Darka

2K 155 10
                                    

Nuk mund ta besoja, Leo ishte kthyer per mua. Ky ishte apartamenti i tij. Ne dere shkruhej hape dhe ndiq shigjetat. Emocionet me pushtuan te gjithen. Po me dukej vetja si ne ndonje film. Nuk mund ta besoja qe i kishte bere Leo gjithe keto. Keshtu surprizash kisha pare vetem neper filma dhe Endrjun qe i bente Alesias. Ai ishte nje romantik i thekur,por Leo jooo.
Hapa deren dhe u futa duke ndjekur udhezimet. Ambjenti ishte gjysme erresire dhe ndriçohej nga disa qirinj mbi nje tavoline te shtruar per dy veta. Shigjetat te bera me petale trendafili tregonin ne drejtim te njeres nga dhomat. I ndoqa dhe u futa ne dhomen e Leos. Mbi krevatin e tij ndodhej nje kuti e madhe dhe e hapa. Me pas hapa mbi dhjete te tilla deri sa gjeta nje kuti te vogel dhuratash dhe nje pusulle: FALEMINDERIT QE EKZISTON,FALEMINDERIT QE JE KETU PER MUA!
Pasi e lexova hapa kutine dhe....ishte bosh. Haha fillova te qeshja dhe ngrita zerin qe ai ta degjonte kudo qe ndodhej:
-mesa shoh filmat romantik qenkan te preferuarit e tu Leo. E di me zhgenjeve. Nuk prisja te ishe kaq..i brishte dhe romantik,-dhe qesha perseri. Kur ndjej dy duar nga pas meje qe me rrethuan belin dhe buzet e tij ne qafen time. Ajo puthje me beri te dridhesha. Ishte diçka e huaj per mua qe e ndjeja per here te pare.
-krijesa te çuditshme jeni ju femrat. Ankoheni kur s'jua varim,ankoheni kur perpiqemi te jemi romantik,- me tha duke me dhene puthje te vogla ne qafe. Pastaj vazhdoj:
-mos po kerkoje gje kete?-dhe ndjeva te me vinte nje varse ne qafe. Pasi ma mbertheu me dha dhe nje puthje tjeter ne qafe perpara se te me dilte perballe. E pashe varsen ishte ne forme libri,qe ai me shpjegoj se ishte Kurani. Ajo hapej dhe ne njeren ane vendosje foto ndersa ne tjetren kishte nje gur te vockel.Po e shifja dhe Leo nisi te shpjegonte:
-e ka pasur gjyshi im dhe ja ka dhuruar gjyshes sime. Ai guri eshte diamant dhe egjitha eshte flori. Duhet pasuar nder breza,por nena ime nuk e meritoi kurre. Po ta dhuroj ty sepse je femra e vetme me te cilen do te krijoja familje. Nese s'je ti s'eshte askush tjeter. Mos u shqeteso nuk ke asnje detyrim meqenese ke varsen dhe duhet patjeter te jesh me mua. Ti je e vogel dhe ndjenjat kundrejt meje mund te ndryshojne,por pavaresisht nese jemi ose jo bashke,kjo eshte e jotja. Sepse e meriton dhe sepse je e vetmja qe me shnderron ne kete budallain qe eshte i afte te beje çdo gje qe ti te ndjehesh mire. Si kjo gjeja romantike sot pershembull,-filloj te qeshte dhe te ferkonte fytyren duke thene:- mos u tall me mua,Endrju e ka fajin. Me ka bere si veten.
-e dija qe kishte dore Endrju ketu. Çne Leo karagjozi qe nderron te dashurat çdo jave te jete kaq romantik,-i thashe.
-jane te shkuara ato zemer,tani me intereson vetem njera,TI,-dhe me puthi.
Ishte puthja e dyte. Edhe me e embel dhe e ndjere se e para. E ndjeja,e ndjeja ne çdo qelize timen kete njeri. Ndjeja dhe kisha frike njekohesisht. Kisha frike se dhe une do behesha si nje nga ato vajzat qe shihja perdite ne tualetin e shkolles me rimel te zhgerryer duke u qurravitur per te dashurin tradhetar. Kisha frike se i kisha pare femrat me te cilat lidhej qe s'ju gjeje nje difekt ne fytyren e tyre perfekte. Dhe perseri beheshin ISHE te tij. Kisha frike se mos lodhej dhe me mua dhe me flakte shpejt si ato dhjetra ishet e tij. Leo ishte tip jo i qendrushem,menefregist qe te vriste me qetesin e tij. Por kur ndjeja buzet e tij mbi lekuren time frika zhdukej si me magji dhe ja linte vendin ndjenjave qe me pushtonin çdo cep te shpirtit. Po kush isha une qe ti mposhtja,askush. Une isha nje "viktim"e ndjenjave qe kishin mposhtur burra dhe gra te hekurt dhe jo mua qe s'isha veç nje pike uje ne nje oqean aq te madh viktimash.
Pasi u shkeputem me kapi doren dhe duke dale ne dhomen e ngrenies me thote:-duhet te maresh ca mesime ti vogelushe.
-mesime? Per çfare?- e pyeta.
-se si te puthesh. Nuk te kane mesuar asgje zonjushe,- dhe po qeshte.
Nuk doja veten ne ato momente. Kushedi si isha skuqur. Ndjeja nje avull te nxeht te me pushtonte fytyren. Ishte hera e pare qe me vinte ne siklet kaq shume. Ai e vuri re dhe u be serioz e me tha:
-Ç'ke An, te merzita?
Jo idiot me bere qejfin. Mu duk komplimenti me i bukur ne bote,mendova dhe ju pergjigja:
-jo pse t'me merzisesh, nuk kane te gjithe eksperiencen tende me femra. Jo te gjithe meshkujt i trajtoje femrat si leter,qe pasi e zhgarravisin e hedhin ne plehra.
Vendosa ta beja te ndihej keq dhe une. Dhe absolutisht mos ti jepja kenaqesin e te ndjerit "i pari"per mua. Vertet isha 18-vjeçe,por ai nuk mund te tallej me mua si te donte.
-vogelushe e thash me shaka,pastaj s'ka asgje te keqe te te mesoj si dua une.Ne jemi te dashur tani,-dhe me shkeli syrin.
-une s'kam marre asnje propozim,-i konstatova. Doja ta acaroja pak.
-pse mos do te te beje propozimin klasik "a do te behesh e dashura ime" tani?-me tha me tallje nderkohe qe uleshim ne tavoline. Nuk acarohej ndonjehere ky njeri.
-normale,-ja prita shkurt.
-ok. Princeshe Ania e pranoni kete sherbetorin tuaj besnik,qe ju perulet perzemersisht,si te dashurin tuaj te zemres?- ishte ulur ne gjunje me doren ne zemer perpara meje. Dhe une ju pergjigja jo duke qeshur.
-jo,si jo? Do te hap librin e propozimeve te gjej nje tjeter?-me tha duke qeshur si budalla.
-jo se kam frike se humb aty, se kushedi sa faqe ka,-ja ktheva ironike.
Pastaj qeshem te dy dhe keshtu vazhdoj ajo nate.
Gjate darkes qe ai kishte gatuar vet per mua beme shume muhabete. Dhe sigurisht debate te vogla. E falenderova per çdo dhurate e sidomos per varesen speciale. Ai me tregoj qe surprizat i kishte pergatitur bashke me Endrjun,motren e tij,Alesian dhe Stelen. I thashe qe me kishte hapur probleme me prinderit per shkak te luleve. Dhe ai me tha qe se kishte problem nese ju tregoja per te. Me lumturoj pa mase ky fakt sepse tregonte qe nuk donte te luante me mua si me gjithe te tjerat. Kalova nje nate te paharrueshme. Nuk doja te mbaronte ajo nate sepse nete te tilla nuk perseriten me. Lumturia e vertet zgjat shume pak...

E VETMJA IMEOpowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz