[1]

869 56 23
                                    

I dedikohet shootingstarxxx  sepse dua dhe sepse eshte motra qe nuk e kam pasur kurre. xP

Dielli po me pervelonte. Isha me se e sigurte qe pas pak do te me dilte avull nga vrimat e hundes. Dallget qe perplaseshin me bregun dhe bisedat e perziera te njerezve rrotull krijonin nje simfoni qe une, si nje person anti social, nuk e duroja dot. Dhoma ime nuk ishte shume larg, por prape isha nje deshtake e dembelosur qe nuk levizte vendit. Doja te futesha ne ujin e kripur qe te digjte hundet dhe syte, por ishte aq i ftohte sa preferoja te percellohesha nen diellin e Korrikut sesa te ngrija se ftohti. Me syzet qe me mbulonin syte, shikoja dhe gjykoja si idiote te gjithe njerezit qe kalonin prane. Velipoja nuk sillte shume djem seksi qe te kenaqeshe syrin, por duhet te mesohesha me aq sa kishte. Pushimi atje ishte i papare, deti ishte aq i paster sa te bente per vete menjehere, thellesia afer bregut ishte pak rrenqethese por asgje ekstreme. Rera nuk ishte sikur ne Durres, ku kisha kaluar pushimet vitin e kaluar. Rera ne Durres te ngjitej ne lekure dhe me zor hiqej, kurse ajo e Velipojes ishte komplet e kunderta. Sa i perkiste dhomes me qera qe kisha marre, nuk ishte kushedi se cfare. Por çka te prisja une me ate çmim qe kisha paguar?

Kisha ardhur vetem. Nuk kisha miq me te cilet do te doja te kaloja pushimet, pas mbarimit te vitit te dyte ne Fakultetin e Arteve te Prishtines nuk kisha as deshiren me te vogel qe ti takoja studentet e tjere por ja qe duhej t'i duroja edhe nje vit.

"Erdhi byreku!" Nje nga dhjetra shites byreku qe vinin çdo dy minuta uleriti, duke hedhur syte rreth çadrave me shpresen qe te dallonte nje bleres tek e therriste.

"Hajde, syze dielli! Cilesore! Modele t'reja!" Djali simpatik me çanten plot syze eci rrotull çadrave para se pronari i tyre t'i thoshte te ecte poshte dhe jo neper çadra sepse : 'Njerezit kane ardhur t'pushojne, jo t'degjojne ty t'i bertasesh ne vesh.'

E adhuroja ate burre.

Degjova biseda te disa plakave nga Gjakova. Po ankoheshin se nuset e tyre ishin te poshtra, dhelpra. Biseda tipike vjeherrash.

Kapa librin qe kisha blere nga nje shtatembedhjete vjeçar i sjellshem. Ishte 'Vetem nje here ne jete' nga Danielle Steele. Perkthyesit e librit kishin vendosur te beheshin gjeni dhe te shenonin emrin e Danielle ashtu sic lexohej. Pra, Danielle Steele ishte bere burre sepse ne kopertine lexonte 'Daniel Stiell'. Kjo me acaronte, por nuk kisha çfare ti beja, keshtu ishin ata.

Duke kthyer faqet e librit me kapen syte ngjyren e lekures. Une nuk isha nje njeri qe merrte ngjyre te mire, isha me shume nje person qe bente ç'mos te behej çokolate por perfundonte si luleshtrydhe, prandaj nuk mundohesha me fare.

Preferoja me shume te kthehesha ne shtepi ashtu sic kisha qene sesa me kancer lekure.

Mblodha gjerat e mija ne çader dhe fillova te ecja ngadale per tek hoteli, pa çare koken nese sandalet e mia ngrisnin reren deri tek fytyrat e njerezve.

Aty, ketu, rrotulloja syte prej ngacmimeve patetike te burrave beqare- apo edhe e kunderta- rruges. Si nuk kishin turp?

E urreja diellin. E urreja aq shume sa kisha krijuar nje lidhje shpirterore me henen vec per inat. Ja, mentaliteti im pikerisht aty.

"Te te ndihmoj me shkallet, zemra?" Kamarieri i nje lokali aty prane zgjati doren, me tjetren po mbante nje cigare. Rrudhosa fytyren tek pashe kancerin.

"Jo." Ktheva koken nga shkallet dhe zbrita te treja. "E shikon? Mbijetova." I dhashe nje shikim me neveri edhe nje here cigares qe po mbante ne goje dhe eca drejt hotelit me diellin qe me binte mbi koke.

Sapo hyra ne dhomen e vogel mbylla deren me çeles dhe u futa ne banjo. Hoqa shallin dhe rrobat e zeza te plazhit. Mu rrenqeth mishi kur duart e mija te ngrohta erdhen ne kontakt me lekuren e ftohte qe kishte qene e mbuluar.

XhuliWhere stories live. Discover now