Paulo
I rra rreth e rrotull dhomes se qelqte,dhe vura re qe shtangu ne nje cast.Hapat e saj te qete ndaluan,dhe syte i mbante te ngulur vetem ne nje vend.U ul ne gjunj dhe pa e kthyer koken pershperiti 'Fik driten e sallonit, ler vetem ambazhurin e komedines ndezur dhe mos fol asnje fjale e as mos bej zhurme'.Rrotullova syte nga forma e saj urdherore por bera sic me tha.Ju ula prane dhe po perpiqesha te kuptoja se ne cfare ishte fokusuar.Nuk kaluan as disa sekonda kur nje shkurre perballe nesh po levizte.Nje bisht i portokallte doli jasht saj.Ishte i fryre dhe kishte nje gezof aq te bukur,sa dhe une per pak caste u hipnotizova.Nje dhelper po fshihej aty,dhe Eleonora po ja bente me dore,thua dhelpra do e kuptonte shenjen e saj.Sa e pafajshme eshte kjo vajze...
E puth tek supi,dhe njerin rrip te fustanit ja ul poshte,e me njeren dore ja mbeshtjell belin.Ia kaloj floket e bukur mbas shpines,i liroj qafen dhe vetem mbushem fryme ne qafen e saj.Sa e bukur eshte ndjesia kur e kam prane.
-Oh shiko,nje bebe dhelper.Shihe sa e bukur.A mund ta marrim?Oh ja ku eshte dhe nje tjeter...
-Ti sapo ke ne shtepi nje pantere dhe nje lepur.Nje dhelper do ishte e tepert.
-H pra tani sikur do i rrisesh ti dhe do kujdesesh ti per ta-ma ktheu me ate fytyren e merzitur.Po keshtu me fjale nuk ja del dot me kete vajze,keshtu qe do te perdor ate qe di me mire.Ta prek ne tela.
-Po sikur mami i vet ta kerkoje cdo dite edhe te mos e gjeje?Po sikur motra apo vellai i saj te merzitet po e morem ne?Ata nuk do e kuptojne qe ne ua moren bebin e tyre,ata vetem do e ndjejne mungesen cdo dite.
-Se kisha menduar keshtu...do merziteshin vertet shume.-dhe nje lot i rrodhi nga faqja.
-Po tani perse po qan?Do te adoptojme neser nje dhelper nese ti deshiron kaq shume...
-Jo...
-Po cfare atehere?
-Mu kujtua familja ime...-dhe mbeshteti koken e saj tek une.Ndjeja kemishen qe me ishte njomur dhe ndjeja qe e qara e saj po behej me e thelle.Trupi i saj dridhej por ze po nxirrte te mbytur.
-Te premtoj qe do te shkojme bashk ti takojme.
-Oh jo kurrsesi bashke!-Ngriti koken e me syte e saj te hapur aq shume nga habia,thua kishte pare ndonje vrases,po fshihte faqet e lagura ne lot.Ata sy te jeshilte ishin theksuar me shume dhe pigmenti i tyre ishte bere me i kthjellet dhe me i paster.Ishte shum e bukur kur lotonte dhe pse urreja ta shihja ne gjendje te tille...
-Pse?Nuk do te te shoqeroj?
-Oh,po te pa babai im perkrah meje,do te te detyroje te martoheshe ose te largoheshe...Nuk mund ta bej me dhimbje zemre ti shpjegoj qe ne te dy jemi vetem shoke.Nuk do e kuptonte...
-Por ti je e martuar me mua.Ti je nje Salvador.
-Jam ne nje matese inekzistente,qe e njohin vetem prinderit e tu dhe jote moter.Askush nga ana ime nuk di asgje.Ishte nje martese per te me shpetuar koken nga kushdo njeri qe do kishte lajthitur te me merrte peng per te zbuluar dicka me shume per ty.Mbiemri Salvador eshte vetem nje mbrojtje per mua,jo nje kuptim.
-Pra ti e refuzon martesen tone.
-Paulooo eshte nje martese qe ti vete me ke detyruar dhe me ke shpjeguar qe eshte vetem per dokumentacione.Fasade sa zeri te perhapet qe ti je i martuar me mua dhe askush me smund te kete guxim te kerkoje nga une me shume.Nese ne neser pasneser ndahemi,une do ti rikthehem mbiemrit tim dhe ti do mbash po tendin.
-E dashur,ti je nje Salvador dhe do mbetesh nje Salvador me apo pahir.
-Paulo, une kam ndermend nje dite te kem per krah meje nje burre qe te me doje,nje burre qe per te te jem me se e mjaftueshme.Nje burre qe te me admiroje per arritjet e mia jo vetem per bukurine qe kam.Nje burre qe te me jape kurajo kur dicka te me duket e veshtire.Nje mashkull qe te me beje te ndihem e dashuruar,te me jape flutura sa here e shoh.Te me fale nje ndjenje qe quhet dashuri.Nese une nuk do kisha dashuri per te,sdo mund ti falja kurre asnje gabim,sepse sdo me dhimbsej aspak.Ndaj per nje familje te shendetshme duhet dashuria...
-Por ti i fal gabimet e mia...ti je ende ketu sado qe ke nete qe qan apo jo?
-Po,e drejte.Une i fal gabimet e tua , por deri kur?Do vije nje moment ku nuk do te te shoh me me dashuri dhe thjesht gjithcka do te venitet.Do jesh njesoj si te tjeret dhe une do iki.
-Pra po me thua qe ti me do.
-Oh jo Paulo,por nga dashuria une fal.Ti je nje mik i mire.Edhe miqt falen apo jo?
-Po sikur une te te jap te gjith vemendjen qe ti kerkon,pushtetin tek une,admirimin dhe perkujdesjen,dhe serish me vone te ikesh?Ndoshta nje dite do te te dukem me i madh sec duhet per ty,ndoshta nje dite do te te dukem jo i denje se nuk jam doktor krah per krah teje.Nje dite do te te dukem thjesht nje njeri i zakonshem qe do te kesh ne shtepi dhe sdo ndjesh me asgje me shume...
-Po ta mendoja qe nuk do ishe i duhuri per mua,dhe do vazhdoja me idene 'ta shty sa ta shty' me ty,ndoshta kjo gje do te kishte ndodhur.Kjo gje do te me ndodhte me Klevin,te pakten keshtu e ndjej ndaj kurre skam nisur nje marrdhenie me te.Une nuk perfshihem nese nuk jam e sigurt qe nje mashkull eshte i duhuri.Une do zgjedh ke te dua une jo kush me do mua.Ktu eshte ndryshimi...
-Por ti nuk me zgjodhe mua.Une te rrembeva ty.
-Ishte fati im atehere.Deri sa te te kisha njohur do isha duke u sorollatur neper spitale ende me Klevin e ndonje tjeter ne talking stage te deshtuar deri sa te gjeja serish ty.Mendoj qe ne nje pike te caktuar te jetes asgje nuk eshte rastesi...
-Cfare mendon qe me ben mua te duhurin per ty?
-Egoja.
-Po tallesh tani.Ti e urren egon time.Ti je ajo qe me therret narcist dhe ma shpreh gjithmone sa shume e urren kete gje.
-E vertete.Pikerisht kete dua me shume.Je mashkull qe ke ego.Ke egoo qe te jesh me i miri,dhe e ul bythen dhe i perkushtohesh punes dhe ja del.Ke ego qe te jesh me i pashmi,dhe i perkushtohesh vetes ne veshje me shije dhe klas,mjeker te rruar gjithmone,2 here ne jave i qethur,palester dhe trup te rregullt.Ke ego te jesh me i zoti,dhe je i perkushtuar te mbyllesh ne zyre dhe te punosh me ore e dite te tera vete sepse punen tende nuk ja beson njeriu tjeter.Ke ego dhe egoja eshte kofidenca jote e kjo ne syte e mi te ben idealin.Si te jem une si te mos jem une ti je perfekt.Ste mungon ambicia ta shohesh boten ndryshe dhe ti te jesh qendra e saj.A je narcist i poshter?Jo dhe aq.E shoh sa i do shoket e tu,e shoh sa kujdesesh per nipin tend,e shoh sa i do prinderit,e shoh se si respekton vendimin qe une jam e virgjer dhe nuk i kalon kufijt e mi.A je imoral?Kurvat ta prishin pak,kjo e rrezon te gjithe kalane qe do mendoja se mund te ndertoja me ty,por kjo nuk me ben dot te heq dore sepse gjeje cfare?
-Edhe ti zogu vogel ke ego-thash me nje buzeqeshje ne fytyre.E cmendura e shtepise paska qene vigjilente ne cdo detaj te jetes sime e une mendoja qe e vetmja gje qe ajo di te beje eshte te mjekoje te qaje quqrravitet dhe te ledhatoje kafshet.
-Po.Kam nje ego te semura gati gati si tenden.Ia kam dal vete pa patur nevoje per nje mashkull dhe cdo gje ka qene perfekte.
-Po ja ku je sot.Po me kerkon te futem ne jeten tende.
-Nese deshiron mund te ikesh,dera eshte e hapur.Une kthehem tek mami babi im.Do qaj ca dit se do me marre malli per surratin tend idiot.Do filloj te punoj nga 12h shift qe te heq mendjen dhe te lodhem kur te vi ne shtepi vetem te fle gjume dhe te mos kem kohe as te mendoj dhe voila...Pas disa kohesh do jesh harruar.
-Kaq lehte mendon qe do te me harrosh?
-Po.Sepse sme ke marre dhe ste kam dhene asgje.
-Po sikur...po sikur...
-As mos e mendo.Nuk dua.Nuk jam e sigurt.Nuk do te ndodhe.-me puthi ne faqe dhe u ngrit nga aty.U ngjit lart dhe kembet e zbathura me gishtat e lyer aq bukur,preknin shkallet e qelqta qe e conin ne katin e dyte.
-E adhuroj kete shtepi po nuk kam pijama-t e mia...Nuk mund te fle me kete fustan.
Hoqa bluzen time dhe u ngjita drejt saj.Ia zgjata dhe syte e saj ishin tek gjoksi im.
-Vishe kete,do flesh rehat se eshte pambuku...
ESTÁS LEYENDO
MY ESMERAY
RomanceAtehere kur i je dorezuar fatit te jetes,dhe nuk perpiqesh me te luftosh kunder rrymes as per veten tende,trazohen ujerat e qetesise.Kupton qe zoti ose te ka te preferuar per te te sprovuar dhe nje here ose per te te shperblyer.Dhe ne te dyja rastet...
