Po qendroja ne mes te dhomes,ishim vec une dhe ato mobilje te ftohta pa ngjyra.Jo se jam fanse e ngjyrave por me mungon ngrohtesia e dhomes sime.Kjo qe po rrija tani ishte shume e madhe per mua dhe ndihesha shum vetem.Bente fresket nga xhamat e hapur te dritareve dhe gjithcka ishte e zhytur ne erresire,ku vetem nje hapsire e caktuar dhome ndricohej nga llambushka e vockel e ndezur.Hapa garderoben qe kisha aty,gjeta nje kemishe nate,hoqa recipetat qe mbaja veshur dhe vesha kemishen.U shtriva ne shtrat,por ngrihem perseri.Duhej te nderroja edhe te mbathurat.E ndjeja veten te lagur vetem nga prezenca e tij qe pata prane ...Vesha nje pale te tjera edhe plandosem rende serish ne shtrat.Nuk isha mesuar me ate pamje qe me ofrohej.Me mungonte tavolina ime e shkrimit,laptopi im i vockel,rafti ter libra dhe laspa me ngjyra ,me mungojn arushet e mi prej pellushi dhe ...Mbi te gjitha me mungon vellai i vogel.Un fle me te ne nje dhome.Ne fillim nisi si "shaka" sepse ai kishte frike,tani jam un ajo qe nuk dua ti ndahem nga dhoma.Deri naten vone flasim per gjerat nga me te ndryshmet,e pyes per diten e tij,per shoqet qe ka,per shoket qe mban afer,per zyshat qe me kan dhene dhe mua mesim...Me mungon ai vogelush...
Nisa duke qare,dhe nuk po e kuptoja se sa po qaja deri ne castin qe faqja me prek ne siperfaqe te njome.Mos me kritikoni qe qaj per cdo gje.Jam tipi femres qe qaj lehte per gjerat qe dua shume.Jastiku ishte lagur i teri,dhe jo pak.Ngrihem nga shtrati,ndoshta po te ha dicka do te ndihem me mire dhe do mund te fle.Gjate gjithe mbremjes nuk munda te fus ne goje asgje sepse isha teper e zene duke degjuar ato histori te bukura per Paulon e vogel dhe teper e zene duke buzeqeshur e here pas here duke qeshur dhe me gjithe shpirt.Ai djale te jep pershtypjen e nje mashkulli teper serioz, nje mashkulli te sprovuar nga jeta,qe fsheh shume gjera,qe nuk ka qef te tregohet i dobet.Nje tipik veriori shqiptar qe eshte gati me pare te ti plase trut ne ere sesa te rrije te harxhoje nerva me ty.Duket sikur jeta e tij eshte ter kohes vetem femra te bukura cdo nate nga nje te ndryshme,nje jete luksoze ku si mungon asgje,nje djale qe nuk eshte ende gati te mblidhet dhe te krijoje familje,nuk eshte ende gati te heqe dore nga jeta qe ben per te qene i qete dhe i lumtur vetem me nje vajze ne jete.Vura re qe ai e deshiron kete gje,po duhet te kete dicka qe e pengon...
Mes tere ketyre mendimesh kisha perfunduar ne kuzhine duke prere ne feta nje sallam qe gjeta ne frigorifer,dhe me te bera nje tost te vockel,e kembet me cuan ne ballkonin e sallonit.Te pakten qielli dhe yjet me ofronin te njejten pamje qe shihja ne Shqiperi me vellain.Te pakten per ato pak minuta me dukej vetja si ne shtepi.Ai vogelush e sigurt qe s'duhet te kishte rene ne gjume,e lotet e mi nuk pushonin se renuri e pse po capitesha duke ngrene buke.Aty sa mbarova dhe kafshaten e fundit ,ngrihet nga erresira nje gje,qe se mora vesh ca ishte.Isha gati ne te bertitur kur nje dore me mbyll gojen.Ishte syjeshili.Me trembi per vdekje.
-Heres tjeter ben mire te me thuash qe je rreth e rrotull meje,se keshtu do pesoj infrakt ndonje dite.
-Nuk po e kuptoja se a ishe e zene duke ngrene apo ishe e zene duke qare.Kurr skam pare nje femer te qaje kaq shum brenda nje dite.Si ja del?
-Nuk jam femer,jam ende e vogel.Jam nje vajze mos te them vogelushe.Teper e vockel.Nuk jam larguar kurr nga familja,dhe po me keput malli per vellain.Ndoshta mund te duroj larg mamit dhe babit por larg tij jo...Un e kam rritur vet ate.Me mungon sa smund ta them me fjale...
Ai me zgjati telefonin ,qe la te nenkuptuar faktin qe mund ta telefonoj.Dhe ate bera.Ishte e pamundur qe ai capken i vogel te ishte ne gjume.Ose do ishte duke luajtur me shoket e tij online,ose i vetem.Por qe te ishte ne gjume ska shance.I bie telefonit te tij dhe ma hap direkt.
-Ohhh heyy babyyy,ku eshte shpirti im i logel?
-Ohh hellooo po ku je kur do vije motra ime e dashur?-e dallova ne ze qe e kishte marre malli-mami me babin me than qe ke ikur me punen ne Turqi,pse nuk me ke thene dhe mua kete?
YOU ARE READING
MY ESMERAY
RomanceAtehere kur i je dorezuar fatit te jetes,dhe nuk perpiqesh me te luftosh kunder rrymes as per veten tende,trazohen ujerat e qetesise.Kupton qe zoti ose te ka te preferuar per te te sprovuar dhe nje here ose per te te shperblyer.Dhe ne te dyja rastet...