3. Grusht i forte

38 5 0
                                    

Kishte pasur nje paradite te ngarkuar dhe tani gjendej ne qoshen e vet duke mberthyer dorezat, duke hapur veshet mire ç'i thoshte trajneri, gati per te fituar dhe nje tjeter raund.
Me bisht te syrit pa Lelin qe dukej e sikletosur dhe e shqetesuar, e prane saj Edi.
-Leli, e thirri dhe ajo e ndoqi me sy.
Kristi tregoi muskujt e krahut si per te thene qe e kishte situaten nen kontrroll.
Me te rene gongu u vendos ne pozicion sulmi. Po ndiqte levizjet e tjetrit gati per ta goditur ne momentin e pare qe i gjente nje hapesire e per ta ngjeshur ne litaret e ringut, dhe e beri. Kristi nuk qe ndonje qe shquhej per matematike por te bente kalkulimet e zanatit te tij, kete e bente shume mire. E godiste si per inat per te çaren qe i kishte dhene ne vetull, per ate te perplasuren qe i beri 2 raunde me pare ne dyshekun e ftohte te ringut, per inat se e kishte kapur ne befasi kur ne nje fragment sekonde i kish hedhur syte nga Leli. E goditi aq sa nuk e la me te ngrihej, aq sa u lodh e mezi priste gongun te mbyllte kete raund te fundit.
Dhe e shumepritura goditje erdhi kur ai e mbante kundershtarin me turinj ne dysheme. Ato sekondat e fundit iu duken çliruese.
I zgjati doren tjetrit ta ndihmonte te ngrihej e atij si erdhi hiç mire.
- Ti mire qe luan piset dhe humb, po per tu ngritur ngrihu me nder.
-Krist...- hungeriu, por albitri iu vu ne mes e mes brohorimash u be gati te ngrinte doren e kampionit.
-Kristi-uleriti me sa kishte ne koke Lejli dhe ai qeshi ndersa ndjente doren ti ngrihej triumfuese ne ajer.
Kampion pra, sic i kishte hije. E ndersa rrihte gjoksin shqoi mes turmes dhe dy prinderit e tij, krah per krahu, te emen qe qante e qeshte dhe te atin qe fytyren e ngrysur e kishte lene ne shtepi kesaj here.
-Kampion!- e perqafoi i pari Edi,- e dija une. Cfare emocioni plak! Je talent je!
-Po nuk ishte ndeshje kushedi. Ka pasur me mire, po sot kisha audience une,- u tall me te.
-Ej sonte qeras une, do vish mos ma prish,- e ftoi shoku.
-Vetem po pranoi Lejli,- i qeshi asaj duke i perkedhelur floket.
-Kristi,- u ledhatua ajo teper e lumtur.
-He moj Leli foli nje llaf se sikur ka filluar nuk me del pa lejen tende ky çuni,-beri sikur u ankua Edi e vajza u skuq si te qe nje domate.
I ra lehte ne faqe Lejlit duke i lene miqte aty dhe nxitoi ne hyrje aty ku qendronin prinderit e tij.

-Biri nenes ti,- e perqafoi e permalluar e ema dhe ai nuhati fort ne ate perqafim eren qe aq shume i kishte munguar.
-Te vjen era shtepi moj mama, sa e mire qe je,-i thoshte pa e larguar koken nga supi i saje.

U mat para se te takonte te atin e pa para syte e se emes per nje pergjigjje.
-Krist! Kampioni im!
Ato fjale qe tingellonin ashper, per Kristin erdhen me embel se kurre, sepse per t'i degjuar kishte nje jete qe priste. Ate kish dashur kahera te bente qe prej kur kishte ardhur ne Tirane.
Te mos ishte me Krist deshtaku, Kristi qe hante thyerje note ne sjellje, qe mezi kalonte vitin ne gjimnaz, problematiku...harrakati...

Por udhetimin ne kohe ja ndali Dardani qe pak me pare kishte qene me te aty ne ring duke u perleshur kush e kush per nje cope titull.
- Danaj, e thirri ne mbiemer,- me vjen mire qe pata mundesine me te pas perballe. Je nje njeri plot vlera dhe nje sportist qe premton. Talent!,- e i zgjati doren paqesisht.

"Qe kur u bene te gjithe kaq vleresues" mendoi Kristi me te tijen ndersa pohonte me koke e i jepte doren.
"Qe kur ti fillove ti marresh gjerat seriozisht, budalla."iu pergjigj po vetes.

Ndersa hengri darke e u çmall me prinderit u be gati nxitimthi te takonte Edin.
"Do rrime dhe pak nga Leli se na ka dhene Vjollca nja dy gjera per tja lene çupes e pastaj do vijme te fleme" i kish thene e ema para se ai ti linte çelesin.

-Vamos Krist djali,- foli Edi me te hipur ne makine.
-Per shthurje?- pyeti ai si per tu siguruar.
-Dhe per thurje po deshe ti i tha Edi me shaka.
-Te kishim marre ate Stelen mor burr se nuk shtyhet vetem.
-Ah, si sme vajti mendja mor Krist,- beri ai te nxirrte telefonin.

Pas nje cerek oreshi ishin te katert ne nje prej qosheve VIP, si i thonin dhe po pinin per qejf te tyre.
-Ti Kristi pi shume duhan, ste ben mire se je dhe sportist,- i vuri ne dukje Stela ndersa i ledhatonte krahun.

- Po mos ja qaj hallin ti se e ka nje ai qe shqetesohet per ato pune,- nderhyri Edi.
- Per trajnerin ore! Ku e di ai ç'ben Kristi ketu.
-Jo, e kisha per dashnoren te shtepia une,- u tall ai dhe mbi te ndjeu frikshem syte e Kristit.

-Me ka mua ai, me do mua,- e terhoqi ajo drejt vetes.
-Po pra ty dhe gjysmen e Tiranes!- qeshi fort kesaj here.
-Ohu, sa i merzitshem ti. Cohu krecejme Kristushi se na mbyti negativiteti.

Pakez tape Kristi u ngrit duke ndjekur me se shumeti fundin e shkurter te Steles se sa deshiren per te kercyer.

-Je shume i mire me vjen te te ha te gjithin,-i tha ajo ndersa duart ngjiteshin kudo ne trupin e tij sic te tijat me te sajin.
-Hmm, po tjeter cte vjen te besh,- vazhdonte ai ndersa e mbante shume prane vetes.
- Nuk e ke idene se cfare tjeter,- vazhonte te tundonte ajo.
- Me pelqen ti,- i tha ndersa ia plasi te qeshures dhe padashje i ra dikujt me berryl anash.

Dikush e shtyu fort e Kristi ktheu koken. Qe nje vajze ulur ne nje prej stolave prane barit e ai padashur e kish cekur nje cike. Cekur i thenshin se ajo mori arratine drejt banjos. E ndoqi me sy ndersa tjetra cau turmen e e ndjeu veten fajtor per nje moment. Iu shkeput durave te Steles qe e pa e habitur dhe ndoqi vajzen drejt banjove.

Shtyu fort deren qe te zhdukeshin sadopak zhurmat dhe priti aty ne hollin qe ndante dy banjot.

"Shqiperi hesapi, djem tutkuna. Po cjane kta gomere te droguar qe nuk dijne ca bejne".

Kristi i ra deres nga vinte zeri e pyeti qetesisht,- A je mire?

Per nje moment nuk u degjua asnje ze aq sa ai mendoi mos i bene veshet.

Me ne fund dikush shtyu deren e prej aty doli nje vajze trupholle me linja perfekte.

-Ti!- u cudit Kristi, se ku te kam pare.

- Pese minuta me pare desh me theve turinje te kujtohet,- i levizi doren para syve ajo qe si duket ia mbante mend fytyren.
-Gomar, harbut,- shtoi me pas ajo duke bere te dilte.

-Me fal shume! Nuk desha! Sikur te te qeras me dicka te pakten?- i kerkoi ai dhe nuk diti nga i dolen fjalet.

Nuk diti as se nga i kujtohej fytyra e saj as se pse e ndoqi nga pas as se ce priste me vone...diti qe donte nje pergjigjje prej saj.

A/N
Perseri me nje kapitull te ri. Cfare mendimi keni?
Se shpejti vjen pjesa e re per te mos e humbur.
erilda

Të duash DiellinWhere stories live. Discover now