Hakmarrja

2.1K 150 20
                                    

Ndersa xhaxhi im priste pergjigjen Leo kerkon falje sepse po i binte celulari nga i cili nuk vinte asnje zile. Duhej te pergjigjej patjeter sepse ishte nje telefonate e rendesishme,siç tha ai dhe doli jashte per te folur. Sapo ai mbylli deren xhaxhai me kthehet duke bertitur:
- ku e gjete ate dobiçin qe na ke sjell ne shtepi?-e habitur dhe e trembur njekohesisht e pyes:
-pse,cfare ka ? E njeh?
-sa kohe ke qe e njeh?-me pyet perseri.
-rreth nje vit ,po pse me pyet? Nuk po kuptoja asgje. Pse mi bente gjithe keto pyetje xhaxhi, pse Leo reagoi ashtu kur e pa. Dhe ky i fundit po vonohej pak si shume me ate telefonaten e tij te rendesishme.
Nderkohe qe une mendoja keto gjera xhaxhi kishte filluar te bisedonte me ze paksa te ulet me babin. Te vetmet fjale qe me kapi veshi ishin "jam i sigurte qe eshte djali i Edit". Pra xhaxhai im njihte babain e Leos. Keshtu me kishte thene Leo se quhej babai i tij teksa shikoja nje foto te te dyve ne nje kornize ne dhomen e gjumit. Dhe ngjanin tmerresisht shume. Ishin identik aq sa nese do me vinin perpara nje foto te Leos dhe nje te babait te tij kur ka qene i ri mund ti ngaterroja me njeri-tjetrin.
Mendimet mi nderpret trokitja e deres. U çova dhe shkova ta hap per te gjetur perpara meje Leon e qete me laptopin e tij ne dore. Po ky sikur tha qe kishte nje telefonate? pastaj çfare donte me laptop ne dore? Shume pyetje pa pergjigje me ishin krijuar ne mendje.
Hyri brenda dhe pasi u rehatua ju kthye xhaxhait tim:
-dhe ku e lame biseden...a po prinderit e mi. Epo nena ime te bene te fala nga varrezat ndersa babai nga pushimet ne Paris... ndoshta? Nuk e di se ku,por ka nisur nje mesazh per mikun e tij te vjeter. Do te ta tregoj?-dhe ja afroj fytyren tashme me nje buzeqeshje ironike afer fytyres se tij sikur po i shpallte lufte. Por ajo qe me beri pershtypje me shume se fytyra e tij ishin fjalet "mikun e tij te vjeter". Kujt i dedikoheshin keto fjale? Kush ishte miku i vjeter i babait te Leos? Pergjigjen do ta merrja pas pak, por do te doja qe mos e kisha marre vesh kurre.
Ekrani i laptopit u ndez nga Leo per te shfaqur nje video per te gjithe ne. Ne video isha une qe i dorzoja nje çante dy djemve,njeri nuk dukej fare kurse tjetri ishte me kapele. Videoja ishte bere ne palester. Une kur ju dorzoja çanten ata me pyesnin kush ta dha dhe une ju pergjigjesha "xhaxhi".
E mbaja mend kete dite. Kishte ndodhur para dy javesh kur une pasi kisha qene ne shtepine e Leos isha nisur per ne palester. Ai me tha qe nese mundja ti çoja disa libra vellait te shokut te tij. I mbaja mend mire fjalet e Leos perpara se te dilja nga shtepia:
-"mos e vrit mendjen do vij ai djali ta marri tek palestra. Eshte pak me i vogel se ty ne moshe dhe me ka vene nofken "xhaxhi" meqe jam me i madh. Dhe po te pyeti per gje thuaj qe ma dha xhaxhi se me siguri ai s'ma mban mend emrin e vertet".
Mbasi e mernin çanten djemte futeshin ne tualetin e lokalit perballe palestres dhe i hapnin librat ku mes tyre nuk kishte fleta,por qese te bardha me pluhur.
Pra Leo me kishte perdorur si transportuese droge dhe une si budallaqe kisha zhytur veten dhe xhaxhin tim. Me vrau shume fakti qe ai me kishte perdorur. Ai nuk me donte.
Video mbaroi dhe Leo e fshiu direkt nga laptopi. Me pas ju drejtua xhaxhit tim:- nuk te vjen keq qe te kam vjedhur idene apo jo?
E vetmja gje qe po kuptoja ne kete mes ishte qe mund te perfundoja ne burg sa hap e mbyll syte,por nuk me interesonte. S'me interesonte as kjo dhe as urrejtja idiote qe mesa po kuptoja ekzistonte mes tyre. Mua me intresonin ndjenjat. Ndjenjat e thyera tashme.
Ai vazhdoi perseri me nje video tjeter ku dukej dhoma e xhaxhit dhe dikush qe hapte sirtaret e rrobave te cilet ishin te mbushura me qese te bardha. Kete video Leo nuk e fshiu. Madje i tha xhaxhit nese donte nje kopje. Kisha ngelur e hutuar dhe e mberthyer mbas divanit ku isha ulur. Hodha syte nga te tjeret dhe ata kishin ngelur njejte si une,perveç xhaxhit i cili kishte jo hutim por urrejtje ne syte e tij te zgurdulluar tashme nga mllefi.
Ate heshtje varri qe na pushtoi per disa minuta e nderpreu zeri i Leos i cili i drejtohej xhaxhit:-tani besoj se shtepia jote eshte e mbushur ne çdo cep me police ashtu si 18 vite me pare u mbush shtepia ime. Me beso eshte gjeja me e tmerrshme qe mund ti ndodhi nje femije 6 vjeç,humbja e prinderve dhe shkaterrimi i shtepise nga duart e ndyra te policeve te antidroges. Ai mori fryme thelle dhe tani me nje fytyre te trishte si asnjehere vazhdoi:
-isha vetem 6 vjeç dreqin. Une nuk kisha faj qe ekzistojne psikopater te fiksuar pas pasurise si ti.
Nuk ishte faji im qe nuk me le te qaja mbi trupin e coptuar nga plumbat te nenes time. Sepse ajo me donte. Ajo me kishte dashur qe ne barkun e saj. Edhe kur linda po ashtu. Por,me vone ishe ti ,psikopat,qe i injektoje urrejtje per mua sepse doje te donte me shume djalin tend.
Çfare po thoshte ky kshu? Tani çdo gje u be me e qarte ne mendjen time. Pra xhaxhi im ishte miku i babit me te cilin nena e Leos e tradhetonte te jatin. Po,qendronin shume mire gjerat. Xhaxhi kishte nje djale me te madh se Leo,por kishte thene qe gruaja i kishte vdekur kur ai kishte lindur.
Hodha syte nga te tjeret dhe nuk dukeshin te surprizuar nga historia qe Leo po tregonte. Pra te gjithe perveç meje e dinin kete histori. Madje dhe Stela. Leo vazhdonte:
-kur policia shkaterroj çdo gje poshte dyshekut te saj gjeta disa fleta qe i mbante si ditar. Nga ato qe lexova kuptova qe me kishte dashur.
Ju te dy me shkaterruat jeten. Me futet babain ne burg duke me lene jetim ne mes te kater rrugeve. Por edhe ty Fredi ste kam lene pa gje. Qe mos te me akuzoni se jam i keq. Jua kam kenaqur pak gocen.-ju drejtua tashme babit tim.
Çfare donte te thoshte me kete. Nuk me la as te mendoja kur shikoj veten ne nje video bashke me Leon ne krevatin "tone". O zot paskam fjetur me nje monster. E urreva me gjithe shpirt ne ato momente dhe ndjeva lotet e nxehte te me digjnin faqet.
Stela qe ishte me afer tij mbylli direkt kapakun e laptopit dhe ju drejtua:
-çfare ndyresire paske qene?-mesa duket edhe ate kjo video e vrau me shume se ato te parat. Ajo e dinte sa e doja une Leon. Ajo dinte çdo gje.
-ç'ke Stela? Qetesohu,-ja beri ai.
-te pakten e mesova se si te puthi dhe te beje seks,duhet t'me falenderoj per kete. Dhe ne fytyre kishte nje buzeqeshje ironike. Po e urreja megjithe shpirt,por ai as nuk mi hidhte syte. Babi im u çua dhe e kapi prej kemishe duke i thene:
- çfare faji ka Ania per vuajtjet e tua. Ajo as kishte lindur atehere.
-ke ti Fredi,ti e ndihmove kete plehren me "provat" qe siguroi per te fundosur babain tim. Sepse ju e dinit se nese ai dilte me gjithe te vertetat qe dolen ne shesh do hakmerrej.
Pra babi im kishte ndihmuar xhaxhin por s'po kuptoja perse dhe me çfare.
-po ajo eshte femije Leo,llogjiko pak mor bir,-tha babi tashme i qete,por i tmerruar per ate qe mund te me ndodhte mua.
-mos me thuaj mua "bir" qe ka 18 vjet qe se degjoj kete fjale.
Edhe une femij isha kur bridhja dyerve te burgjeve si mut,-tha i nxehur Leo. Nuk e kisha pare asnjehere keshtu duke bertitur.
-ti mut ke qene dhe ashtu do ngelesh gjithe jeten derisa te perfundosh me ndonje kanal pa koke.-foli xhaxhi im me ne fund i qete dhe i mbushur me mllef.
-mos u shqeteso se do vij te te sjell duhan siç bere ti me tim at,-ja ktheu Leo,-te ka lene dhe shume miq Edi atje nuk do jesh vetem.
Pasi tha kete beri te ikte,por zeri i perlotur i nenes time e ndaloj:
-te lutem beje per Anian. Bej ç'te duash me keta,por jo me ate. Ajo s'ka faj. Eshte femije.
-keshtu ju jam lutur dhe une t'ma nxirrnit babin. Edhe une femij isha. Me vjen keq i tha dhe iku...

E VETMJA IMEWhere stories live. Discover now