Ti

18 1 0
                                    

Ti qe prej dashurisë dorë kurrë nuk hoqe
Dhe pse në prushin e mërzisë
Për se gjalli u dogje
Ti qe lumturinë e të tjerëve
E vure para tendes
Ti qe tërë mërzinë e mbyte
Në thellësitë e mendjes
Ti qe qeshe gjithmonë
Pa patur asgjë për të qeshur
Ti qe thoje mirëmëngjes
Pas të tera netëve pa fjetur
Ti që gëzove të afërmit e tu
Dhe pse gëzim vetë  nuk kishe
Ti qe askënd nuk le të lëndohej
Edhe pse e lënduar ishe
ti qe torturat I hëngre
Dhe zë kurrë nuk nxore
Ti qe goditjet I mbajte
E vetë asnjë grusht nuk hodhe
Ti qe vuajte
Ti qe durove
Ishe aq e fortë
Sa e vetme luftove

PoeziWhere stories live. Discover now