Mesazhet e Zanes ne bold
Mesazhet e Rites ne bold italics
Mesazhet e Ajanit ne underlinedKapitulli i dytë
Pëshpëritja e tij më shokoi të them të drejtën. Ai dukej i alarmuar, sikur prania ime po e bezdiste aq shumë atë sa që u mundua të largohej.
"Erin," një person më në moshë që dukej tamam një zotëri vendosi pëllëmbën një supin e tij dhe i buzëqeshte atij. "Kjo është Zana, ështe e mrekullueshme po të them!" i foli nga mbrapa.
Ndihesha aq në siklet, doja të zhdukesha nuk mund as të shikoja lart. Koka po më eksplodonte.
Një këshillë e vogël. Shmang ishat sa më shumë që ke mundësi përndryshe momente të pakëndshme të presin.
I zgjata dorën. Nuk dija ç'të bëja gjë tjetër. Nuk ishte gjëja më e zgjuar po sikur të thoja, 'oh jo nuk i flas jashqitjeve në tualete publike unë' (edhe pse me të vërtetë doja ta bëja sepse ai ishte pikërisht jashtqitje ( hey po 'mundohem' të mos përdor fjalë të ndyra sepse përsëri, me të vërtetë dua! Qetësohu Zanë) ) "Më vjen mirë që po të takoj."
Çuditërisht ai më kapi dorën duke e tundur lehtësisht. Do gënjeja veten nëse do thoja që shkëndija të imëta nuk u shfaqën te pjesa ku më preku ai.
Duart e tij ishin gjithmonë të buta, ai thoshte që s'përdorte kurrë ndonjë lloj kremi. E ngacmoja që ai me siguri ka një dollap në banjo të mbushur me kremëra të shumtë të lëkurës në shtëpinë e tij pastaj ai vazhdonte të thoshte se zoti e kishte bekuar me lëku-
Wow pse jam duke menduar për lekurën e tij. Zanë përqendrohu.
"K-Kënaqësia është e gjitha e imja." Ai më lëshoi dorën dhe pastaj vazhdoi të shikonte drejtorin.
"Kam shumë punë për të bërë kështu që ju mund të vazhdoni. Zanë Znj. Mimoza do të tregoj për klasët, ajo gjendet në zyrën e profesorëve." Ai hyri brenda duke na lënë ne të dyve vetëm. Drejtori nxorri kokën përsëri dhe tha, "oh se harrova, paçi fat!"
Sa inkurajues!
Kur ai hyri brenda përsëri, një zë pranë meje më mori vëmendjen.
"Ҫfarë po bën ti këtu?" ishte i inatosur. Sikur të kisha faj për situatën që po zhvillohej për momentin. I dhashë një shikim që nënkuptonte që nuk do e duroja sjelljen e tij dhe rrotullova sytë duke u drejtuar për në zyrën e profesorëve.
Ai kapi krahun tim duke më ndaluar së ecuri.
"Mos më prek! Ti nuk ke drejtë të më prekësh!" Tani unë isha ajo që isha e inatosur. Kush mendon se është ai? Ai më lëshoi krahun dhe vazhdoi:
"As edhe nuk dua, por të lutem më thuaj që nuk po punon këtu, të lutem."
"Më vjen shumë keq që dëshira juaj nuk do plotësohet Z. Uka. Në fakt ke para teje profesoreshën e re të Anglishtes."
Ai ishte i shtangur, goja paksa iu kishte hapur. Isha shumë e lumtur me reagimin e tij edhe pse brenda po ndihesha edhe unë ashtu. Të ndaj një vend pune me të? Jo faleminderit.
"A po më ndjek?"
Çfarë?
"Shaka është kjo? Pse, shtrohet pyetja pse do ndjekja një njeri si ti? A të dukem kaq e ulët?"
Ishte një korridor paksa i mbyllur për te zyra e drejtorisë dhe atë të profesorëve dhe isha falenderuese që me zor që na shihnin nxënsat, nuk doja që të dinim që njohim njëri tjetrin.
YOU ARE READING
Si Atëherë (Shqip)
RomanceZana Elshani është e bindur që jeta saj do ishte shumë, shumë më e lehtë nëse nëna e saj do ndalonte së ndenjuri mbi kokë që ajo duhet , sipas fjalëve të saj, të gjente "shpirtin binjak". Një email që ajo kishte fituar vendin e punës për të cilin as...