E kuptoi qe kishte ardhur koha e zbritjes teksa shoferi mori kthesen ne te djathte dhe parkoi para nje hoteli gjigand. Atletet e saj u duken te parat teksa dilte nga makina dhe me pas u shfaq trupi i saj sportiv. Floket e saj bjond te erret i mbante kapur pasi kacurrelat e saj donin ne ate menyre. Syte e saj blu fshiheshin mbrapa disa syzeve optike te cilat ajo i mbante qe ne moshe te vogel. Mbante veshur nje pale xhinse te shkurtra dhe nje bluze te gjere. Nuk kishte vene make up dhe kishte nje bukuri rrezellitese. C'kerkonte nje vajze rreth 18 vjece ne nje hotel aq te madh?
"Eden ja ku je." Tha nje burre i veshur me smoking te shtrenjte dhe ne dore mbante nje ore te bukur. Ishte i gjate thuajse sa vajza, por me i mvushur ne trup. Dukej si politikan ne pamje te pare, por nje politikan nuk mban kurre shume bodigarda rreth vetes.
"Ckemi babi." Tha vajza me nje ze, i cili linte te kuptonte se ajo ndjehej e pasigurt, por e forte.
Ai burre ishte i ati i saj. Ishte ai qe e kishte braktisur nenen e saj dhe kishte bredhur pas femrave te tjera, kur ajo ishte e vogel. Ishte ai qe i pagonte kolegjin dhe i dhuronte gjera nga me te bukurat per festa. Por asgje nuk ia kishte mbushur asaj vendin e babait.
"Me behet qejfi qe pranove te vije." Tha burri dhe hapi doren duke i ofruar asaj hyrjen brenda.
Nuk mund te them te njejten per ftesen tende pas kaq shume vitesh mendoi ajo me vete dhe hyri brenda. I ati e drejtoi drejt nje suite luksoze e cila ruhej nga dy burra trup medhenj ne hyrje. Te dy u ulen ne divanet e zyres se perkohshme te tij. Vuri re se syte i kishte si ai, ne fakt ata kishin shume te ngjashmeri. Ishte paksa e cuditshme per te, nje gje qe me pare e mendonte te pamundur, tani ai po qendrento para syve te saj me nje buzeqeshje te vogel duke u hequr sikur kishte qene prane saj ne cdo moment.
"Deshiron dicka per te pire?" Pyeti qetesisht.
"Pak uje, ju lutem."Ai ngriti doren dhe njeri prej burrave qe e shoqeronte doli jashte.
"Te thirra pas kam dicka per te ndare me ty." Tha ai. Ne moshe ishte rreth 50 vjec, dukej i mbajtur por thinjat ne koken e tij tregonin nje njeri tjeter.
"Zoti Arnold porosia juaj." U hap dera dhe nje burre hyri brenda duke i dorezuar atij nje pako. Arnoldi e mori pakon ne duar dhe e rrotulloi sikur donte te zbulonte se c'ishte brenda, ndonese ai e dinte fare mire. Pas tij erdhi nje burre theter me nje shishe uje dhe nje gote te cilat i vendosi para meje.
"Tani na lini vetem." Tha ai me syte ulur te kutia dhe dhoma u boshatis.
"Para disa javesh u diagnostifikova me nje semundje te pasherueshme Eden. Mjeket me thane se kam dhe pak kohe jete." Ngriti syte te shihte reagimin e saj. Gjithcka brenda saj po trazohej. Si supozohej te ndihej tani? Keq pasi i ati i saj po vdiste, apo si gjithmone pasi nje burre i panjohur po vdiste."Me vjen keq." Tha me ze te imet. Arnoldi buzeqeshi.
"S'ka perse te te vije keq." Tha."Ndoshta e meritoja kete."
Eden nuk foli. Duart e tij levizen duke hapur kutine e zeze qe mbante ne duar. Me majat e gishtave nxorri prej andej nje varese, ne te cilen varej nje diamant dhe nje celes i vogel."Kjo varese ka me shume rendesi se vete bota ku jetojme. Ndoshta ti po pyet pse. Shume 'pse' nuk kane pergjigje. Por do te deshiroja qe kete varese t'ia lija dikujt te shtrenjte per mua."
"Te shtrenjte?" Pyeti ajo duke vene ne dyshim fjalet e tij. Nese ajo ishte vertete e shtrenjte per ate, ndoshta ai nuk do ta kishte braktisur.
"Ne jete kam bere shume gabime. Keto gabime me kane bere ky qe jam, me kane dhene keto fuqi qe kam, por Zoti nuk ka dashur te me jepte privilegjin te shijoja dicka te mrekullueshme si 'Familja'. Ky ishte fati im, ky ishte i shkruar per mua. Deshiroja qe ta dija se ti do ta mbaje kete varse perhere dhe do kujtoje nje njeri te urryer si une."
Ajo piu pak uje duke u perpjekur te kaperdinte friken, ankthin dhe gjithashtu duke mbajtur lotet.
"Te premtoj." Tha pas pak castesh. Nuk e dinte se si ishte e mundur te premtonte dicka te tille dikuj qe oak e njihte, por ishte hera e pare qe ajo ndjente se kishte nje baba. Ai buzeqeshi dhe u cua duke i vene varese asaj.
YOU ARE READING
Errësira •Misteriozi• (Shqip)
RomanceErdhi edhe per ate koha kur kupton qe bota rreth saj eshte krejt ndryshe nga se e kishte imagjinuar. Nje ngjare tronditese i ndosh asaj, teksa ne anen tjeter dikush kthehet ne mbrojtjen e saj me te fuqishme. A dashuron ajo personin e gabuar, apo pe...