Mund te thuhet pa medyshjen me te vogel se ajo ishte nje nga ato verat qe nuk harrohej kollaj. Ndoshta vertet nuk ishte ajo vera e enderrave te cdo djali te moshes time, duke u hedhur sa lart e poshte deri ne oret e para te mengjesit, me nje koktejl ne dore dhe me nje tufe vajzash qe luajne mendsh pas tij, po per mua ishte nje nga me te bukurat qe kisha kaluar. Pastaj, une nuk isha cdo-djale-i-moshes-time. Nuk doja ti beja qefin vetes me kete. Te jem i sinqerte, hera – heres me kthehej ne nje fare shqetesimi. Te ishe ndryshe nga te tjeret jo gjithmone ishte e lehte. Mbase duke me pare shkarazi teksa vertitesha rrotull me kufjet ne vesh dhe canten e shpines varur vetem nga njeri rrip mbi supin tim (zakonisht ne ate te djathtin), nuk isha aspak ndryshe. Por ne besojeni ose jo, as vete nuk e dija sa ndryshe paskerkam qene ne te vertete.
Ditet iknin ngadale, ishte nje vere e gjate. Por kur them "e gjate" nuk e kam fjalen e merzitshme, ashtu sic isha mesuar te kaloja ne pergjithesi cdo vere tjeter ketu ne Teksas. Perfundimisht e kuptova se cfare me duhej qe te kenaqesha me shume se kurre, edhe pse nje djale 17 vjecar si une me siguri nuk do ndiente ndonje kenaqesi te madhe te shkonte me pushime me prinderit dhe motren e tij te vogel grindavece qe s'rri dy sekonda pa i futur hundet ne cdo gje qe ai ben. Eh, po, ju thash sa ndryshe isha. Telashi im i vertete nuk ishte babi ose mami, apo ndonje djale qe i vertitej vajzes qe une kisha ne krahe. Telashi im i vetem dhe i pashmangshem kishte vetem nje emer dhe nje mbiemer te perbashket me timin, Lusiana Fin. Por kesaj here edhe komploti me i lig i motres time, Lusi, qe mundohet me cdo kusht te nxjerre ndonje klecke, sado te vogel dhe pa thelb fare per t'ia treguar mamit dhe babit, nuk do te me shqetesonte aq shume kur cdo dite e shijova ne maksimum. Nuk ishte e hera pare qe shkoja ne Kaliforni, por sigurisht qe nuk kishte te krahasuar me te ndenjurit 3 muaj rresht. Thene cope, s'eshte se shkuam tamam per pushime, arsyeja e vertete ishte qe mamit dhe babit i ofruan nje pune shume te mire atje. Ata kane mbaruar qe te dy shkollen e larte per arkitekture dhe per fatin tone shume te mire, nje nga kompanite me te medha ne Los Anxhelos i punesoi te dy. "Pikepamjet e njejta gjejne gjithnje dashurine e paster." -mamaja me thoshte perhere. Megjithate se besoja shume si teori duke e kapur me themel, sic ma kishte enda nganjehere. Per mua, ne shumicen e rasteve, dashuria me e madhe lind midis dy personave me te ndryshem dhe me te paperputhshem ne dukje, qe e kane thene te pakten nje here te vetme frazen, "Une me ate? Kurre!" Ne mos ta kene thene, te pakten ta kene menduar. Ose thjesht e kane menduar pasi e kane kuptuar se sa pangjitshem ishin. Prape se prape te gjitha nuk mbeteshin gje tjeter vecse teori te panumerta te perthithura nga aspekte dhe kendveshtrime nga me te shumellojshmet.
Pervec faktit qe, sigurisht, rroga ne Anxhelos ishte shume me e larte se sa puna qe kishin ketu ne Hjuston, pronari i kompanise i vendosi prinderit e mi punonjes te perhershem. Dhe kjo gje na u duk me shume interes te gjitheve. Nuk i dija plotesisht planet e tyre, nese kishin ndermend vertete te vazhdonin punen e tyre te re per nje kohe te gjate. Por mbase kjo ishte ngaqe as ata vete s'e kishin vendosur te prere per momentin.
Megjithate sigurisht qe perderisa as shkolle nuk kisha, te pakten s'do me linin gjithe veren vetem me Lusin qe s'te le rehat nje minute. As vetem fare s'kishin si te me linin, edhe pse nuk isha me i vogel. S'donte shume mend qe ma kishte vete qejfi te shkoja ne LA. Fundja kujt s'do i pelqente?
Tashme vera kishte mbaruar plotesisht dhe shkolla do te fillonte perseri avazin e saj te pambarimte. Edhe pse per pak vite i vinte fundi pergjithmone. U pershendetem me mamin dhe babin bashke me nje mal me porosi dhe puthje qe na dhane perpara se te iknim (sidomos mami) dhe u nisem per ne shtepi. Fatmiresisht Lusin e zuri gjumi gjate gjithe kohes ne avion. Nuk eshte edhe aq e keqe kur e sheh teksa fle aq paqesisht, jo. Befas zura te mendoj se si do te behej pas disa kohesh, kur te mos te kishte me aq kohe per te me punuar mua rrengje dhe per te me futur ne telashe te paimagjinueshme. Nuk me besohej as vete, por m'u drodh mishi kur mendova se do te me mungonin tere keto aventura.
YOU ARE READING
Bloodshaders [shqip]
VampireHistoria e nje qyteze te tere vampiresh qe pushtojne Hjustonin veriperendimor dhe nuk pranojne te zmbrapsen, nderkohe qe djaloshi 17 vjecar, Konor Fin, zbulon identitetin e vertete te familjes se tij me gjenerata me radhe. Po vajza qe ai dashuron? P...