Fragmente te jeteve

326 28 3
                                    

Enesa's life

Jeta vazhdonte per mua. Beja nje jete normale ndonse kisha mundesite te beja nje jete me aktive. Kisha zgjedhur te rrija rehat per disa kohe pa pranine e nje mashkulli ne jeten time.
Cuditerisht sa here e thoja kete gje me vinin raste te ndryshme por se di pse por asnje nuk me hynte ne sy. Valle ishte frika ose fakti qe une mendoja se ishte heret qe une te nisja nje lidhje tjeter dhe pse jo serioze. Doja vetem gjera serioze ne jeten time por pse jo me njerez qe do e meritonin.

Pasi mbarova studimet bachelor , vazhdova studimet master qe te thelloja njohurite e mia dhe aftesite si psikologe e ardhshme.
Kisha arritur te kuptoja me shume mendjen njerezore dhe ne brendesine time nuk i mbaja inat Aleksit. Ai kishte bere zgjedhjet e tij dhe nese nuk do isha une zgjedhja atehere ia uroja te ishte i lumtur me kedo qe do zgjidhte. Por kjo nuk me ndalonte qe shpesh ta kujtoja. Te me merrte malli per te dhe te qaja . Por nje shprehje thote se nese te merr malli per dike kur je vetem nuk eshte dashuri , por nese te merr malli per dike kur je me te tjere atehere eshte dashuri.
Kjo e imja ishte vetem mall per dike me te cilin kisha kaluar bukur dhe kishte perfunduar cdo gje me pikepyetje.

Aleks  life

Aleksi nuk po e perballonte hic mire ndarjen me Enesen. Donte ti thoshte te verteten , donte ti shkruante por e dinte qe duhej ta mbaronte sa me pare hakmarrjen e tij dhe te ishte i lumtur me ne fund me Enesen.
Kishte frike se ajo sdo ishte aty kur ai te perfundonte hakmarrjen por ai besonte te dashuria e tyre dhe se mund ta ribente ate per vete.

Plani i tij ishte qe te vriste personin e quajtur Laert qe ishte drejtuesi i nje bande te fuqishme kriminale.
Ai ishte shume i fuqishem dhe per te vrare ate do duhej nje plan i mire percaktuar. Aleksi mund ta vriste vetem me arme se per force fizike sado qe mund te ndeshej me te e dinte qe sdo krahasohej pasi ai nuk kishte bere ndonje here stervitje ne palestra ose me profesioniste.
Aleks dinte shume mire te qellonte me arme pasi kishte kaluar vite duke planifikuar te vriste Laertin.

Planet e tij po funksiononin mire. Ai kishte arritur te futej ne banden e Laertit ne baze te ndihmes se Katerines e cila kishte qene pjese e bandes se Laertit si e dashura e tij. Ajo kishte mundur te arratisej prej tij. Kishte sajuar vdekjen e saj , sepse prej Laertit vetem e vdekur mumd te largohej.Kishte ndryshuar look dhe identitet dhe tani do ndihmonte Aleksin.
Nuk kishte qene e lehte ta gjente Katerinen por ia kishte arritur.
Laertin nuk e kishte takuar ndonje here thjesht mbante mend qe ai kishte tatuazhe te shumta ne trup dhe qe ishte trup madh dhe i pameshirshem.
Ajo qe dinte ishte se vellai i tij ishte ngaterruar me ata dhe kur kerkoi te dilte nga banda e tyre nuk do ia lejonin dhe e vrane duke i hedhur fajet per shume krime. Duhej te realionte nje shitje lendesh narkotike  pa rene ne sy dhe do i vinte mundesia te njihte dhe Shefin (Laertin).
Aleksi kishte aq mundesi qe tia mbaronte punen. E realizoi dhe ja ku i ishte lene qe pas nje jave do njohte shefin. Kishte nje jave kohe te thurte cdo gje me perpikmeri.

Katerina's life

Diten qe u lidh me Laertin prinderit e saj e perzune nga shtepia sepse nuk mund te toleronin qe ajo te lidhej me nje kriminel . Ajo nuk i degjoi dhe u arratis me Laertin me idene se e priste nje jete e mire. Me vone e kuptoi qe jeta e krimit dhe vrasjeve sbente per te. Ajo ishte e dashura e shefit por ai kishte edhe femra te tjera. Roli i saj ra dhe ajo nje dite njohu nje djale qe e beri te njohe dashurine e vertet, vellai i Aleksit. Ai ishte i embel dhe e trajtonte shume mire Katerinen sikur te ishte nje engjell. Ai ishte gati te perballej me Laertin per te por ajo e kishte ndaluar. Ata do arratiseshin por kur Laerti e mori vesh, vrau vellain e Aleksit dhe sdihej cdo bente me Katerinen por ajo me ndihmen e miqve te saj arrite te sajonte nje vdekje ku sdo i gjendej kufoma dhe u arratis me identitet te ri.
Laerti gjeti te dashura te tjera dhe arriti hakmarrjen e tij ndaj tradhetareve.
Ajo vuante cdo nate sepse per te dashuria kishte ardhur vetem nje here dhe ajo e kishte cuar drejt vdekjes dhe sapo te mbaronte hakmarrjen ndaj Laertit kishte menduar ti jepte fund jetes se saj.
Por Aleksi nuk duhej ti dinte keto gjera .Ai duhej ta vriste Laertin.
Nuk kishte dite kur nuk ndihej fajtore. Por jetonte me kete faj dhe me shpresen se do behej drejtesia dhe per dashurine e saj te vrare.

Zemra Qe Rrahu Vetem Per TyWo Geschichten leben. Entdecke jetzt