1

1.3K 74 32
                                    

E hodha librin furishem ne divan. E urreja. Urreja cdo liber qe lexoja. Ose me sakte urreja pjesen kur mbaronte dhe duhet te shkapetesha me realitetin e dhimbshem. Me vriste. Une sdo isha kurre e denje per dashurine. Nuk isha si ato vajzat ne libra.
Isha e gjate rreth 1.78m dhe shume prej jush mund te mendoni sa me fat jam, por jo. E keni iden sa here me kane lene me justifikimin se i beja meshkujt te ndihen me pak burreror.
Pervishja buzet me inat.
Une sjam si ato vazhdoja te perserisja.
Sjam naive, e pafajshme, delikate , femerore, qe rrezaton lumturi dhe miresi kudo qe shkon .
Perkundrazi isha gjithmone pjese e cdo sherri, kisha nje fjalor aq te piset sa te nje marinari te dehur dhe me pelqente vemendja. Oh dhe beja gjithcka qe kur te kaloja meshkujt te kthenin koken , ecja , veshja , qendrimi. Tani qe po e mendoj un jam pjese e atyre librave. Une isha k*rva e romancave.
-"Bambi"
Kthetrat e realitetit me kthyen dhunshem ne ate qe po ndodhte ne dhome. Babai im ishte zgjuar.
Ai po qendronte ne divanin perballe televizorit, shishja e alkolit asnjehere nuk shkeputej nga duart e tij, era e tij e felliqur mbushte dhomen.
U drejtova drejt frigoriferit, mora uje dhe ca paracetamola dhe i hodha ne preherin e tij me neveri.
E di e di , shume prej jush do me gjykoni. Por ky njeri perballe meje eshte arsyeja e gjitha vuajtjeve te mija. Ai eshte arsyeja pse nena ime vdiq, pse ne humbem gjithcka , pse une nuk munda te mbaroj shkollen dhe mbi te gjitha pse vellai im vrau veten . Ai ishte teper krenar per te pasur nje djale gej dhe si baba shembullor qe ishte i dha atij nje arme .....
-" Jepi Aleks bej nje gje te mire ne jeten tende, me bej krenar te pakten nje here, behu burre nje dite ne jeten tende te pavlere"
Si mundej valle te nxirrte keto fjale pa ju dridhur qerpiku, birit te tij.
"Mos e degjo Aleks, ti vlen, une te dua do jem ketu per ty , Aleks" Une vazhdoja te bertisja me shpresen se do me degjonte. Doja tja vrapoja ne vendin ku ishte ai dhe ta rrembeja ate arme nga dora e tij por mamaja po me ndalonte. Arma tjeter e babit e drejtuar nga une dhe mamaja na ndalonte
"Mos guxo ti besh keq femijes tim Alfredo, te betohem qe po preke nje fije te tij do te te vras" lotet rridhnin furishem ne fytyren e saj. Zemra me dridhej smundja me.... Fytyra e Aleksit ne ato momente po me thyente. Ai ishte dorezuar, buzqeshja ishte zhdukur nga fytyra tij, djerse te frohta i mbulonin fytyren dhe syte e tij, syte e tij blu qe gjithmone xixellonin nga shpresa dhe lumturia kishin humbur ...ishin tretur , kishin ndryshuar forme nga kjo bote e ndyre qe nuk pranon dicka ndryshe nga ajo qw konsideron te ndershme dhe morale. Duart e dridheshin pa pushim edhe nena ime dridhej. Ajo smund te perballonte nje skene te tille. Papritur ndjeva trupin e saj te peshonte mbi timin. Ajo kishte humbur ndjenjat. Ky ishte i vetmi moment qe shkeputa syte nga Aleks dhe ky ishte gabimi qe sdo i fal kurre vetes.
"E shikon funderrine edhe vete nenes tende po i sjell vdekjen, pederast i ndyre"
Dhe me keto fjale u degjua nje zhurme e frikshme. Ai terhoqi kembzen.
Une hapa syte e shokuar trupi i tij shtrihej mbi banak, pa jete. Lekura po i zbardhohej dhe nxehtesia po braktiste cdo qoshe te tijen. Ndjeva te me paralizohej trupi dhe pastaj lashe erresiren te me pushtonte.
Aleksi im
Aleksi im kishte ikur nga kjo bote. Smund ta perqafoja me.....Aleksi im. Ai ishte shume i pafajshem...Viktime e rregullavw te piset te moralit ...E urreja boten, moralin e saj, babain cdo gje.... Tanime une kisha nje detyre, te urreja te urreja cdo gje dhe cdo njeri . Te urreja boten qe me vrau vellain. Vetem kjo urrejtje me nginte dhe me jepte fryme.
Pas disa muajsh edhe nena ime vdic. Ajo u traumatizua dhe muajt e fundit te jetes i kaloi ne cmendine e lidhur me litare sepse cdo nate kishte makthe qe e torturonin dhe shihte halucinacione. "Aleksi im ska vdekur jo jo ..Ai eshte ketu po me buzeqesh e shikon Bambi ja ku eshte"
Syte dhe duart e saj drejtuar drejt nje kukulle pa jete e mori ate kukull dhe e shtrengoi ne gjoks duke i marre ere furishem. Per shume muaj ajo kukull ishte shpetimi i saj, por jo gjate mjaftushem. Nata e torturonte sepse cdo nate ajo kujtonte. Kujtonte te verteten per monstren qe dikur ka dashur. Dhe ishte pikerisht kjo torture qe i mori jeten ne fund, duke me lene mua vetem. Une , monstra dhe bota.

"BAMBI"
"Cfare do Alfredo"
Ai u qua nga divani dhe nje buzqeshje e frikshme pushtoi fytyren e tij. Jo jo e frikshme ishte e cmendur , nje psikopat nje njeri qe meritonte te kalbej ne bjruca te peshtira.
"Kam nje surprize per ty" buzet e tij rrotulloheshin dhe ne cdo fjale ndihej aroma asfiskuese e alkolit.
Me perplasi nje leter mbi ravoline, disa letra , nje kontrate.....
SHITUR
Lexoja cdo faqw duke pritur te ishte nje shaka e psikopatit , por jo....
Une sipas kesaj kontrate qe paskam firmosur vete i perkas Bratislavave.
Ruslan Bratislava.

BratislavaWhere stories live. Discover now