Surpriza

2.1K 156 18
                                    

Mbremja mbaroi rreth ores 4 te mengjesit. Endrju dhe te tjeret do te qendronin ne hotel sepse donin te benin plazh diten tjeter,keshtu qe ne ishim vetem ne makine.
Gjate rruges folem per gjera te ndryshme,degjonim muzik dhe qeshnim. Here pas here Leo kthehej nga une dhe me puthte doren. Ishte shume i lumtur dhe dukej kaq bukur keshtu.
Kur arritem te shtepia ime nuk me la qe te ngjisja vetem shkallet,por me shoqeroj deri tek dera. Aty me puthi ne ball dhe iku.
Hyra ne shtepi dhe isha e mbushur me lumturi,por vendosa ta mbaja perbrenda. Nuk doja ta ndaja me askend,as me motren. Doja ne fillim te kthjellohesha me veten per çdo gje qe ndodhi. Doja ta analizoja njehere vete
"Leon e embel" dhe pastaj te merja mendimet e te tjerve. Kjo per arsye se nuk doja te ndikohesha nga te tjeret ne vendimet e mia.
Dhe me keto mendime me zuri gjumi ate nate dhe shume nete pasardhese. Me Leon flisja vetem ne telefon sepse kishte ikur tek gjyshja ne nje fshat turistik. Me thoshte te kam zemer,por asnjehere nuk kishim hapur muhabet lidhje.
Ishte data 20 korrik ditelindja ime. E kisha enderruar kete dite,por meqe Leo nuk ishte vendosa te festoja vetem me familjen. Ai as qe e dinte ditelindjen time.
U zgjova nga ulerimat e motrushes time,mund te ishte ora 7 e mengjesit:
-Ania çohu urgjentisht,-bertiste si e çmendur.
-çfare ke kaq heret,-i thashe.
-hajde se ke nje surprize te dera,-me tha e entusiazmuar.
-surprize pfff,-shfryva e pergjumur. Kohet e fundit qe kur kishim marre pushimet tek palestra isha bere shume gjumashe. Po ashtu edhe mbremjen e kaluar kisha fjetur vone pasi prinderit dhe motra me kishin kenduar kengen e famshme te ditelindjes.
U çova gjithe pertese dhe dola te dera me pizhama dhe floket e ngaterruara.
Kur ç'te shikoja perpara meje qendronte nje buqete e madhe me trendafila. Ishin shume dhe Stela sikur te me kishte lexuar mendimet me tha:- 118.
-wow nuk u lodhe duke i numeruar,-ja ktheva tashme e kthjellet.
-te kujtohet kur ishe ti qe emocionoheshe per mua kur me vinin buqeta,tani eshte rradha ime. Pastaj une nuk kam marr ndonjehere buqeta kaq madheshtore madheria juaj,-dhe beri nje perkulje siç bejne sherbetoret para nje princeshe. Kjo eshte motra ime e çmendur per te cilen une jap jeten.
-Haha shpirti im.
-hajde tani hape kartolinen dhe lexoje per publikun,-me tha entuziaste.
-po ajo kutia çfare eshte?-i thashe duke bere me shenje nga nje kuti me leter te kuqe qe ma kapi syri ne cepin e tavolines?
-erdhi bashke me trendafilat.
-ou prit ta shikoj njehere...-dhe e mora ne dore. Hapa leten dhe pastaj kutine. Brenda saj ndodheshin 18 çokollata ne forme zemre te mbeshtjella me leter ne te cilen kishte nje shkronje. Po ti lexoje ne rradhe formohej fjalia: TE-KAM-SHUME-XHAN❤
Dhe ne fund njera kishte nje zemer te vizatuar. Waw kisha ngelur e ngrire. Kush te ishte ky romantiku qe kishte bere gjithe kete çmenduri?
Mendimet mi nderpreu mami duke me pyetur kush mi kishte derguar. I thash se nuk e dija,por ajo me nje ton te prere me tha te hapja kartolinen. E mora dhe nisa ta lexoja:
"E vetmja ime! Do te doja shume te isha prane teje sot dhe te uroja i pari pervjetorin e lindjes,por nuk mundem! I jam shume falenderues zotit(edhe prinderve te tu) qe te ka krijuar ty. Je njeriu me special qe kam arritur te njoh ne gjithe jeten time. Je krijesa me e embel dhe e sinqerte qe ka kjo toke. Prandaj te uroj edhe 100-vite te tjera prane njerzve qe ke ne zemer!

Ps: Spresoj qe ne te ardhmen te kem dhe une nje vend ne ndonje cep te saj.
Me dashuri,Adhuruesi yt sekret.

Ishte Leo,e dallova nga fjalia e pare. Vetem ai me quante ashtu. Por gjithesesi prinderve ju thash qe se dija. Stela ju tha qe ndoshta eshte nje djale qe me propozonte ne gjimnaz. Ai ishte i fiksuar pas meje dhe gjithmone me dergonte lule aq sa dhe prinderit e dinin. Babi,i cili kishte qene shume vigjilent u kthye dhe tha:
-Nuk ka mundesi te jete Aldo. Keto jane shume te kushtueshme. Ku i ka gjetur ai kaq shume leke? Eshte dikush qe eshte i rritur dhe ne pune. Ne pune te mire madje sepse keto kushtojne sa rroga e nje muaji.
Pas kesaj filluan me keshillat e tyre mbrojtese. Kujdes ketu,kujdes atje.
Dhuratat me hapen shume probleme,por ama me lumturuan pafund.
Pasi festova me familjen nga darka e kishim lene te dilja me grupin qe dilnim perhere. Endrju do vinte te na merrte ne oren 8.
Pasi u beme gati zbritem posht me Stelen dhe hipem ne makinen e tij.
Dy gjera te çuditshme po me benin pershtypje. E para se Stela me dha nje fustan te kuq,te shkurter dhe me tha qe ma kishte blere Endrju. Endrju nuk blen kurr keshtu dhuratash edhe nese po pse s'ma solli vet? E dyta sepse sa hyra ne makine me lidhen syte. E çuditshme!
Pas rreth 5 minutash arritem ne nje vend dhe zbritem. Endrju me shoqeroj ne nje vend qe dukej si ashensor. Po ishte ashensor sepse e dalloja nga zhurma. Pasi dolem nga ashensori me tha te hiqja shamine dhe te ndiqja udhezimet.
Hoqa shamine,por Endrju nuk ndodhej prane meje. Dhe sa u ktheva nga dera zemra filloj te rrihte si e çmendur. E njihja kete dere shume mire... Nuk mund ta besoja ate qe po ndodhte...

E VETMJA IMEWhere stories live. Discover now