"A mendon që ndonjëherë ne nuk do jemi më bashkë?" Kurioziteti im mori më të keqen nga unë, mbase s'duhet ta bëja atë pyetje. Po e godisja veten mentalisht për atë që thashë. Pse dreqin do e pyesje të dashurin tënd se a do ndaheni ndonjëherë?
"Nuk e di, shpresoj që jo, çfarë do bëja nëse ti nuk ishe me mua të mbashme këmbë në tokë?" Më shikoi me habi, ndonëse një lakim i vogël u formua në buzët e tij, më shikonte sikur unë po thoja gjënë më absurde ndonjehere.
"Ti je gjithçka." U përgjigja.
Koka ime shtrihej në kraharorin e tij. Rrahjet e zemrës po iu shpeshtoheshin, sikur unë isha arsyeja e këtij veprimi. Duart e tij të mëdha më mbërthenin trupin tim afër tij e më bënin të mendoj që ja, kjo është e ardhmja ime në fakt ky person që po më mban kështu është e ardhmja ime.
Të lidhur me njëri tjetrin në çatinë e ndërtesës, shikonim yjet që ishin të vetmit që na shoqëronin atë natë, me ëndrra të mëdha për jetën që na priste.
Author's note: yassss me ne fund! Ky eshte prologu.
Sygjerimet dhe kritikat i vleresoj shume. I can't wait to see how this will end up. Love all around ❤️
YOU ARE READING
Si Atëherë (Shqip)
RomanceZana Elshani është e bindur që jeta saj do ishte shumë, shumë më e lehtë nëse nëna e saj do ndalonte së ndenjuri mbi kokë që ajo duhet , sipas fjalëve të saj, të gjente "shpirtin binjak". Një email që ajo kishte fituar vendin e punës për të cilin as...