I dedikohet kristi_rrapaj sepse eshte yll, talent, e bukur dhe nje nga viktimat e mia te vizatimeve outline.
Ora 3:12 e pasdites. Ne vend qe te ishim ne det duke u kenaqur, po qendronim shtrire ne peshqiret tane larg bregut sepse Monika u tmerrua nga nje gaforre mikroskopike qe i preku kemben.
Dhe ja ku ishim, une, Monika dhe Antonio. Te shtrire prane njeri tjetrit duke biseduar per penguine.
"Po ju them se jane gjysem njerez!" Antonio e kishte ngulitur ne koken e vet. Koken me kaçurrela. Kaçurrela..
"Vetem se nuk fluturojne? Alamet argumenti ti." Monika rrotulloi syte para se t'i fshihte nen syze.
"Jo vetem ate." Antonio u rrotullua per tu shtrire ne bark. "Ata mbajne femijet e tyre kur ata behen me pupla me te dallueshme dhe pastaj i lene vetem ne boten e ashper dhe mizore."
"Ashtu siç te lane prinderit e tu kur u bere me pupla?" Monika filloi te qeshte.
Antonio i dha nje shikim te inatosur. "Po behesha gati per Hallouinin!"
"Ne Prill?" Ajo ngriti njeren vetull.
"Ne rregull, a mund te ma tregoni pak kete historine?" Nderhyra. Dukej kaq interesante dhe nuk u zhgenjeva.
Me sa dukej, Antonio kishte vendosur te shkonte ne nje feste per Hallouin para 3 vitesh i veshur si nje pule gjigante. Pa pasur fat ne gjetjen e nje kostumi, vendosi ta bente vete. Keshtu qe kishte lyer veten me mjalte dhe pastaj kishte derdhur perplot 5 jastek te medhenje me pupla ne trup. Ato ishin ngjitur ne vende te rralla dhe shumica kishin rene ne toke, duke krijuar keshtu nje rremuje te madhe.
Ajo nuk ishte hera e pare qe ai kishte bere keso lloj gjerash, por babai i tij nuk duronte me. Ai po i shkaterronte shtepine, deri atehere kishte hedhur ne ere mikrovalen, kishte rruar macen dhe aksidentalisht derdhi qimet e saj ne tapetin e ri qe kishin blere, dhe sikur e gjithe kjo te mos mjaftonte, disi kishte arritur t'i nderronte shampon e babait me ngjyre flokesh te perkohshme. Blu e çelur. Pas te gjitha telasheve te tjera qe kishte bere, i ati e nxori nga shtepia por nuk e la pa asnje ndihme ne aspektin e parave. Pastaj Antonio kishte gjetur pune tek nje kafene e vogel ne te cilen punonte akoma. Nga fjalet e tij, ai e adhuronte ate pune, i kishte marredheniet e mira me familjen dhe ishte i lumtur me gjitheçka. Edhe pse prinderit e kishin falur dhe i kishin thene te kthehej e te jetonte me ta, ai i kishte refuzuar duke i thene se ndihej i pavarur dhe kjo ishte jetesa e duhur per te. Ai ishte nje njeri shume i sjellshem dhe nuk mendonte keq per askend. Nuk gjeje shpesh tipa si ai apo si Monika dhe isha me fat qe me ne fund kisha gjetur njerez te cilet t'i quaja miq.
Mendimi qe ketij pushimi po i vinte fundi me fuste te dridhurat. Nuk besoj se isha gati te kthehesha ne Kosove, nuk isha gati te perballesha me jeten e zymte, profesoret mizore te fakultetit dhe perpjekjet e panumerta te nenes per te me mbushur mendjen qe te jetoja me te. Nuk doja asnjeren prej tyre. Doja te jetoja diku, nuk kishte rendesi ne cilin shtet, thjeshte jo ne Kosove. Doja te behesha artiste, edhe nese kjo do te thoshte te punoja rrugeve duke skicuar njerezit e interesuar qe ndalonin. Doja te beja nje jete te thjeshte, te takoja nje njeri qe kishte te njejtat mendime me te cilin te shkoja neper aventura ne te gjithe boten dhe te vdisja e lumtur, pa asnje pendim, pa asnje deshire te paplotesuar.
Sikur ta dija qe ajo mundesi ishte para syve.
--
"Xhuls, a mund te me lyesh kurrizin?" Ai u kthye nga une, hoqi floket qe i binin ne fytyre.
"Te dukem gje masazhatorja jote profesionale?" I'a ktheva pa hezitim. Efekti Monika po bente te veten.
Me dha nje shikim kinse te merzitur duke u lutur. Idiot i bukur, nuk me mposhte aq lehte.
"He pra, mos u bej nje Monike e dyte, me zor duroj nje." Antonio qeshi duke shkundur floket. Me siguri çmendte tere femrat ketu.
"Duro dy atehere." I nxora gjuhen si femije, veprim te cilin e ktheu njejte.
Pas pak minutash u dorezova. Mendoj se reziztova mjaft.
--
"Si te duken keto?" Pyeti Monika duke drejtuar gishtin per tek nje pale rroba banjoje 'Triangl'. Pf, se mos ishin origjinale.
"Jo, te gjithe po marrin ate lloj ngjyre." Ngulja kembe se doja te gjeja ate stil, por jo ngjyren qe kishin shume vajza ne plazh. Doja te zeze. Te teren.
Antonio psheretiu. "Nuk e di pse me detyruat te vij me ju."
Te dyja i'u kthyem atij me vetulla te ngritura. "Ti doje vete te vije!"
Pas disa minutash kerkimi pa fat, dolem nga dyqani dhe hyme menjehere tek tjetri ngjitur.
"Dua petulla." Antonio me kapi per bluze lehte.
"Do te ta bej fytyren si petull po nuk pushove." Monika e shikoi me neveri dhe u kthye per tek rradhet perplot me xhinse te shkurtra.
Antonio nuk foli me, thjeshte me ndiqte apo bente ndonje koment per rrobat e banjos qe shikoja. Nuk po gjeja asgje qe me pelqente dhe po merzitesha nga ajo me shume se Antonio.
"Po pse shikon vetem te zeza?Sipas mendimit tim e bardha te rri me mire." Kryqezoi krahet duke i shikuar kukullat pa koke, krahe apo kembe te veshura me rroba nga me te ndryshmet.
"Besoj se thjeshte kam nje dashuri te pashtershme per ate ngjyre." I thashe.
Monika u kthye nga une. "Por e zeza eshte kaq e zymte." Rrudhosi fytyren.
I buzeqesha dhe pashe se e vetmja gje e zeze tek ajo ishte rimeli. Monika thjeshte shperthente me ngjyra, ishte si nje ylber i pafund. Antonio ishte i njejte, edhe pse te dy i shkaterronin nervat njeri-tjetrit qendronin bashke pa marre parasysh çfare ndodhte. Dhe kjo ishte nje gje per tu lavderuar.
"E zeza eshte poetike." I'a ktheva. Ajo ngjyre, sado e trishtuar i dukej disa njerezve, me pelqente me shume se çdo gje tjeter. Me kujtonte gjera qe nuk doja, por ato kujtime ishin disa nga gjerat e rralla qe me mbanin te lumtur.
"Edhe pse e pranoj qe e zeza te shkon absolutisht, po te them t'i marresh te bardha. Dhe do t'i blesh te bardha, fund." Antonio me kapi kyçin e dores dhe nje pale bikini, nuk ishin 'Triangl' por shume te bukura, pastaj me tha te hyja ne nje kabine qe t'i vishja.
Pasi i provova, terhoqa Moniken per krahu mbrenda kabines dhe kisha aprovimin e saj dhe timin se ishin te mahniteshme. Nuk i'a tregova Antonios sepse doja ta torturoja dhe i'a arrita qellimit. Nuk me foli tere rruges per tek apartamentet dhe kur erdhi koha te thoshim naten e mire me perqafoi fort, duke pershperitur 'naten'. Ate nate enderrova per here te pare qe prej muajsh.
Dhe djali misterioz ne ate enderr kishte floket kaçurrela te Antonios por jo fytyren e tij.
---
Faleminderit shume qe lexuat! ghgjkdgkfuhjy
....mos ma vini re...
Xhuli larttt *o*
'Xhuli' - Gusht, 2015.
YOU ARE READING
Xhuli
RomanceALBANIAN. - Gjithmone kam pasur frike dashurine. Gjithmone i shmangesha edhe pse doja te isha e dashuruar. Mundesite...po, kam pasur nga ato. Me pelqen t'u'a bej me dore teksa kalojne para syve. Dhe kur ai, i duhuri, erdhi..per pak sa nuk e humba. ...