.Me mire flasim per diçka tjeter,si thua?(pyeti Xhejn).
-Le te ikesh ne shtepi tani.Vajti vone e dashur.
-Por...
             
       Vazhdimi i pjeses ne magazinen e mbyllur.

-Ere idjot.Shikon ca na bere?(i kthehet Ernesto Darios me inat).
-Ka mundesi ta mbyllni pak gojen se siç ju thashe po behet zhurme??(i thote Xhoni atyre me inat).
-Ju e keni fajin,sikur kushedi çfare misteresh na fshiheshkan ne kete qytet e ne nuk dinkemi gje.Nuk ka asnje sekret.Ju keni shkare qekur jeni futur ne ate boten tuaj te ilaçeve dhe semundjeve(nis te flase shoku i Xhonit me friken e theksuar ne te folurin e tij).
-Duhet te jete diçka.Dikush eshte aty jashte,por nuk po e hap kete dere.
-Edhe sa kohe ka mbetur nga deshira e fundit??(pyet Dario i merzitur).
-Edhe dy dite.Por,kjo nuk do te thote qe pas dy ditesh ti nuk do jetosh me.Shpresa vdes e fundit.E mban mend kur ma ke thene kete?!(iu pergjigj Xhoni atij).
-Nuk po marrim dot as ajer ketu brenda (thote Xhejn).
-Vertete,zere se kemi vdekur.(iu kthye Ernesto).
-Mos e provoni te hapni kete dere.Ndoshta ,nuk ja vlen.Ndoshta,fati yne eshtr te vdesim ketu brenda pa e zbuluar te verteten qe fshihet ne jetet tona,dhe thjesht ....le te pranojme ate qe eshte e shkruar.(tha Dario i cili sa vinte edhe zbehej ne fytyre).

Gjallë ✔Where stories live. Discover now