1.Fillim i ri

3.4K 135 26
                                    

Ate mengjes te merkure mu desh te ngrihesha qe ne 7:30 dhe ti thosha lamtumire shtepise time ku kisha kaluar castet me te bukura me mamane time pasi ajo ka nderruar jete qe kur une isha 6 vjece.
Babai im pati mundesine te rimartohej me nje grua te pasur per te lare borxhet te cilat nuk pati mundesi ti shlyente pas vdekjes se mamase.Ate dite do te shkonim tek qyteti i ri ku jetonte ai njeri qe aq shume e urreja..Por per fatin e keq nuk kisha zgjidhje tjeter pasi babai im kishte filluar nje pune te re ku mendonte se do te na ndryshonte jeten..Por mundesia ime per te qendruar ketu varej vetem nga ato fjale qe ai do te nxirte nga goja.
-Baba pse nuk mund te rri ketu?Te lutem...Ketu kam te gjitha shoqet e mia,shkollen dhe jam drejtuesja e gazetes ditore shkollore.-i thash tim eti me shpresen se do te me linte..Por ndodhi krejt e kunderta.
-Jola ti e di qe nuk mundem te te le vetem pasi je vajza ime e vetme dhe meraku per ty eshte shume i madh.-me tha ai teksa po çonte pakot ne bagazhin e makines.
-Por baba ti e di qe une e dua kete shtepi me shume se cdo gje tjeter...Si mundem une te shkoj diku tjeter sikur ska ndodhur asgje?-ju pergjigja e inatosur.
"-Jola te lutem e biseduam njehere..."
"-Jo baba mjaft...Nuk mundem me te bej ate qe me thua ti pasi ti tradhtove maman duke u martuar me ate grua vetem sepse ajo eshte e pasur...nuk mundem me ta duroj fytyren e saj e cila ben sikur me do..."-i thash me syte plot me lot ku nga te cilat filluan te ridhnin nen faqet e mia te skuqura.
Hapa deren dhe dola jashte tere nerva dhe duke qare nga inati..Nuk munda te beja dot as edhe nje gje..Ishte e kote..Nje shprese e cila u shua qe kur babai im nxori shkronjen e pare.
"-Jola!"-Thirri babai im i inatosur por gjithashtu i trishtuar nga reagimi im i papermbajtur.
Fillova te vrapoja me koken ulur papushim...Nuk kisha ku te shkoja aq me pak ne shtepi...
Ngrita koken dhe vura re qe kisha perfunduar ne nje rrugice ku nuk kishte njeri...Ose te pakten kete mendova.
-Me vjen keq nene...nuk pata mundesine ta bind babain te qendrojme ketu.-thirra duke pare lart rete e zeza sikur ato te tregonin shpirtin tim dhe duke qare pa pushim.
-Pse qan?-pyet nje ze i cuditeshem i cili vinte nga mbas.
Ktheva koken dhe c'te shikoja...Nje burre i cili mbante ne dore nje shishe rakie i cili ecte gati per te rene.
U perpoqa te largohesha pa folur por ai me kapi e me tha:
-Vogelushe...Eja mos qaj.-me tha teksa perpiqej te afrohej dhe te me prekte.
I gjithe trupi im ngriu ne vend dhe cdo muskul i trupit tim ishte paralizuar nga frika e madhe qe me pushtoj ne ate cast.
Nuk nxirja dot asnje fjale nga goja e cila kishte ngrire.Me plasi per muri,me kapi fort krahet dhe me tha:
-Do te bej te qeshesh serish.-me tha ne nje menyre tmerruese.
Kur degjova ato fjale syte e mi filluan te leshonin lot pa pushim.
Frika sa vinte e behej me e madhe e me therrese.
-Hej ti...Nese i prek nje fije floku dashures time nuk e di se ca kam per te te bere.-tha dikush i cili ndodhej ne te majte.
Isha aq e temerruar saqe nuk mundesha te ktheja koken per te pare kush ishte.Ai u afrua dhe qendroj mes nesh.
-Me...Me falni!-tha burri i dehur dhe me te degjuar ate me leshoj dhe u largua sikur asgje te kishte ndodhur.
Djali me pa dhe me tha:
-A jeni mire?
Por une isha aq e temerruar saqe nuk mundesha te flisja...Isha akoma tek mendimi se dhe ai do te me bente dicka.
-Me sa duket je akoma e friksuar.Mos ki frike.Nuk e di se si por do perpiqem te te qetesoj.-tha ai dhe me doli perpara syve.
Nuk kisha pare kurre nje djal aq te bukur ne jeten time.Syte e tij te cilet kishin nje ngjyre kafe te erret dhe floket e tij te zinj.Ishte si princi qe cdo princesh do te enderonte ta kishte...Dhe une gjithashtu.
Me kapi per krahu dhe me terhoqi nga vetja ku duart e tij preken shpinen time dhe nje perqafim aq i ngrohte me pushtoj trupin.Shpatullat e tij te gjera me bene te ndihesha e mbrojtur.Por ne ate moment mu kujtua burri i dehur,e shtyta dhe i thash:
-"Cpo ben pervers?"
-"Si cpo bej?Ne vend qe te me falenderosh qe te shpetova jeten dhe u perpoqa te te qetesoj me quan pervers..Me sa duket nuk te paskan edukuar mire."-me tha ai.
Por kishte te drejte une isha ajo e paedukata e cila nuk e falenderova..Dhe ne moment e ula veten dhe i thash me koken ulur:
-M...Me fal..Kerkoj ndjese mendova se dhe ti do te me beje keq.....Gjithesesi faleminderit qe me shpetove.
-Ska perse...Gjithsesi te kuptoj perse reagove ashtu dhe une ashtu do te reagoja po te isha ti....Une quhem Xheik.-me tha me nje buzeqeshje.
-"Une...quhem Jola."
-"Gezohem qe te njoh Jola...madje paske goxha emer"-me tha duke qeshur.
Sa bukur tingellonte emri im kur ai e perseriti ne ate cast cdo gje ne trurin tim u pushtua nga zeri dhe syte e tij te thelle...Cdo shkronje qe nxori ishte si nje enderr madje dhe e qeshura e tij.
-Dhe..une..Xheik.-i thash dhe i zgjata doren.
Me qeshi dhe ma shtrengoj doren dhe une qe nuk doja tja leshoja kurre.Dora e tij ishte kaq e madhe dhe e ngrohte ne krahasim me timen e cila ishte e ftohte dhe e vogel.
-Pse ndodheshe ne keto ane?-me pyeti i habitur.
Dhe une qe nuk ju pergjigja ula koken.
-Ke ndonje problem?-me tha duke me ngritur koken.
-"J..Jo..Jam ne rregull."-ju pergjigja.
-Cfare do te kesh mos u shqeteso cdo gje do te rregullohet.-me tha Xheiku duke me buzeqeshur.
Ato fjale ishin fjalet te cilat nuk i kisha degjuar prej vitesh...I vetmi person i cili mi pshperiste ishte mamaja ime.Ah sa me mungon ai zeri i saj i embel.Ne ate cast mu kujtuan momentet e kaluara me familjen..
-Faleminderit.-i thash dhe i dhurova nje buzeqeshje.
-Tani me duhet te shkoj por shpresoj qe te te shikoj serish dhe pse jo te bejme nje shetitje.-me tha teksa me shkeli syrin.
-Do te me pelqente.-ju pergjigja plote gezim sikur te isha nje femije i vogel i lumtur qe i ishte plotesuar deshira.
Me pershendeti dhe u largua.Ai largohej dhe une qe e shikoja duke menduar per perqafimin qe ai me dhuroi.Ishte nje ndjesi e paprovuar me perpara por gjithashtu e mahniteshme.
Ne ate cast mu kujtua babai dhe se sa shume ai e donte nenen.Vetem ne ate cast e kuptova se cdo gje qe ai kishte bere ishte vetem per te me pare mua te lumtur.Lotet qe pushtuan syte e mi por i mbajta dhe mora guximin te shkoja ne shtepi dhe ti thosha tim eti se sa shume e doja.

Ishte ora 10 e mengjesit dhe une kisha 3 ore qe nuk kisha shkuar ne shtepi.
-Kushedi se sa merak do jete bere babai?.-peshperita e trishtuar.
Mberita ne shtepi dhe hyra...Pashe babain qe ishte ulur tek shkallet me i trishtuar se kurre.
-Baba.-thirra dhe vrapova tek ai.
-"A je mire?."-u ula ne gjunje dhe e pyeta e merakosur.
Ai me pa dhe me perqafoj shume fort pa thene asnje fjale.
-Mendova se me le.-me tha ai.
-Me fal babi!-I thashe dhe e perqafova sikur te ishte hera e fundit.
-Jo me vjen keq mua bije!..Nuk kam dashur kurre te te lendoj.E di qe te mungon por edhe mua me mungon shume nena jote dhe gjithashtu nuk dua te largohem qe ketej por ka disa arsye te cilat me pengojne te qendroj.-me tha me nje ze qe me therri deri ne shpirt.
-Baba...Une dua qe te jesh i lumtur..-e pash drejt ne sy dhe i kapa doren duke i thene:
-Mendoj se ke te drejte.Kemi nevoje te jemi te lumtur sepse dhe mami ate do te donte.Eja tani se po na presin.-i qesha plote lumturi.
Babi qe me qeshi me tha:
-Je thesari im,si ti dhe nena jote.
Degjova ato fjale dhe kuptova sa shume kisha gabuar.I kapa doren dhe bashke dolem nga shtepia.
Ktheva koken pas dhe mendova:
-"Mirupafshim shtepi...Nuk do te harroj kurre momentet e kaluara ketu."

Hipem ne makine dhe u nisem.
Mendova fjalet qe me tha Xheiku dhe qeshja.Sepse nje fjale e tij me beri te kuptoj sa shume kisha gabuar.
Per mua dhe tim ate ne ate moment do te fillonte ne jete e re.




(Ju lutem me thoni nese ju pelqeu apo jo.
Nese jo do ta fshi dhe do perpiqem ta permirsoj)

A Mundem Te Te Dua?Where stories live. Discover now