30

175 18 12
                                    

Majku ja kap doren e saj , e sjell tek buzet e tij dhe e puth lehte . Nje buzeqeshje e bute dekoron fytyren e tij ndërsa syte po i mbylleshin ngadalë për te fjetur.

---

Toni: hej Ally

Toni :Sot pashe nje enderr kaq te bukur

Toni: Ishe ti pranë meje dhe po mbaja doren tende

Toni: S'kam celularin tim ne kete moment por Toni kishte lene te tijin  ne tryezë.

Toni: Jam Majku dmth lol

Toni: awkward lol

Toni: me shkruaj kur te kesh kohë

Toni: ❤

-

Fika celularin dhe e vendosa ne tryezë . Sa do te doja qe kjo mos te kishte qenë nje enderr dhe Ally te ishte me te vertete ketu!

Psherëtij dhe mundohem te arrij goten plastike me uje ne tryezen e bardhe por nuk e arrija dot .

Mundohem te cohem por dhimbja ne brinje nuk me le .

- Hej prit mos u co , me le te te ndihmoj.

Nje ze femeror degjohet ne te majten time .

Duhet te jete ndonjë infermiere .

Shtrihem dhe mbyll sytë pa i hedhur një sy infermieres qe po merrte ujin për mua.

-Si ndihesh?

Pyeti ajo duke zbrazur ujin e ndenjur nga gota .
Melodia e ujit te ri qe mbushte sipërfaqen plastike te gotes ishte gjithcka degjohej ne dhome.

- Mire.

Pergjigjem dhe hap syte ngadale. Koka po dhimbte pak.

- Po me dhemb koka , mund të kem diçka për dhimbjen ju lutem zonjushë?

- Idiot s'është infermierja jote ajo   .

Zëri i rëndë i Tonit dëgjohet në dhomë. Sa kishte hyrë .

Një e qeshur femërore dëgjohet pranë meje.

Kthehem nga ana e saj dhe s'mund t'u besoja syve.

- Ally?!

- Uji juaj zotëri!

Thotë ajo duke u munduar të mos buzëqeshte.

- Oh zot je kaq e bukur nga afër!

Them por më pas kuptoj gabimin tim.

- Jo domethënë se nuk ishe e bukur dhe online por tani që të kam afër s'mund t'a besoj se sa e bukur je .

Pushoj të flas për disa sekonda dhe shoh vetullën e saj të harkuar paksa lart .

- jo domethënë se mendoj se nuk  do të ishe  e bukur. Sepse je kaq .. wow

Zot!
Pëshpëris dhe mbuloj fytyren me duart mia.

Idiot mos u be kaq nervoz!

Ally filloi të qeshte dhe më përqafoi.

- Gëzohem që të shoh mirë Majk!

Tund kokën duke refuzuar të flas pasi mund të thoja diçka idiote .

Pas disa sekondash dera hapet dhe hyn Mila.

- Ckemi kalamaja!!! Solla hamburge nga dyqani poshtë spitalit. Nese ju pyet ndonjë doktor se kush i solli, thoni  se i solli Roni . Nese nuk pyesin i bleva unë se ju kam xhan .

Dhoma u mbush me të qeshurat e tyre . Nuk mund të ndihem më i lumtur se ç'po ndihem tani .

Ngadalë ngadalë Ally mori dorën time në dorën e saj dhe e shtrëngoi pakëz.

Jeta mesa duket po fillon të shkojë mirë .

Text me (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora