Kapitulli 3

90 8 4
                                    


Per minuta te tera e veshtroja ate shall ne ngjyre te kuqe te ashper duke e mbajtur me te dyja duart sikur ta skanoja me ane te prekjes se gishterinjeve te mi. Duart me kishin djersitur por nuk e kisha kuptuar kete derisa pashe nje njolle qe u formua te njeri cep i shallit. Oh, perendi! M'u duk e cuditshme ajo ndjesi. Ndjeva nje zbrazetire ne stomak papritmas, nje ndjesi aspak te mire. Nje shall dreqi ishte, c'kisha keshtu? E leshova pernjehere ne shkurre, aty ku e gjeta, duke ndjere nje lehtesim te madh, si te kisha hedhur tutje nje shkemb, e jo nje cope lecke. Ndoshta isha akoma pak i humbur nga pija, nuk dija mire se c'beja. Ashtu i trullosur sic isha i dhashe kembeve qe me silleshin anash - anash pa me pyetur dhe aq se ku shkonin. Me shume isha dehur nga marrezia sesa nga alkooli. Isha me te vertete i cmendur qe fillova te mendoja qe ndoshta djali qe gjeta ne pyll po thoshte nje te vertete. Ndoshta ishte me te vertete dicka si...dicka si... Epo, si... Jo, nuk mundesha, nuk mundesha ta artikuloja ate lloj fjale. Ishte e pagermezueshme, ishte nje genjeshter, nje perralle per te trembur kalamajte. E c'isha une, nje kalama i tmerruar? Kaq shume me kishte ikur truri? 'Budalla, budalla!' - i thoja vetes here pas here dhe me vinte t'i gjuaja faqeve me shuplake si te perpiqesha te bindja nje femije te prapet, qe isha po une. Une kunder meje. Nje beteje e pafund, e pafund...

"Konor! Kon! Konor, ku je?" - degjova te me therrisnin. Kisha arritur pothuajse fundin e pyllit kur degjova shoket e mi qe bertisnin pa pushim emrin tim. Fola te paren here por nuk me degjuan. Po drejtoheshin nga ana tjeter e pyllit. Athere mu desh te perplasesha me nje grumbull degesh peme nga shpejtesia per t'i arritur sa me shpejt.

"Djema, jam ketu!" - bertita dhe kokat e tyre u kthyen pa hezitim nga burimi i zhurmes. Kur Shein me drejtoi fenerin qe po mbante ne dore dhe pane qe isha me te vertete une i hodhen te gjitha c'kishin ne dore dhe vrapuan drejt meje.

"Ku ishe more budalla?" - Roi foli duke me kapur lehtazi qimet e flokeve si per t'u cmallur akoma me mire. Edhe pse s'ishin bere as tre ore qe kur u pame per here te fundit. Roi eshte gjithmone me i dhembshuri nga te gjithe ne dhe po ashtu me i ndjeshmi. Frikesohet shume ne raste te tilla. Megjithate nese e pyet, refuzon ta pranoje kete fakt.

"E ke idene sa na ke tmerruar?!" - Shein vazhdoi te fliste.

"Perse nuk me moret ne telefon?" - i pyeta.

"Mos ke luajtur gje mendsh, Kon? Ku ka sinjal ne mes te pyllit!" - Dakota me tha me te qeshur. "Shpejt te kerkojme Henrin." - tha pastaj. Dhe vetem atehere une e kuptova se Henri me te vertete nuk ishte aty.

"Ku eshte Henri?" - i pyeta cunat me nje ton sa shqetesues aq edhe kritikues sikur ata te ishin arsyeja pse ai nuk ndodhej aty ne ato momente, por ne mes te nje pylli te llahtarshem ne mes te dites, e jo me ne ato ore te vona.

"Ne i thame te rrinim te bashkuar, por..." - Shein filloi shpjegimin.

"Por ai nuk na degjoi dhe iku te te kerkonte vete." - Roi perfundoi. Shfryva nje "uf" te gjate nga nervozizmi.

"Oh, jo, ky eshte i gjithi faji im! Ejani, do ta gjejme Henrin tani se s'ben. Nese ndonjeri nga ju kundershton le te terhiqet menjehere me mire." - iu drejtova Roit dhe Sheinit qe m'u duken paksa te frikesuar. E dija qe ata kurresesi s'do terhiqeshin per te shpetuar jeten e ndonjerit nga ne, por doja t'i nxirrja ate anen akoma edhe me te mprehte e me te guximshme qe ndoshta per momentin strukej diku ne brendesi te tyre. Ata pane njeri tjetrin ne syte qe i xixellonin ne erresire duke tretur nje grimce frike ne to dhe filluam te tre te ecnim.

"C'ishte ajo?" - Dakota gjysme renkoi pasi degjuam nje zhurme. Nje zhurme te pazakonte ne fakt.

"Je ne pyll, Dak. C'mund te presesh, karamele me luleshtrydhe?" - Shein iu pergjigj dhe ne disi buzeqeshem, por serioziteti na kapetiu prape dhe ankthi na hodhi kthetrat. Ku te ishte valle Henri yne? S'do t'ia falja kurresesi vetes ne qofte se atij do...epo larg qofte. Nuk dija c'te mendoja me. Truri me ishte bllokuar. E kisha nje ndjesi qe puna e festes ate nate nuk ishte fare nje ide e mire.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jun 18, 2017 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Bloodshaders [shqip]Where stories live. Discover now