Përrallë e thyer

1.2K 56 19
                                    


"Gjithsesi , nuk ka rendesi sesa shpesh , sesa shume ose sa afer ti  mund t'u hedhesh nje sy gjerave qe nuk i ke me nenkontroll. Ndonjehere gjerat dhe njerzit largohen. Ashtu sikurse ti" 

-Ceceila Ahern

Ishte e veshtire ta besoje qe ajo kishte ikur. Me dukej sikur do te kthehej. Ende vazhdoja ta prisja te kthehej nga dyqani. Prisja qe ajo te me kerkonte ta ndihmoja per te pergatitur darken dhe me pas te tregonim cfare kishim kaluar ate dite , por i benim ato me aventuriere . Prisja qe ajo te me komplimento floket e mi dhe te pershkonte  duart e saj te buta mbi kacurrelat e mia . Prisja qe ajo te me kujtonte sesi ne do te shkonim ne LA dhe te imitonim ate theksin , ate shqiptimin amerikan. Prisja qe ajo te me thoshte se me donte shume , sikur  vetem nje here.


Shtrati dukej shume i madh pa te. Ajo gjithmone e bente vendin me te ngrohte. Tani gjithcka dukej kaq e ftohte. Deshiroj me gjithe shpirt qe ajo te ishte ketu. Me duhet te fle ne nje divan. Sepse... Ne gjithmone flinim ne shtrat sebashku. Ishte ndryshe , shume me ndryshe . 

Medalioni i saj qendronte ne kuti. Ishte nje surprize. Ajo gjithmone fliste per te patur nje te tille. Punoja me orar te zgjatur tek furra  per ta perballuar nje te tille. Por ajo kurre nuk e vendosi ate.

Ditelindja e saj ishte si sot nje jave. Ajo nuk e mori dot medalionin e saj.

Ajo gjithmone mbante ne koke kapelen time portokalli. Mbante nje arome ashtu sikurse ajo. Shampoja me vanilje qe ajo perdorte e bente te mbante nje arome te mrekullueshme. Une e hodha ate. Me kujtonte aq shume gjera nga ajo . 

Biskotat  qe ajo perpiqej te gatuante ishin ende ne banak. Ato kishin nje shije te tmerrshme por ajo me bente qe une t'i mbaja ato.Ajo me tha qe ne do i hanim ato ne ditet e keqija , pasi dita qe ne i beme ato ishte vertet e mire.

Prinderit e saj me telefonuan. Por , une i injorova. Ata mendonin se une isha i perkryer . Teper i perkryer. Kjo ishte nje situate  qe ata mund te me fajesonin mua. T'u tregoja ngjyrat e mia te verteta, sesi isha ne te vertete.

Isha i frikesuar te largohesha nga shtepia.Ne  u larguam te gjithe se bashku. Tani qe ajo u largua, nuk kishte arsye se pse te shkoja aty më .  Une shkova disa here , por  , e bera per te . E dija qe ajo nuk do te donte te me shikonte mua keshtu .  

 Endrra jone ,perralla jone u shkaterrua.  Ajo me beri qe une te besoja . Ajo ishte arsyeja qe une kisha shprese per nje dite tjeter . Ajo ishte arsyeja qe une besoja ne fundet e lumtura.

Tani

une

e di 

qe  

ka qene

nje  

genjeshter 

e shemtuar.

Une nuk qava , por ndihesha i pafuqishem.

Askush nuk me kuptonte me mire sesa ajo. Kur ajo ishte prane meje , sme interesonte per te tjeret.

Por tani... Ata mund te shohin qarte permes meje.

Une po cmendesha. Cdo sekonde , cdo minute , cdo ore , cdo dite.  Gjithcka ishte si nje  xhirim i ngadalesuar (slow motion) .

Mendoja a i mungoja asaj.

Mendoja a do provonte qe ne te ishim serish bashke. Nuk do habiteshe nese nuk do e bente kete gje.

Ishte faji im qe ajo u largua.

Dhe nuk do kthehej kurre më...


Red Velvet » h.s [Shqip]Where stories live. Discover now