U nisa per gurbet une me punu
U desht per me e gjet nje rruge per me jetu,Motren e lash une me lot ne sy
Nana tuj qajt"Ca baj une bir pa ty"?!Ti o biri jem per gurbet je nis
Po ta la amanet bir kurre mos me harru deren e shpis'.Po ti them do fjale e du me i kujtu
Puno o biri jem e kerrkujt mos me i lakmu.Ndoshta kur te kthehesh ti
Une ste pres si ktu sot
Po dije o bir qe me ty do jem per jete e mot.E kur te kthehesh te varri jem me kalu
Se du me shiku bir sa ke ndryshu,Shko o biri jem shko
Se une ktu po t'pres
Se pa u kthy ty dije bir se s'vdes.U ndava me nene e moter
Une te dera e shpis'
Ne kete vend po i la kujtimet e femijeris.Shkova ne gurbet une tuj punu
Cdo dite qe kalonte
Ishte e vlefshme per mu.Keshtu tuj punu u ban nja 8 vjet
Kur m'erdh nje lajm i zi
Nana ma ty s'te pret.Bota u shemb permbi mue
Se ki me m'prit nane m'pate premtue.U nisa per n'shtepi une per me shku
Neper ate rruge me gur tuj kalu
Do doja qe dhe une ma mos me jetu.E te dera e shpise kur jam shkue
Kam prit me dal nana e mem perqafue.Kur e kam hap deren e degju motren une tuj vajtue
"O e mjera une,o qyqja per mue,
Qysh une tash kam me jetue?!
Jetime pa bab jam rrit
Qe 8 vjet vllan me nanen e kam prit,
Tash krejt e vetme une kam m'u rrit."Qan moter zeza per fatin qe pat
Qysh se ka asnje ngat?!Ah moj moter une sot u ktheva
Shenja e vdekjes m'priti te dera,
Kto jane rruget e jetes
Me t'u pre edhe fija e shpreses.Nana cdo dite t'ka kerkue
Do birin tem me e shikue,Ia kam dhane fjalen qe kam me prit
Ai ka me ardh nje dit,Po ti nuk erdhe ne atdhe
Vetem sot me e fut nanen n'dhe',Nana ni amanet m'ka thane me ta dhan
Une e ti mos me u nda ma sa t'jem gjalle,Sa t'jete jeta mos me u nda
Me nejt bashke moter e vlla.
