Dedikim DayDReadingGirl per perkrahjen e vazhdueshme.
Lapsi gervishte letren e bardhe me levizje te lehta, duke lene gjurmet e tij te zeza tek sa krijoja formen e fytyres. Kalova doren per tek qendra dhe fillova te skicoja hunden e holle qe me shpiku imagjinata. Pastaj bera syrin e djathte, si gjithnje qerpike te gjate e te shpeshte. I jepnin nje pamje dive, vetullat e trasha e te dendura vetem duke e ndihmuar me ate dukje. Buzet e trasha, te hapura shume pak i jepnin nje lloj stili 'Xhuli'. E tere fytyra nuk dukej aq ndryshe prej vizatimeve te tjera por ne te njejten kohe ishte speciale si gjithe te tjerat ne menyren e vete.
Kenga 'Pray' e Bebe Rexha buçiste prej kufjeve ne vesh. Isha bere sikur e droguar me zerin e saj. Me kishte bere per vete dhe nuk kisha ç'beja perveç se te prisja te bija ne dashuri me nje kenge tjeter e te lija obsesionin te shuhej vete.
Krijova floket e gjate, te drejte, te erret. Mund te thosha se po dilte per mrekulli, gje qe ndodhte rralle here kohet e fundit.
Instiktivisht, dora levizi per tek buza dhe hijezova vendet e duhura, duke i dhene stilin 'Xhuli' me mbrendesine e bardhe dhe skajet e erreta. Si lloj metafore, vertete.
Disa persona jane te erret, te zymte, idiote nga jashte, por permbrenda jane floke debore, te bardhe, delikate, aq te brishte sa prishen ne çast kur i prek. Sepse ajo 'prekje' mund te jete fatale per ta. Mund t'i lendoje shume ata, prandaj fshihen pas skajeve te tyre te erreta. Skaje si mure te larta. E kemi degjuar shume here kete. Keto mure qe kane per qellim te na mbajne sigurte, ne te njejten kohe aq te paprekur sa vetmia i vret. Derisa arrin dikush qe ka forcen t'i shembe. Per mire apo per keq, nuk ke ç'te besh perveç te perballesh me faktin qe do te jete shume e veshtire t'i ngrisesh prape keto mure ashtu siç kane qene. Ajo eshte nese te duhet t'i ngrisesh. Per hir te shpetimit prej nje zemre te thyer apo besimit te zhdukur mos u ndertofshin kurre me.
S'te kam prane dhe malli trete, une e di jo nuk eshte e thjeshte...
Kenga tjeter filloi dhe menjehere dora u ndal.
Pse dreqin nuk e kisha fshire ate kenge?!..Te mos dua asgje sot, sa ftohte. Dhe mbeshtillem ne erresire, me kujtimin me te mire...
Sikur t'ishin ato kujtime te mira.
..Dhe marre force une te jetoj, besoj. Ai nuk iku pa kthim, jam duke pritur do t'vije. Duhet te mesohem, pa ty. Pse po me thone, 'jeta vazhdon'?
Ai iku. Natyrisht qe iku. Gjithmone largohen. Prita me vite por nuk u kthye. Prita aq shume sa u mesova pa prezencen e tij. Me kishin thene nje here 'Me mire vetem sesa me influence te keqe'. Dhe influence me te keqe se ai s'kishte. Shites droge famekeq me rekordin kriminal qe do ta mbante ne burg per tere jeten. I thosha gjithmone kete. Mundohesha ta beja te mire, ta sheroja. Por nuk funksiononte. Gjithçka beri ishte qe me perdori. Me futi ne lojerat e tij te semura. Me shkaterroi ne çdo aspekt. E raportova ne polici. Shpetova veten, por ndoshta edhe ate. Kishte tre vjete qe ishte ne qeli. Pese muajte e pare e kisha vizituar deri kater here ne jave, nuk e di pse. Thjeshte e beja. Por kurre nuk me uleriste, kurre nuk e zinte ne goje se une isha ajo qe i'a nguli thiken mbas shpine edhe pse e dinte mire qe isha fajtore per burgosjen e tij. Me thoshte se me donte, çdo here qe shkoja. Me thoshte se sapo te dilte do ta linte drogen per mua dhe do te jetonim ne vilen e tij, ne zemer te Parisit. Do te shkonim atje me helikopterin e tij, apo edhe me jaht, me thoshte se do te vendosja une. Te gjitha drejtonin gishtin drejte nje shenje masive para syve te mi, ajo shkruante 'parate e droges'. Nuk mund te jetoja ne nje vend qe qelbej nga ai mallkim. Do te martoheshim ne menyren me te veçante. Me thoshte se do te me propozonte para Mona Lizes. E kundershtoja duke i thene se rojet e sigurimit nuk do ta lejonin te bente nje gje te tille, ndersa ai thjeshte thoshte se nuk i interesonte, sa do i prishur, i çmendur dhe i droguar ishte, ai besonte ne mua. Ai kuptonte dashurine time per artin. Kuptonte edhe vete artin. Pastaj me thoshte se une isha arti i tij, rubini, diamanti, safiri, shpetimtarja, dashuria e jetes se tij. Sigurisht mendja ime naive e nje shtatembedhjete vjeçareje e besonte çdo fjale, çdo ze qe dilte nga goja e tij.
Per te isha nje gur i çmuar. Nje fytyre e bukur. E rendomte. Gjeje me miliona si une. Dreq, ishte i rrethuar me klone te mija para se te futej ne burg. Para se ta fusja ne burg. Por e mira ishte se ato klone nuk posedonin te njejtin shpirt, te njejten menyre te shikuarit te jetes.
YOU ARE READING
Xhuli
RomanceALBANIAN. - Gjithmone kam pasur frike dashurine. Gjithmone i shmangesha edhe pse doja te isha e dashuruar. Mundesite...po, kam pasur nga ato. Me pelqen t'u'a bej me dore teksa kalojne para syve. Dhe kur ai, i duhuri, erdhi..per pak sa nuk e humba. ...