1. Nje interviste

139 9 2
                                    

Kur kembet e saj preken lehteshem mbi skene, kur muzika i pushtoi shpirtin harroi ne c'bote qe.
Tylet e bardha, levizjet delikate qe ndiqnin ate ishin nje motiv me shume per te dhene gjithcka nga vetja. Qe nje enderr se si trupi i saj i brishte, krahet hollake perconin aq shume ndjesi pertej skenes, kembet qe dukeshin sikur nuk preknin kurre dyshemene i jepnin imazhin e nje fluture. Aty ne aktin e fundit pak para se gjithcka te perfundonte pa per here te pare drejt publikut duke kerkuar vec nje pale sy qe s'ishin kurre mbi te e kur tingulli i fundit prej pianos u degjua kumbueshem beri sic ja deshi roli, por ate shtrirje ne dysheme e ndjeu t'i ftohte shpirtin me shume se lekuren. I la te rridhnin lotet si te vetmin shpetim prej emcioneve te saj, prej atij lemshit ne gryke, per tu ngritur edhe njehere...
Ndjente zemren t'i brofte ndersa perulej per te falenderuar. Nuk qe hera e saje e pare ne ate skene, por qe e para ne ate rol. Shtrengonte tylin e xixellueshem si te donte te nxirrte ne pah ate vezullim e hijeshi qe ai i jepte. Nje henez sic dhe emri i saje. Nje enderr per ate nate vere.
Buzeqeshte si te donte qe copezat e lumturise se saj te mberrinin me zemrat e gjithesecilit aty. Te ngrohte dike aty sic do kish dashur te ndodhte dhe me te.
Me tu fikur dritat trupa e baletit u perkul dhe njehere te fundit duke lene skenen se bashku me ato duartrokitjet aq te deshiruara, shperblimi i asaj nate, te cilat vazhduan deri kur perdja e rende i fshehu pas vetes.

-Goxha trupe qe jemi ama,- lavderoi koreografi kur pa grupin qe qeshnin te ulur ne pupat e pas skenes, per te marre veten.
-Urime djem dhe vazja per punen e bukur aty jashte, pa ju sdo qe e mundur asgje! Nuk di te them sa magjike ishte!

Shkelqimi i syve te tij te linte te kuptoje se qe vertet i lumtur. E sikurse ai dhe ata njerezit aty jashte qe prisnin per te dhuruar lule tek ndonje i aferm apo i pelqyer. Dhe po aty jashte gjendeshin te pakten nje dyzine gazetare gati per t'e mbytur me pyetje te parin qe do te dilte. Nuk qe e perditshme qe viheshin ne skene te tilla pjese ne teatrin e vogel te baletit ne qender te Tiranes ndaj dhe qe bere tere ajo potere.
Mes asaj dyzine na qenkesh dhe Lejli, qe shtrengonte bllokun e saj gjithnje ne gadishmeri per te shkruar cdo fjale qe i kapte veshi per t'i sajuar bukur bukur ne nje artikull per gazeten ku punonte. Kish qene kaq entuziaste kur nga redaksia i kishin caktuar te shkruante nje artikull mbi pjesen artistike qe do te vihej ne skene.
"E kam mikeshen time drejtoreshen e teatrit, s'kam si ti them jo" i pati thene shefja.

-Shikoje ate, ka qene te ai emisioni me vallezime qe jepej te shtunave. Eshte i lidhur me Aden ate te qoshit me fustan roze, i kam pare bashke njehere te pasticeria te lagjja,- po i tregonte entuziaste djalit ne krah. Ai e pa njehere cuditshem disi i lodhur duke e degjuar. Donte t'a pyeste ne kishte lene gje pa lexuar e pare per ato shalethatat aty poshte. Ne kishte dicka qe si pelqente fare ishte baleti klasik, e vinte ne gjume. Nga halli ishte aty vetem per te mos ja prishur mikes se tij me te mire mos i thencim te vetme.
-Asaj prima balerines t'i kisha bere ndonje pyetje. Ka cfare tregon ajo se ka studiuar ne Rusi, se si e kishte ajo shkolla... Balshoi Ballet.
-Kush eshte prima balerine?-e nderpreu pa ditur as vete pse pyeti.
-Ajo me fustan ndryshe me ate kuroren. Hana e ka emrin.
-Po c'me duhet mua si e ka emrin o Leli po ec kape merri deklarata a ç'beni ju, te mbarojme pune se me zuri gjumi,- i pershperiu me ze te ulet
-Ahu dhe ti Krist, na cmende, -vari turinjte ajo ndersa mundohej te kapte ndonje foto fshehurazi.
Shume qejfprishes ishte dhe Kristi. Edhe njehere qe Lejli po kerkonte dicka prej tij ai rrinte rrinte nxirrte ndonje budallallek nga goja.
E ndoqi ndersa zbriti shkallet per t'ju afruar passkenes se si cau turmen me trupin e saj te vogel dhe ja doli te ishte ne vijen e pare.
-Fakti qe je xhuxhe te ndihmon ne te tilla raste,- e talli me shaka ai ndersa ajo e shtyu me berryl.
-Shesh pusho pra, te presim per ndonjerin...

Pas 30 minutash kishte intervistuar nje pjese te mire te trupes, por jo ate qe donte ajo.
Kristi vinte verdalle duke pershkuar lart e poshte gjatesine e salles. Shikonte me vemendje se si Lejli aq me nxitim fluturonte sa tek njeri te tjetri me ate buzeqeshjen e embel te stampuar ne fytyre. Pa dhe se si asaj balerines Hanes i dhuruan lule nje grup me femije dhe nxitoi drejt Lejlit.
-Ja ku e ke Hanen- shpejt ik pyete qe te ikim.
-Jam e impresionuar qe arrite ti mbash mend emrin,-qeshi ajo ndersa e mbertheu shokun prej krahu drejtuar prima balerines.

-Pershendetje zonjush Hana, jam Lejli nga gazeta Dit... -se la ajo te perfundonte.
-Kam dhene disa intervista per miqet e tu atje tutje, mund te pyesesh ata per gjithcka,-i qeshi ajo ftohte.
-Por nuk eshte njesoj, sepse une dua te shkruaj nje artikull per ty dhe jetes ne Balshoi...
Hana e pa per here te fundit dhe i ktheu shpinen duke nxituar. Kete e pa dhe Kristi qe turfulloi me inat me menyren se si cupka u soll me Lejlin.
E ndoqi me sy dhe me pas e ndoqi realisht duke e mberthyer per krahu.
-Si mund te silleni keshtu me gazetaret. Ajo po ben punen e saj duke te ardhur mbrapa ty vetem se ti cupke nuk dashke ti pergjigjesh nja dy pyetjeve. Me lek i nxirrni llafet,-i hungeriu ne fytyre ai.
-Cfare hajvani qe qenke!- u mundua te leshohej prej tij.
-Krist te lutem, mos! Mjafton me kaq,- u mundua me kot Lejli ta bindte, por Kristin kur e zinte inati nuk degjonte me arsye.
- Ne Balshoi ka qene nje eksperience e paharrueshme,- bertiti ajo duke i kthyer pergjigjje nje prej pyetjeve te Lejlit pak me pare. Ma merr mendja se do te pyesesh pse jam kthyer. Me mungonte Shqiperia. Do te pyesesh dhe per Francen? Aty mesova baletin modern. Lodhje e shperblyer. Dicka tjeter qe do te dish e dashur?- qeshi serisht ftohte ter ironi.
-Kristi, ikim!- gati e urdheroi Lejli dhe ai leshoi krahun e balerines duke lene hijen e gishterinjve te tij. -Nuk desha te te fyeja Hana, i tha para se largohej me Kristin kokeulur.

Po i bertiste Kristit ndersa dilnin ne deren e pasme te teatrit. Ishte treguar vertet harbut aq me teper ne ate ambjent. E dinte qe ta merrte ne nje te tille vend kunder deshires se tij do e bente ndonje te pabere ai. Kokeshkrete, i pabindur, karagjoz dhe harrakat, por ishte miku i saj i besuar, i vetmi qe njihte kur kishte ardhur ne Tirane para 3 viteve dhe qe prinderit e saj kishin nje fare besimi.
-Po ti s'je mire fare more!- vazhdonte ta qortonte ajo.
-E pe moj shalethaten si iku ta ta ta kapesh...
-I ka puna dhe keto, s'do, s'do. Nuk do kapim te rrahim cdo njeri qe s'na jep interviste, - u mundua te mbyste situaten me te qeshuren e saj.
Ai i mbertheu hunden picirruke me gishterinjet e tij dhe i tha gjithe siguri: -Nuk le une njeri te te shkeli ty me kembe. Sa te jem une do i rrah te gjithe.
-Budalla,- i ra ajo lehte ne krah,- s'do te rrahesh asnje!

Lejli gjate gjithe rruges i tregoi se cdo te shkruante ne artikull aq sa Kristi e humbi interesin dhe per te lexuar artikullin e saj.
-Lodhesh ndonjehere duke folur ti,- e thumboi ai kur ishin prane hyrjes se pallatit te saj.
-Po ti lodhesh duke qene kaq qejfprishes,-e goditi me grushtin e saj te vogel.
-Aaa, me vrau, kafsha,- beri gjoja ai.
-Kafshe je vete ti! Qe na nxive faqen mes kolegeve.

-Prit ti shohim, - i mbertheu faqet Kristi duke i pare sa nga njera ane tek tjetra,- asnje te nxire moj.
-Kristi!- e shtyu e turperuar.

-Çupke, ate artikullin do e shkruash ti?

-Ika, naten, bye, naten prape,- iku me hapa te shpejte ajo.
Ai shkundi koken duke qeshur lehteshem dhe qendroi aty derisa drita e apartamentit te saj u ndricua.

A/N
Ja ku jemi perseri me nje histori te re! Shpresoj tju sjell dicka te bukur qe do te mbetet per tu pare ne vazhdim. Eshte nje romance paksa ndryshe nga te tjerat. Pres mendimin tuaj si gjithmone
Hugs ^^

Të duash DiellinWhere stories live. Discover now