Kapitulli 3

62 9 0
                                    

"A je mirë?"

Zonja hollake që po qëndronte përballë meje kishte sytë më të zbehtë që kisha parë ndonjëherë. Ishin pothuajse të bardhë dhe nuk mund të ndaloja së shikuari ato teksa ajo fliste me mua. Me buzët e çara, paksi të ndara, nofullat e mbledhura dhe sytë a enjtur të gozhduara mbi të, nuk kishte pikë dyshimi që ajo ndihej e parehatshme. Mund ta dalloja se si lëvizte në karrige duke u munduar të gjente një vend të mirë.

Duhet ta kem bërë nervoze Amin.

"Pse pyet?"

Ami shtyu qendrën e skeletit të trashë të syzeve lart në kurrizin e hundës, dhe lejoi njërin nga gishtat e saj të hollë te kruante faqen me rrulla. Pastaj qëroi fytin dhe shikoi në letrat që kishte para.

"Epo, vizita jote e shkuar," tha butësisht, "ishta pak kohë më përpara. Dhe mamaja jote, shprehu pak shqetësim për ty kohët e fundit. Mund të them tani, I dashur, se ke pak që nuk merr një sy gjumë. A kam të drejtë, Ethan?"

Sigurisht që po. A kishte pse të pyeste bushtra? Kishte një unazë mishi të gjallë e të errët që mbushte zonën poshtë syve. Sklera ime ishte një ton i ndritshëm i së kuqerremtës dhe flokët e mi ishin një rrëmujë e shprishur me nyje të gjata. Nuk mund të kishte qenë më e dallueshme.

Por unë isha mirë dhe nuk e kuptoja pse mamaje mendonte se diçka ishte katrahurë.

"Nuk jam ndjerë kurrë kaq i gjallë, në fakt."

Ami morri frymë thellë dhe tundi kokën, kaçurrelat e thinjura i bienin në shpatull si fije të imëta.

As s'kam nevojë për terapi.

Gjithçka që mund të dëgjoja ishte gruan që dokumentonte çmendurinë time në bllokun e saj. Tingulli i lapsit u bënte një me tik-takun xhindosës të Orës së Gjyshit afër meje dhe mbushte dhomën e vogël, duke bërë muret bezhë me fjali inspiruese të zhgarravitura në to të dukeshin më afër njëra-tjetrës.

Sytë m'u gozhduan te një poster lejla dhe rozë të një perëndimi dielli të mbuluar, me shkronjë të trasha e të zeza që thonin 'Shko me besim drejt drejtimit të ëndrrave tuaja. Jeto jetën që ke imagjinuar.' Pothuajse ia shkreha gazit- gjithçka që mendoja ishte të bëhesha burri që ulëriste pa lëkurë në fytyrën e tij.

Buzët e holla e të fërgjizura të psikologes u dredhuan në një buzëqeshje- me siguri t'i vinte maskë parehatësisë që kishte kundrejt sjelljes sime të papërmbajtur. Ajo u zbyth duke u zhytur në karrige, duke vënë re pamjen time të çuditshme. "Ethan, e di që nuk do ta bësh këtë vizitë të vështirë. Apo jo?"

Shpina ime goditi karrigen e drunjtë, kërcitëse që isha ulur, teksa gishtat filluan të preknin me nervozitet fundin e rrudhosur të pulovrës sime.

"Saktë."

"Kështu që, më thuaj pse nuk ke vënë gjumë në sy. Jam këtu për ty." më psherëtiu, re shqetësimi duke i mushur sytë të cilët ishin pothuajse ngjyrë fildishi.

Duhej t'i jepja merita. Ishte shumë e mirë në shtirjen e të shqetësuares- dua të them, çdo gjë për pagën e një ore.

"Mendoj se nuk është se e kam me shumë dëshirë." u përgjigja, i surprizuar nga zëri im. Ishte i ashpër e i trashë i përgjëruar për sado pak sasi gjumi.

As s'kishte shans në Botë që t'i thoja çfarë kishte ndodhur. Do të më dërgonte mbrapsht atje pa një pa dy- Ami ishte po aq e rrezikshme sa mamaja ime.

Ami tundi kokën sërish, një gjë që e ripërsëriste shpesh gjatë vizitave të mia. Hoqi syzet dhe i vendosi në tavolinën e drunjtë ngjyrë qershie, para se të më jepte një tjetër buzëqeshje të vogël.

"Ethan, Zemër, herën e kaluar që të pashë, ishe shumë më mirë." buzëqeshja iu zmadhua, duke treguar dhëmbët e saj të gërryera. Nuk do të gënjej, në këtë pikë, rrahjet e zemrës po më shtoheshin në çdo sekond që po kalonte. Do të më dërgonte mbrapsht, do ta bëjë.

"Dhe e di se ç'i ndodhë djemve si ti, të cilët nuk duan të përmirësohen më shumë?"

Buzëqeshja po i shkonte vesh më vesh dhe filloi të qeshë nën hundë. Muret dukeshin sikur po ngushtoheshin shumë e më shumë- mushkëritë po më ngushtonin dhe koka po më shkonte vërdallë. Trupi po kërcënonte të mbështillej në tokë, dhe nuk mund ta mbaja veten drejt pavarësisht përprekjeve të mia për të përdorur të gjithë forcën që kisha.

Papritur, kërceva dhe ndjeva një guludisje në këmbë. Pashë poshtë për të zbuluar se një mi gri, e bullafiq që ngjitej nga këmba ime e tek ajo e tavolinës deri lart saj. Dhëmbët e kalbur, të prerë e me majë reflektonte nga drita floreshente lart nesh.

"Çfarë mutin!" bërtita pa hezituar që të qohesha. Ami dukej e vetpërmbajtur, buzëqeshja akoma më fytyrë dhe qeshja nën hundë akoma prezente pavarësisht klithjes në veshët e mi.

Dhe pastaj më shumë. Më shumë minj filluan të ngjiteshin në anë të tavolinës dhe pashë në panik se si ato gjenin rrugën e tyre duke iu shmangur të çarave në murin e thatë në çdo cep të dhomës. Tingulli që putrat e tyre bënin në dyshemen e drunjtë mbushën veshët e mi. Sytë e tyre kërcënues dhe klithmat bllokonin mendjen time.

Ami nuk ishte më Ami. Ishte Ai.

Po qëndronte në këmbë tani. Figura e tij thjesht një siluetë e përciptë. Burri i çmedur dhe misterioz thjesht po qëndronte aty hë për hë, sytë e mëdhenj dhe të rrumbullakët të gozhduar tek të mitë. Dua me kaq dëshpërim të shikoj tutje nga sytë e tij të errët, por për një arsye të paditur, unë nuk mundja. Gjoksin e kisha kaq kompakt sa dukej sikur çdo kockë e kafazit të kraharorit po thyhej nga presioni dhe frymëmarrja iku sërish.

Me kaq qartësi mund të shikoja mishin e tij që dikur mbulonte ballin tani duke i rënë, tek nxjerr në pah përmbajtjen e gjakosur që pikonte si shatërvan.

Kthetrat e minjve u kapën për veshjen e shqyer të burrit. Veshjen e Amit. E zhytën kokën në këtë të fundit, bishti mishor duke u tundur për lëkurë gjithashtu. Brejtësit filluan të brejn materialin e veshjes dhe lëkurën e duarve dhe këmbëve të burrit, duke bërë që gjaku dhe mishi të fluturonin në dhomë.

"Ndalo!" ulërita, gishta duke gërmuar në anët e kafkës sime. "Ikni tutje, ikni tutje, ju lutem!" zërin e kisha të ngjirur teksa shtrydhej përgjatë gungës sime kolosale që kisha në fyt.

Këmbët i kisha të ngjitura në tokë, shpinën të ngjeshur për murë. Trupi po mundohej sa mundej të shonte drejt derës, por nuk mund të lëvizja ose të merrja frymë. Rrugët e frymëmarrjes po mbylleshin dhe nevoja për të bërtitur po më mblidhej në gjoks përsëri.

Nuk po largohej. Nuk po largohej. Pse nuk po largohej?

"Natën e mirë, Djalë i Dashur. Natën e mirë."

Zëri i tij i bezdisshëm jehoi nëpër mure. Drita sipër nesh po dridhej e fikej ndizej.

Dhe pastaj e qeshura e tij djallëzore shpërdheu dhe jehoi, sëbashku me bërbëlitjet e egra të minjve teksa vazhdonin të ndanin lëkurë e burrit misterioz.

Njëri nga minjt u ngjit në këmbën time të ligsht, u mundova ta godisja por nuk e bëra. E grisi materialin e gjinseve të mia dhe dhëmbët i gozhdoi me lehtësi në kofshën time duke gjymtuar këmbën time po aq sa të Tijën.

Klitha rëndshëm dhe shtrëngova dhëmbët, mendja ime gjithkund. Kofsha më ishte mbuluar me shenja kafshime dhe gjaku po kullonte gjithandej. Plaga ishte mbushur me skuqje të errëta që ndriqonte nga drita e cila dridhej lart nesh.

Pika të zeza filluan të pluskonin në cepat e vizionit tim por asgjë tjetër. Të përziera filluan të mbushnin stomakun tim të kthyer përmbys dhe mu desh të kapërdija grushtin e të vjellës që u mundonte të vinte përgjatë fytit tim të torturuar.

Drita u fik dhe ne u lamë në errësirën mbytëse.

"I ëmbli, i ëmbli Ethan," zëri i tij foli.

Bërtita, zëri im i trashë nga agonia. "Të lutem, të lutem?" u përgjërova.

"Natën e mirë."

Nuk mund të shkoja atje prap.

Nuk mundja.

Natën e Mirë / S H Q I PWhere stories live. Discover now