2

472 40 11
                                    

"Hey Ed', si thua qe sonte te vish nga mua. Gloria eshte ketu. Pafshim!" Mbylli mesazhin vokal qe i kishte lene Aria dhe u shtri mbi krevat. Doren e mbante tek varsja duke ledhatuar fortesine e saj. Po perpiqej te imagjinonte nje jete ndryshe, nje jete ku ajo do te kishte nje familje te vertete. Ndonjehere jeta ta ben kete, jeta te jep prova te veshtira qe te shikoje se si ia del mbane, por asaj kurre nuk i pelqente te vihej ne prove. Kjo ishte ironia e jetes. Shkoi ne mendje se cdo te bente gjate kohes qe do te ishte vetem ne shtepi. A do te qendronte akoma shtrire dhe te linte mendimet ta gerryenin pak nga pak? Nuk mund te flinte ne ate menyre, jo me ate lufte qe po zhvillohej brenda kokes se saj. Do te shkoj nga Aria mendoi. Ndoshta ajo ishte zgjedhja me e mire. Shpesh here largimi nga realiteti mban shpresen gjalle. I kujtohej ditelindja e saj e 10. Ellen, e ema kishte organizuar nje feste me krejt shoket dhe shoqet e klases. Atehere floket i kishte te prere pak poshte supeve dhe kacurrelat i rrinin me te gjalla. Ishin mbledhur te gjithe rreth tortes dhe prisnin qe ajo te shprehte deshiren e saj. Zakonisht ne ate moshe femijet deshirojne te shkojne ne Disneyland ose te blejne nje poni, por endrrat e Eden kane qene gjithmone ndryshe, gjithmone me te pjekura. Mbylli syte dhe mendoi deshiroj qe kur te ngrihem ne mengjes te kem dike qe me puth ballin dhe jo nje leter qe tregon se nena ime ka shkuar me shpejt ne pune. Deshiroj qe nje dite te vizatoj familjen time me nje baba prane. Dhe fryu qirinjte. Kur i hapi syte e pa nenen te perlotur. Atehere nuk e kuptonte se pse nena e saj qante shpesh here, tani e di qe ka qene thuajse e pamundur ta rrisje dike si ajo. Kur ishin afruar tek tavolina e dhuratave, nje pako gjigande dallohej nga te tjerat. E kishte hapur dhe ishte mahnitur nga ajo keshtjelle gjigande prej lodre. Ishte e gezuar qe me ne fund nena ia kishte blere, por kur pa letren e nenshkruar nga Arnold Tords, buzeqeshja i ngriu dhe qe atehere ajo keshtjelle dhe pjesa tjeter e dhuratave nga i ati ishin mbyllur ne nje dhome te vecante. Femijet jane te sinqert, femijet kuptojne cdi gje ne menyren me te paster, edhe ajo e kishte kuptuar atehere se dhuratat nuk mund tia blinin buzeqeshjen dhe lumturine.

***

Po priste ne rradhe prej nje ore. Zakonisht Kreg nuk ishte nga ata personat qe u pelqente te priste, por ne ate situate nuk kishte zgjidhje tjeter. Rradha para tij kishte edhe 10 burra te tjere. Ishte dhene lajmerimi qe ne trupin e tyre do vendosej nje çip, ku do tregohej vendndodhja e tyre ne rast rreziku. Te gjithe ishin te detyruar ta vini ndaj Kreg nuk kishte asnje zgjidhje tjeter.
"Hey." Thirri Aaron i cili iu bashkua grupit oer te dyten here. "Mora dy kafe. Mesa duket nje nate e gjate na pret."
Aaron ishte nje burre nen te 30-tave. Mbante koken qethur dhe kishte nje trup bodybuillteri. Njihej per veprimin e tij ne terren. Njiheshin oer me shume se 1 viti dhe puna i kishte detyruar te ishin miq. Ne fakt nuk mund ta konsideroje plotesisht 'pune'. Nje pune normale perfshin orare, dhe jo rrezikshmeri e vrasje, por Kreg dhe Aaron nuk e kishin problem.

"Do te shperthej nese duhet qe te ores dhe nje ore me shume." Iu pergjigj Kreg. Po turfullonte nga ideja se kishte nje muaj qe ishte ne turn nate dhe tani duhej akoma te ishte aty ne ate pritje te padurueshme. Shpesh puna qe benin te gjithve u dukej si polici sekrete, vetem se urdhrat merreshin bga Erresira dhe jo nga qeveria. Madhe ndonjehere habiteshin sesi ato zyra gjigande rrinin te fshehura nga syte e te gjithve. Pas me shume ss nje ore ai u fut brenda. Ishte nje laborator dhe nje mjek me perparese te bardhe gjendej aty duke pritur. Ne fund te dhomes, pas nje perdeje dukej hija e nje personi, Erresires. Mesa dukej ai sigurohej qe gjithcka te shkonte mire. Mblodhi syte duke u oerpjekur te shihte me shume, por ishte e pamundur. Ai lejon ta shohesh, kur ai deshiron qe ti ta besh. Duart i mbante lidhur mbrapa, kembet i kishte paska te hapur dhe koken e mbente lart ne shenje krenari, ose mosdurimi.

"Eja ulu, Kregor Lorod." Tha doktori pasi pa listen e emrave. Kishte kohe pa e degjuar emrin e tij te gjate, pasi gjithandej njihej thjesht si Kreg.
Bere disa hapa dhe zuri vend te karrigen porhuajse si ato te dentisteve.
"A je ne gjendje te durosh dhimbje Kregor? Apo deshiron qe te marresh narkoz?" Pyeti.
"Cfare lloj dhimbjesh?" Kregu njihej ne 'rrethin e shoqerise' si nje njeri i eger, nje burre qe nuk ia shkoske dot.
"Do te instalojme nje çip brenda trupit tuaj per siguri."
"E si mund qe nje çip te me jap siguri? Po sikur mos te dua qe ta vendos?"
"Ateher puna eshte e lehte." Tha nje ze mbas perdes.
"Cfare marr ne kembim te kesaj?" Pyeti. "Per vec sigurise?"
"Jeten." Tha qete zeri. Kregu u gelltit. Nese ai çip nuk vendosej jeta e tij mbaronte aty.
"Pa narkoze." Tha vrenjtur.

Doktori i hapi nje vend me thinke ne anen e apandesitot dhe i vendosi nje kuti te sterilizuar brenda. Dhimbja ishte e tmerrshme. Shtrengoi dhembet dhe ishte bere uje me djerse. Pasi mbario se qepuri plagen, Erresira foli serisht.
"Mbreselenese. Je i pari qe e beri pa narkoz." Tha dhe u zhduk.

***

Pasi kompjuerti i njohu ngjyren e syve, ai hyri breda dhomes se tij. Ne nje ekran gjigand ndodheshin informacionet e cipeve te vendosura. Disa prej punetoreve ndodheshin ende ne zyra, disa te tjere neper shtepira dhe disa te tjere ne klube nate. Arrinte te shihte vendin, shpejtesine qe udhetonte dhe gjendjen fizike te tyre. Nje program mbreslenes. Ne dhomen e gjumit, ne komodine ndodhej nje kornize e vogel. Hoqi bluzen e zeze dhe u shtri ne krevat duke marr kornizen ne duar. E veshtroi ate pamje per nje kohe. Tashme cdi gje kishte ndryshuar. Tashme jetonte ne nje bote tjeter, krejt ndryshe. Nje mesazh vjen nga zyrat te cilat ndiqnin vajzen e Arnold Tords. U ngrit dhe shkoi te ulej ne karrigen perballe kompjuterit gjigand. Ne ekran iu shfaq nje biografi.

Emri: Eden Tords
Atesia: Arnold Tords
Memesia: Ellen Andor
Datelindja: 15 Mars 1997
Statusi: Beqare
Shtetesi/Nenshtetesi: Amerika
Vendbanimi: Detroit, MI
Jeta e meparshme: Ka lindur dhe jetuar ne Detriot. Shkollen e mesne e ka kryer ne shkollen publije te zones se saj ndersa te mesmen ne kolegj, te cilin e ka paguar i ati. Eshte rritur me te emen ne mungese te pranise te se atit. Nuk jane takuar asnjehere por ai shpesh i dergonte dhurata.

Kaq i nevojitej per te derguar urdhrin e rradhes. Ndoshta njera prej dhuratave ishte dicka e vecante, dicka me e rendesishme se vete bota. Tashme kishte vrare nje orek oersonave me te rendesishem te Arnoldit, te vellane, dhe vajza e tij ishte ne liste. Kishte vite qe ishte ne ndjekje te celesit, por teper e rrezikshme pasi Arnoldi mbante lidhje me policine. Materiali ruhej ne nje vend te fshehte ne New York, dhe ishte nje lende qe mund te hidhte boten ne ere.

***

"Nuk e kuptoj perse ai e do ate material?" I tha Aaroni, Arnoldit. Kishte nje vit i inflirtuar brenda godinave te Erresires dhe ende nuk e kishte zbuluar perse.
"Ndoshte mendon se do te kete fuqine nese mban ne dore armen me shkaterruese." U pergjigj Bill. "Vrasja e Robb ishte dicka e pritshme. Ai ende mendon se ti e ke Celesin."
Arnoldi u kaperdi veshtire. "Sigurisht, ne e kemi bere te mendoj ashtu." Tha. Celesi i rreme i ishte dorezuar fircave speciale ndersa i verteti varej ne kraharorin e se bijes. Cdo ndodhte mese dikush e zbulonte? Nuk kishte shance. Ajo zgjedhje ndoshta ishte zgjedhja me e duhur qe ai kishte bere ne jete. Askush nuk e njihte ate, askush nuk dyshonte.

***

Errësira •Misteriozi• (Shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora