Kapitulli 2

131 10 1
                                    


"Mos po flisje gje me njeri apo m'u duk mua?" - daja me pyeti teksa po mbyllte deren kryesore te shtepise. Une po mendoja akoma per ato fjalet qe me tha ajo vajza e cuditshme. Menyra se si me foli, menyra se si me kapi ishin sikur te me njihte prej kohesh. Nuk ishte e mundur qe te futej ne cdo shtepi qe i tekej ashtu, perndryshe me siguri do ishte hapur ndonje fjale per kete fenomen. Ajo gjeti pikerisht ate qe po kerkonte, mua.

"Si? Jo, jo! Thjesht po...thjesht po kendoja nje kenge ashtu kot." - u mundova te genjeja.

Me erdhi ne mendje qe kisha bere vasken gati per t'u lare dhe ngjita pernjehere shkallet. Si u qetesova disi pasi u lava, u mundova te gjeja cdo menyre per te mos menduar me aq shume per ca fjale pa kuptim qe tha dikush qe as se kisha pare kurre ne jeten time me pare, vura kufjet ne vesh dhe hapa nje pale detyra te matematikes. Mesimet e para i marin te gjithe me qejf, pa dyshim. Fillimi i shkolles, mesime te thjeshta. Si kur te ishte keshtu gjithmone!

E kuptova qe koha kishte ikur pa qene i vetedijshem kur degjova nje 'bip' nga celulari im, qe e kisha hedhur diku me ndonje cep te krevatit. U cova nga karrikja disi me pertese dhe e mora celularin ne dore. Kisha nje mesazh nga Roi: "Shoku, ndryshim plani. Feste ne oren 8:00 te shtepia e Danielit. Pergatitu te rrime ca si shume. Shihemi atje."

Seriozisht e kishte ky? Tek shtepia e Daniel Hamber? O zot, nuk e honepsja dot ate djale! Nuk eshte se e njihja edhe aq shume, thjesht menyra se si sillej dhe qe i dukej vetja sikur kushedi cfare ishte me jipte nje ndjesi jo fort te mire. Tani, jo se s'ishte gje fare, djali i shefit ekzekutiv te spitalit kirurgjik Nobilis. Sigurisht, familja Hamber njihej nga te gjithe per pasurine e madhe. Te gjithe pjesetaret e kesaj familjeje do t'i shihje me rroba firmato, makinat e fundit, celularet me te mire dhe cdo gje tjeter qe do te benin cdo person si une te donte te rrinte me ata. Por, nuk e di nese fatmiresisht apo fatkeqesisht, nuk me terhiqinin fare keto lloj tipash. Ndoshta une mund te kisha vetem ato kater shoke, por isha i sigurt qe nuk do doja t'i zevendesoja me ndonje tip si Danieli, sepse e dija qe ata do te gjendeshin gjithmone atje per mua kur te kisha nevoje, por nje si ai...epo ndoshta ai njihte te gjithe qytetin, por shume pak mund ta donin vertet. Po ta kapje nga ky kendveshtrim, vertet qe ndjeja edhe keqardhje per te.

Tani ajo qe nuk po kuptoja ishte qe cfare kerkonim ne ne nje feste si ajo, per me teper ne shtepine e Hambersave. S'e kisha idene fare cfare kishin ne mendje cunat por megjithate fillova te behesha gati. Fundja nje feste ishte, me miqte e mi do te rrija.

"S'besoj se ke ndermend te shkosh gjekundi sonte, apo s'eshte keshtu?" - Lusi m'u shfaq te dera e hapur e dhomes kur sapo isha bere gati per te dale. Sigurisht, ajo nuk hiqte dore nga sarkazmat e saj. Si ishte e mundur qe ishte pa frike tri-kater here me e djallezuar se une kur behej fjale per keshtu gjerash?

"Ne fakt po, Lusi. Duhet te shkoj diku." - iu pergjigja gati ne murmuritje duke pare veten ne pasqyre.

"Sa keq po me vjen qe nuk mundesh."

"C'do te thuash? Sigurisht qe mundem. Ndersa ti mund te vazhdosh te shkosh ne dhomen tende dhe te besh detyrat tani." - i fola me nje ton sa me te qete. E dija qe kishte inat kur nuk me poshteronte dot. Ia kishe mesuar pothuaj te tera hilet. Por prape veshtire te kapeshe me te.

"S'e besoj se kjo eshte ajo qe ka per te ndodhur."

"Lusi, me ler te qete tani! Cfare do?" - ja ku me beri te humbas durimin prape. E pabesueshme!

"Ne rregull pra. Dil sonte nga shtepia dhe kjo perfundon ne dore te dajes. Dhe ku i dihet, mbase edhe ne dore te mamit dhe babit." - ajo foli me nje buzeqeshje te vetekenaqur duke nxjerre nga xhepi celularin e saj, ne ekranin e te cilit ishte lene e hapur nje foto.

Bloodshaders [shqip]Where stories live. Discover now