Ndërsa rrezet e diellit, filtroheshin nëpër perdet e zyrës së avokatit, duke ndriçuar grimcat në ajër, zemra ime, rridhte me një përzierje kurioziteti. Tik-taku i orës dukej se i bënte jehonë rrahjeve të zemrës sime.
Mollzat e gishtërinjëve kërcisnin butë, mbi kupat e gjunjëve, teksa avokati shfletonte fletë të shumta formati. Dhoma ishte e mbushur me një heshtje të rëndë, që u thye nga pastrimi i butë i fytit të avokatit. Pulsi im u shpejtua, ndërsa u përkula përpara, me duart e shtrënguara në pritje.-Testamenti i gjyshit tënd ka zbuluar diçka të rëndësishme, -filloi avokati, me zërin e matur dhe solemn. -Ai ju la diçka thelbësore, diçka të papritur, ndoshta për ju.
-Ç'është zotëri, çfarë më ka lënë gjyshi?
Avokati rregulloi syzet dhe vazhdoi: "Gjyshi juaj, u prehtë në paqe, ju ka lënë në trashëgim shtëpinë e tij në provincë".
Një valë emocionesh, pushtoi trupin tim. Ishte vdekja e gjyshit që më bëri të kujtohesha pas kaq kohësh, për shtëpinë e tij. Nuk isha në dijeni, nëse ai e zotëronte më atë shtëpi apo e kishte shitur, pasi nuk folëm më kurrë për të.
-Unë...nuk di çfarë të them, -belbëzoj, me mendjen e zënë nga një vorbull mendimesh. -Nuk e imagjinoja kurrë...domethënë, mezi e njoh dhe vendin tashmë. Kanë kaluar shumë kohë.
Avokati më shikon një copë herë dhe më pas më ofron një buzëqeshje dashamirëse.
-Ndonjëherë, trashëgimitë më të mëdha janë ato që ne i presim më pak. Gjyshi juaj kështu e ka vendosur dhe tani, është rradha juaj ta vlerësoni këtë pasuri.
I zënë ngushtë, jo vetëm nga fjalët përfundimtare të avokatit, por edhe nga pesha e momentit, tund kokën nga hiçi.
-E di që mund të jetë shumë për t'u përpunuar, por merrni kohën tuaj, -thotë. Mos hezitoni të më kontaktoni për çdo gjë, qoftë sqarim apo mbështetje të mëtejshme.
-Kuptoj, -them. Faleminderit!
Shtrëngoj dorën me atë të avokatit dhe dal nga ajo zyrë, që çuditërisht, pas lajmit, m'u duk tepër e ngushtë dhe mbytëse. Ose ishte vetëm atmosfera. Nuk e kisha imagjinuar se do përballesha sërish me atë shtëpi, madje as edhe në mendimet e mia më të largëta. Frika po më gërryente pandërprerë, si një uri e pamëshirshme e babëzitur, që nuk mund të ngopej.
Futem në makinën time, që më pret buzë rruge. Pasi mbyll dyert, mbështetem në timon. Lajmi duket si një kafshatë e pakapërdishme. Nuk mund ta përballoja kthimin atje. Por ishte nga gjyshi. Ai duhet të ketë pasur arsyet e tij për ta lënë mua. Ai mbase kishte menduar diçka totalisht ndryshe, nga ajo çka unë e dija. U ndjeva i grisur, i konfliktuar.
Doja shumë t'u besoja fjalëve të të tjerëve, doja shumë të kërkoja ngushëllim e siguri në fjalët e tyre, por thellë e dija se ata do t'i hedhin poshtë të gjitha ato që do të thoja unë, si kapriçot e një mendjeje të brishtë. Por ndoshta isha dhe unë që harroja faktin se ata nuk shihnin atë që shihja unë. Se ata nuk e ndjenin atë që kisha ndjerë unë. Se ata nuk ndiheshin të vëzhguar. Gjatë gjithë kësaj kohe.
YOU ARE READING
Përshpëritja e pasqyrës
Paranormal-Tani mu kujtua...do të të tregojë për një legjendë të vjetër në lidhje me pasqyrën. Mbështetem në kraharorin e gjyshit, duke krijuar rehatinë, gjatë tregimit të legjendës. -Thuhet se pas pasqyrës, ka një botë tjetër,-thotë me zërin e butë. -Botë tj...