c'ish kon

2 0 0
                                    

Ç'kish kon besa po u thy
Ç'ish kon dashnia po u ndy
Porsi dielli qe nuk ndrin
Sikur pena qe rreshtat s'nxin
Ç'ish kon jeta pa buzqeshje
Ç'ish kon lidhja pa terheqje
Porsi toka humb gravitetin
Hedh veten posht me g'zu miletin
Po ç'kish kon kanga pa rim
Ç'jan ata qe te njoni-tjetri s'kan besim
Po nuk besove, ik cohu dhe largohu
N'mashtrime t'botes ngatrrohu
Nuk ndrit nata pa yj
Sut e tu tash m'duken t'huj
M'dukesh krejt njeri tjeter
Nuk m'percjell ndjenjen e vjeter
N'thellsi t'shpirtit kerkoj kujtimin ton
Pa ty zemra bosh, po prap ndihet e rond
T'kisha ndjek ton jeten po t'kishe dash
T'thash "vec premtimet duhet t'i mbash"
T'kerkoj n'cdo fytyr kujtimi yt m'lodh teper
T'gjej n'cdo rresht, varg , n'cdo veper
S'kisha dasht gja tjeter vec me t'pa dhe iher
Me t'prek fytyren qe kam adhuru perher
Me t'shtrengu prap n'trup tim
Me t'pa syt qe kercejn ne g'zim
S'asht dash t'jetoj un pa ty
Ishim nji shpirt tash u ndam n dy
Qe kur t'humba ty s'ndjej ma lumturi
T'kisha dasht pran vetes, per ket Perni
Pranoj t'pres per ty der sa zemra m'ndal
Zemer s'di ku gabova, po prap t'them m'fal

PoeziWhere stories live. Discover now