32😔

356 38 33
                                    

Kishte kaluar tre muaj dhe Nikolai ishte ende në koma. Të gjithë ishin larguar nga aty pervec Arzaleas. Ajo qëndronte cdo dite dhe nate aty me të. Shkonte në shkollë dhe në shtëpi dhe më pas qëndronte aty me Nikolain.

Kur futeshte në dhomën ku ishte Nikolai sado që kishin kaluar tre muaj ajo ende nuk ishte mësuar ta shikonte atë ashtu. Të shtrirë dhe të lidhur me disa aparatura që mbanin atë në jetë.

"Hej cokollatë erdha unë. Si je sot? Dukesh pak më mirë. Kam të reja sot për ty.
Sic të kam thënë që Irisi me shpetoi nga Eliah dhe tani ajo ka ndryshuar shumë.
Këto kohë ajo ka qendruar me ne dhe është larguar nga ajo kurva."

"Cke që më shikon ashtu ajo ashtu është. Dhe sot Anel I propozoi që ajo të ishte e dashura e tij."

"Do te pyesesh ti si ishte përgjigja e saj epo e qëlloi me shpullë dhe më pas e puthi. Ishte pak e çuditshme si përgjigje por tani u shtua dhe Aneli në listen e të dashuruarve."

"Edhe dicka tjetër jam e sigurt ata të dy nuk e shprehin por une e dalloj ne sytë e tyre qe Sia dhe Kevi e duan njeri tjetrin por të dy kane frikë të ia thonë njeri tjetrit sepse ne mes futet dhe Sueni. Kushedi se si do të reagoje ai?"

"Tek të tjerët nuk ka ndonjë ndryshim të gjithë janë po aq budallenj sa ishin dhe po aq mendjen te prishura. Ahh po edhe Oskar me Melodine janë afruar shume por ata thonë thjesht si shoke por une mendoj qe edhe ata shumë shpjet do të lidhen."

"Mami dhe teta Blair kane shkuar përsëri në një udhetim me punë dhe kete here do të qëndronin me shume fatkeqesisht."

"Raisa ka filluar te rri me shume andej nga Felixi dhe jam vetëm ne shtepi. Ajo shqetësohet për mua ngaqe jam vetëm ne shtepi dhe mërzitem por une I them të shkoj se nuk dua qe ajo te mërzitet"

"Me ka marr malli për ty Nikolai. Me ka marr malli të dëgjoj zërin tënd,me ka marr malli të më thërrasësh picirruke, dua të shoh sytë e tu qe me mbushin plot jetë, dua të ndjej krahët e tua teksa me perqafojne,te ndjej aromën tënde, te kem pranë vetes,te puth buzet e tua,të shijoj prekjet e tua.
Uufffff pse nuk zgjohesh Nikolai kane kaluar tre muaj dhe ti je ende këtu. Me ka marr malli të kap dorën tënde dhe të shetisim nëpër rruge. Dua të kalojme prap momente të bukura bashk se ato që kemi kaluar janë shumë pak. Dua të fle dhe të zgjohem me ty. Dua të jem në cdo moment me ty cokollata ime. Të dua pranë."

Qetësi, nuk kishte asnjë përgjigje, aty degjoheshte vetem ajo zhurmë aq bezdise e atyre aparturave.

Arzalea I kap dorën Nikolait dhe ia shtrengon.

"Te lutem Nikoali zgjohu"

Ajo cohet nga karrigia që ishte ulur dhe e puth në buzë Nikolain.

"Une tani po iki në shtëpi sa të ndrrohem dhe do të vijë përsëri mire"

Ajo shikon Nikolain që ai nuk levizte fare dhe më pas del nga dhoma.

Në korridor takon doktorin që po merreshte me Nikolain.

"Mesa shoh paske ardhur përsëri Arzalea"

"Ehh....po"

"Tashmë na je bere si e shtepise këtu"

"Si është gjendja e Nikolait"

"Ai, ai nuk ka asnjë ndryshim. Sic ka qenë në fillim ashtu është dhe tani. Këto tre muaj nuk ka pasur asnjë ndryshim. Me vjen keq"

"Si? Dmth.....ai...mm.."

"U be kohe qe ai eshte ne koma dhe akoma nuk eshte zgjuar dhe..."

"Jo ai do te zgjohet,jam e sigurt"- thot Arzalea dhe del me vrap nga spitali.

𝗔𝗿𝘇𝗮𝗹𝗲𝗮Where stories live. Discover now