🪞 3 🪞

39 7 14
                                    

Rruga është e gjatë dhe duket sikur po përshkoj një rreth të pafund, gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk duket asgjë përveç kreshtave të mëdha e të përkulura të pemëve shtatëlarta. Pavarsisht se është akoma mesditë, e gjithë kjo pamje të fuste të dridhurat. Rrezet e diellit mezi i shpëtonin mburojës së moçme të pishave. Gjithçka errësohej me një të kërcitur gishtash.

Diçka brenda meje, u ndez, me iniciativën për të shkuar drejt asaj shtëpie. Si e gjeta veten këtu, duke u nxituar drejt atij destinacioni të frikshëm që e kisha shmangur kaq me forcë ? Sa herë e kisha pyetur veten. Ama asnjë përgjigje nuk vinte mbrapsht. Nuk e dija edhe se sa herë e kisha menduar të kthehesha. Dukej sikur një forcë e padukshme po më drejtonte, duke më shtyrë në mënyrë të pashmangshme drejt fatit tim. Unë nuk isha veçse një kukull, duke kërcyer sipas tekave të një kukullisti keqdashës.

Hedh sytë sa majtas-djathtas, për të kërkuar qoftë edhe një shenjë nga shtëpia. Gjithçka humbet nga kurorat e pishave. Pas disa metrave, çatia e një banese duket se ma bën me dorë. I sigurt tashmë se jam afër, pak duke i besuar edhe kujtesës, i jap gaz makinës për ta parkuar në anë të hyrjes së oborrit. Pa dalë ende, duart i mbaj në timon dhe sytë sodisin shtëpinë dykatëshe të gjyshit tim. Nyjet e dorës u zbardhën me përpjekjen për të kontrolluar nervat. Ajo shtëpi kishte vite që nuk banohej, pothuajse mbi katërmbëdhjetë vite. Pavarsisht se sa nevojë kishte për rregullime, kujtimet që kisha nuk mund t'i merrte asnjë amortizim.

-Çdo gjë do është në rregull. Çdo gjë është në rregull. Çdo gjë është...

Ashtu në vorbullën e hutisë, diçka troket në të majtën time. Gjaku bëhet aq i hollë sa rrjedh me shpejtësi nëpër vena. Vëllai im qëndronte pranë dritares sime dhe tund dorën në shenjë përshëndetjeje. Pavarsisht se jam i surprizuar nga prania e tij, goja s'më bën të nxjerrë asnjë fjalë, pasi jam duke e marrë veten, nga vërshimi i gjakut.

-Dreq !- them nën zë.

Marrë frymë thellë dhe pasi fik makinën, dal.

-Vëllaçko, sa mirë që të shoh !

Dera e makinës ngjeshet në krahun tim, teksa mbërthehem nga përqafimi i paduruar i vëllait tim.

-Tobiah, çfarë po bën këtu ? -pyes.

-Vërtetë ma bën këtë pyetje ? Kush mendon se po merret me rregullimet e shtëpisë ?

-Po, e di, por...

-Unë jam vëllait yt, Evanor, sigurisht që do të gjendem pranë. Mos u mundo të më largosh. Kurrë.

Tund kokën, ndoshta i lumtur, nga përgjigjia e tij. Nuk e di se çfarë më shqetëson kaq shumë, kur fjalët e tij janë të buta e të mbushura me dashuri. Dyshimi më zvarritet si një hije në fund të mendjes sime. A duhet të ndjej lumturi apo është diçka komplet tjetër ? Pesha e pasigurisë më tërheq zemrën dhe përballem me keto emocione kontradiktore. Dua të përlyhem në ngrohtësine e atyre fjalëve, ama duket se qenia ime dëshiron të hidhet në një det të rrëmbyer kontradiktash, i pasigurtë se cili do të jetë destinacioni final, që batica do të më shpjerë.

-Pa shiko ! Sa ke ndryshuar. Dukesh...

-I vjetër ?

-Jo, nuk është kjo fjala e duhur.

-Kanë kaluar ca vite të mira edhe për mua. Edhe shtëpia është gjithashtu e vjetër. Sa vetë koha.

-Nuk je vetëm ti qe po plakesh, shiko mezi e ndjej mesin. Po më merr shpirtin. Dukem si gjyshi ynë, ndjes pastë. E ndjej se do më lë shënden.

Vëllai im vuante me kohë nga mesi i tij. Kur e pyesja se si e lëndoi, ma këpuste shkurt duke më thënë se kishte rënë nga pema, kur ishte i vogël. E vërteta ishte, se unë nuk e mbaja mend këtë rast. Asnjë ambulancë nuk pati mbërritur në shtëpi. Asnjë tur nëpër spitale. As nënën nuk e mbaja mend të ishte e shqetësuar. As një javë, mungese në shkollë. Asgjë prej gjëje. Ama diçka duhej ta pranoja. Edhe pse ishte më i madh se unë, kishte ngelur akoma aq i ri e i pashëm, si dikur. Sikur akrepat e rritjes të kishin ndaluar për të.

-Eja, të hymë brenda, si thua ?

Hedh sytë përreth. Qëndrojë në mes të kaosit, i rrethuar nga pirgje të larta lëndë druri, vegla të hedhura e ambalazhe të ndryshme. Ky oborr, dikur një vend paqeje dhe loje, tani është shndërruar në një fushë beteje përparimi.

-Kujdes ku hedh këmbët, -më paralajmëron para se të hap derën.

Shtyj derën kryesore dhe duket se pengohet nga diçka. Dera është e hapur aq sa për të nxënë kokën time, e për të parë pas saj. Një kuti e madhe kishte zënë vend mirë dhe rëndshëm. Përdor forcën time për të mundësuar hapësirë më të madhe. Kutia fërkohet në dysheme dhe tani dera është e hapur, komplet.

Drita hyn bashkë me ne, brenda. Era e rëndë e suvasë, më mbyt sa fillojë të kollitem fortë. Sytë filluan të hidheshin sa nga muret në punim e sipër, që pëshpëritnin kujtimet e verërave të kaluara këtu, tek divanet e bizeltë, e duke përfunduar tek kuzhina e sistemuar. Çdo gjë ishte si në ato kohë. Kaloja kohët më të bukura. Uroja të kaloja të njëjtat kohë sërish edhe pse më dukej e pamundur tashmë të kisha një jetë të qetë.

-Po kujton pushimet e verës apo jo ?

-Po...

-Edhe mua më merr malli për ato kohë. Për çdo gjë. Jam i lumtur që gjyshi ta dha ty këtë shtëpi. Ka bërë gjënë e duhur.

-Vërtetë thua ?

-Jam i bindur. Si thua te shohim dhomat ?

-Dakort.

I vihem nga pas vëllasë tim, teksa marrim shkallët, për në katin e dytë. Kërcitja e çdo hapi që hedh, kumbon nëpër sallat e zbrazëta, një kujtesë bezdisëse e pranisë sonë të vetmuar në këtë kub të vjetëruar.

-Mbase duhet t'i zëvëndësojmë këto shkallë,-them duke parë nga to.

Ndërsa ngjitemi, muret duket se bëhen më të ngushta. Letra muresh të qëruara dhe suva e plasaritur, një dëshmi e kalbjes që mbetet brenda këtyre mureve. Drita nuk depërton shumë mirë, kjo për shkak të dhomave që janë të mbyllura. Tobiah nxiton të hap derën e dhomës sime, që është pikërisht dhoma ku dremisja në fëmijërinë time. Dhoma edhe pse është e njohur me themeli nga unë, njëkohësisht duket e panjohur. Sikur muret rrethuese, të pëshpërisnin sekrete që nuk mund t'i kuptoja.

-Një dorë bojë të freskët dhe ca mobilie të reja dhe do jetë për mrekulli,-thotë duke  shpjeguar me duar. -Ka diçka që të shqetëson ?

-Jo Tobiah, vetëm se, ndryshimi duket diçka e madhe. Duket sikur edhe pse u riktheva pas kaq vitesh, vazhdojë të jetojë në të njëjtën ëndërr.

-E shkuara është si një hije, si një gogol që përndjek ata fëmijë që i frikësohen atij, apo jo ? Na ndjek çdo hap. Ama, ashtu si unë, dua që edhe ti të gjesh lirinë. Dua të gjej diçka të bukur për ta jetuar, me ty.

-Atëherë ashtu dua të besoj,-them.

Goja dhe mëndja vazhdojnë të mos jenë në sinkron. Nuk arrijë të qetësojë furtunën e mendimeve dhe emocioneve që më lëpijnë shpirtin. Pas çdo fjale që i them vëllasë tim, nuk mund të mos ndjej fasadën që duket se fillon dhe bie nga gërvishmat e shqetësimit. Mbase kjo zgjedhje që kisha bërë, nuk ishte vetëm fizike, por një soditje në skutat më të errëta të shpirtit tim.

Përshpëritja e pasqyrësWhere stories live. Discover now