love you goodbye

131 12 9
                                    




Kapitulli i parë

3 vite më vonë

E ke parasysh atë ndjesinë kur gjithçka të duket se po shkon mirë? Epo ashtu po ndihesha unë.

As edhe për një sekond nuk më kishte vajtur mendja që unë, Zana Elshani, vajza që ka më së paku fat në jetë do fitoj atë vend të punës për të cilin dhjetra njerëz kishin konkuruar. E vërteta të thuhet, e meritoja. Nuk po them se isha e vetmja që kishte dhënë përgjigje të mira në intervistë, por Blerta që kishte synime pothuajse interesante sa të miat kishte gjëra shumë provokative të veshura mbi trup. Nuk mendoj se një minifund është i posaqëm për një profesoreshe gjimnazi apo edhe çarja e bluzës së saj tregonte pak më shumë se do e preferonim, padyshim meshkujt aty do e zgjidhnin pa e menduar dy herë por duke i llogaritur nxënsat hormonal po duket se e kanë menduar dy herë.

Nëna ime ishte në ekstazë. Sinqerisht nuk e di se a e kam parë ndonjëherë më të lumtur, ose ndoshta po, atëherë kur motra ime është martuar.

Shiko, ajo ishte paksa (lexo: shumë) e fiksuar për të na martuar neve. Shumica e nënave normale do jepnin para që vajzat e tyre të mos i linin vetëm por jo nëna ime. "Shpirt, çka po pret, nuk do vie princi me kali të bardhë tek dera të të kërkoj, luaje bishtin edhe ti pak." Kush i thotë ashtu vajzës së saj? Absolutisht askush. Nuk do mendoje se është një intelektuale kur fliste rreth këtyre gjërave.

Nëna dhe babai, të dy punonin në një kompani prestigjoze në Prishtinë. Aty edhe u takuan. Diçka për një derdhje të kafeje gjithmonë përmendet në mbledhitë familjare. Mendoj se të gjithë e dinë historinë se si ata u shikuan në sy dhe gjithçka ndaloi. Dashuri me shikim të parë e quajnë.

"Zemër, do kalojmë shumë mirë! S'mund të pres!" Ajani dukej i emocionuar në linjën e telefonit.

"E di, vetëm edhe një ditë ka mbetur." Do hyja në një apartament bashkë me të dhe Ritën. Kishim jetuar bashkë në kohët kur ishim në universitet por pasi ata hynë menjëherë në punë dhe unë jo vendosa të kthehem në shtëpi me familje. Ata jetonin bashkë që një vit dhe ende nuk kishin vënë asgjë në dhomën ku flija unë. Sikur ta dinin se do kthehesha me ta. Apartamentin ia kishte lënë Ritës gjyshi pasi ai ishe i krimbur me para (Ai ështe aq i pasur sa një verë, në njëfarë mënyre e kishe urdhëruar Ritën të na dërgonte në New York, ai i kishe marrë përgjegjësite për gjithçka që blinim dhe hanim, i krimbur po të them.) dhe sigurisht pasi ne të tre ishim të pandarë ajo na kishte ftuar të jetonim me të, kushti i jonë ishte që të paguanim elektricitetin dhe ujin. Ajo ishte dakort.

"Dëgjo, ti e di që fundjavët janë të lira për të tretë andaj mblidhi forcat që tani sepse do të dalim çdo të premte dhe të shtune!"

"E di e di i'u njoh ju të dyve, ajo që nuk di është se si asnjëherë nuk jeni helmuar nga alkooli! Pini si pijanecat që ecin nëpër qytet!"

"Do ambientohesh, s'ke zgjidhje tjetër."

Rita ishte një perëndeshë, nuk e di se si djemtë e kontrollojnë vetën kur janë pranë saj, ajo është definicioni i fjalës seksi. Bjonde, sy blu, dhe një trup vrasës. Do e gjuaja edhe unë nëse drejtimi seksual i imi do ishte ndryshe. Ndërkohë Ajani ishte brun, sy të kaftë dhe kishte një buzëqeshje që të verbonte. Ishte përdorues i madh i sarkazmit dhe shumë homoseksual.

&&&

"Në rregull Zanë, qetësohu, merr frymë thellë, nxirre. S'është asgjë, kjo është puna jote!"

Pa asnjë lloj dyshimi, unë nuk isha gati për këtë.

Duhet të hyja brenda, të shkoja në zyrën e drejtorit dhe pastaj të shikoja se kë do e mësoja.

Kur kisha vendosur të studioja literaturë angleze, nuk e kisha menduar se do bëhesha mësuese por kisha filluar ta pëlqeja këtë profesion. Të isha profesoreshë e Anglishtes në një gjimnaz ishte sikur një ëndërr.

Hapa dyert kryesore, dëgjoja zëra të ndryshëm që po flisnin me njëri tjetrin, të qeshura dhe kishte edhe nga ato që bërtisnin kur shihnin shoqet e tyre. Ndihesha sikur të isha në gjimnaz përsëri. Ndalova tek një zonjë e lezetshme me flokë të kuq që po më buzëqeshte.

"Ah! Ti duhet të jesh Zana! Më vjen shumë mirë që po të takoj, jam Shpresa. Profesoreshë e Biologjisë."

"Kënaqësia është e githa e imja. Duhet të shkoj në drejtori apo jo?" U drejtova që të ecja në drejtim të një dere që thoshte  "Drejtoria". Kisha vendosur dorën në drurin e errët kur dera u hap. Këmba e dikujt u shfaq dhe unë bëra disa hapa prapa. Personi pas derë po shfaqej ngadalë.

Nuk mund t'i besoja syve. Isha betuar që do rrija sa më larg tij dhe kurrë më s'do i dilja përpara.

Mendoj se nuk po e mbaja atë premtim. Ai po më shikonte drejt e në sy. Goja e tij u hap paksa, dukej i tronditur por buzët e tij që i kisha shijuar aq shumë herë nxorrën zë disi.


"Zanë."

                   

AN: hello people of earth. ja ku vie kapitulli i pare i "Si Atehere". fillimisht kisha menduar ta postoja me vone por thjesht nuk mund te prisja. do shpenzoj me shume kohe dhe ide ne kete histori pasi ajo e para (Te Panjohur) ishte vetem testim i ujrave. Shpresoj shume qe do e pelqeni idene dhe te gjithe menyren se si do e sjell.

Ngjarja zhvillohet ne prishtine. sa i perket Ajanit, ai eshte homoseksual. per te gjithe ata qe ende nuk i suportojne njerzit e komunitetit lgbqt iu paralajmeroj qe do kete ende pjese me te.

#LoveIsLove

DHE, dialoget do kene fryme kosovare!

mendimet/kritikat dhe sygjerimet jane te mireseardhura. Faleminderit per gjithqka.

Si Atëherë (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora