Pjesa e pestë.

181 25 0
                                    

-Ç'do të thuash me këtë?
-Që tani e tutje ti je shoqja ime e dhomës.
-Por , unë të thashe që nuk kam para.
-E mora vesh që s'ke ,mjaft u ankove , për një muaj e kam të paguar apartamentin ,njëlloj është si vetëm si me ty ,madje vetëm kam pak frikë ,ti do më mbrosh.
Hajde tani ,ngjitemi lart?
-Ja të paguaj.
-Lëre. Një kafe më shumë , një më pak s'më prish punë ,jemi keq për shumë ,jo për pak.
Ashtu duke biseduar dolën jashtë.
-Oh dreq.
-Çfarë ka?
-Ne akoma s'jemi prezantuar.
-Haha ke të drejtë, unë jam Kleda.
-Ndërsa unë Amara.
-Paske emer të bukur.
-Dhe ti !
Hapën derën dhe u futën brenda.
-Sa mirë qenka këtu.
-Pas të keqes mirë është vërtet. Është pak bosh ,po më mirë se pa gjë fare. Duhet të bëj ndonjë gjë për të ngrënë. Shkoi goxha vonë.
-Të ndihmoj unë.
-Në fillim shkojmë te dhoma ,ndërrohu dhe ti ,kam rroba mjaftueshëm për t'u veshur të dyja.
-Sikur të kisha marrë dhe unë rrobat e mia !
-Pse s'të pëlqejnë të miatt?
-Haha jo se thash atë ,po të na bëheshin më shumë.
-Do gjejmë një mënyrë t ë futemi fshehtas te shtëpia jote ,merr gjërat e nevojshme pa rënë në sy. Tashmë një jetë e re të pret.
-S'kemi si futemi !
-Do e gjejmë mënyrën po hë.
-Shpresoj ,do marr dhe ca gjëra me vlerë .
-Florinjjj? Diamante? Çfarë kee?
-Kam një varse floriri ,e dy byrzylyk serme ,do bëjmë ndonjë lekë me ato ,derisa të gjejmë punë.
-Kjo ishtee !
I hodhi pizhamat dhe Kleda i priti e filloi të ndërrohej.
Të tjerat i veshi vetë Amara.
Pastaj shkuan për në kuzhinë ,ndezën televizorin dhe e çuan tek muzika .
-Do bëjmë makarona?
-Ide e mirë.
-S'kam ndonjë gjë të madhe për të ofruar ,po do kalojmë.
-Oh ,tallesh , unë të falenderoj 100 herë ,pa ndihmën tënde do isha në ndonjë cep të rrugës.
-E unë do isha e vetme duke u ruajtur nga fantazmat.
Kleda vuri ujin në sobë ,ndërsa Amara hapi pakon e makaronave.
-Ndërkohë urdhëro ca biskota. Janë të preferuarat e mia.
-Dhe të miat !
-Hi5.
Hodhën makaronat brenda në ujin që po vlonte dhe u ulën në divan.
-Hej siç e vure re është vetëm një krevat ,duhet të flesh këtu , të paktën për ca ditë sa të rregullohemi.
-Është shumë mirë ,mos u shqetëso.
-Më mirë do bëhet ,do ja dalim e ndjej.
-Shpresoj.
-Thuaj njëher po ,se s'të gjen gjë.
-Poo ,pregatisim salcën tani?
-Po është në frigorifer ,do e bësh pak ti po nuk përtove.
-Me kënaqësi.
-Sikur po flet me ndonjë zyrtar ,flit lirshëm ,je në shtëpinë tënde.
-Ke të drejtë.
-Ja prap ,do ndonjë grusht më duket.
-Haha jo rrofsh .
-Prisja ndonjë faleminderit !
Filluan të qeshnin të dyja dhe Kleda solli dy pjata me makarona.
-Yumy ,sa aromë e mirë.
-Na lumshin duart.
-Mua sidomos ,se hapa pakon e makaronave.
Qeshnin a s'qeshnin ,problemet dukej se ishin zhdukur.
Ishin të lumtura ,ende s'mund ta besonin që ndodheshin aty , të dyja ,kur deri dje ende nuk njiheshin.
Kurrë si dihet çfarë ka rezervuar fati për ne.
Të tjerë dalin e të tjerë hyjnë në jetën tonë !

"Ajo, guximtarja "Where stories live. Discover now