E shtyva me aq fuqi sa pata për ta larguar dhe disi ja dola. Ndoshta ai u largua dhe vet, nuk e di. Thjesht di që ky veprim e acaroi shumë.
Më kapi për flokësh, ato flokë që ai mi lavdëronte se sa të bukur ishin, i kapi pa mëshirë dhe po më tërhiqte prej tyre. Po qaja, po, po qaja. Nuk kisha fuqi. Kisha frikë. Jo. Isha e tmerruar. Isha naive, por jo aq sa për të mos e ditur se ku do të përfundonte e gjithë kjo.
Ashtu, duke më tërhequr për flokësh më çoi në dhomën e gjumit dhe më hodhi mbi krevat. E pashë sërish në sy, teksa të mitë ishin të lagur nga qindra pika loti. E pashë në sy sërish teksa kërkoja për pak mëshirë.
- Të lutem. - i thashë duke qarë. Ai u ul pranë meje ngadalë duke me parë thellë në sy, dhe për një moment mendova se erdhi në vete, se gjithçka mbaroi.
BUDALLAQE!
Ai qeshi. Qeshi dhe në atë të qeshur mu duk sikur gjeta vet djallin. U ngrit sërish në këmbë dhe më dha një të shtyrë të fortë për të më shtrirë në krevat. Pastaj u pozicionua sipër meje e më kapi duart fort për të mos më lënë të lëvizja. E unë vetëm qaja, njëherë në heshtje e njëherë me zë. Qaja, teksa ai luante me trupin tim ende të papjekur mirë, me trupin tim të paprekur më parë. Në ato çaste mendoja se s'kishte ku të shkonte më keq, se do ishte më mirë të vdisja.
Sa budallaqe. Sa naive.
Ajo që mendova nuk ishte aspak e vërtetë dhe këtë e vërtetova kur ai filloi të më griste rrobat. U ngrit edhe njëherë duke qëndruar ulur mbi trupin tim dhe duke e parë atë, dhe duke buzëqeshur lehtë filloi të hiqte rrobat e veta.
Fillova të përpëlitesha si ata peshqit që kërkojnë ujë, veçse unë isha në kërkim të lirisë. Në kërkim të asaj çka realisht më takonte, sepse unë s'mund të isha vegla e dikujt, apo jo?
Por pavarësisht mundimit tim nuk arrita të çlirohesha nga shtrengimi i tij, kështu që zgjodha të mbyllja fortë sytë. Shumë fort. A thua se po të mbyllja sytë nuk do ndjeja asgjë?
Në fillim dëgjova vetëm zhurmën e zinxhirëve që ai zbërthente për t'u zhveshur, e më pas asgjë. Por sërish nuk i hapa sytë. Kisha frikë të shikoja.
Qëndrova për pak çaste në qetësi duke dëgjuar vetëm frymëmarrjen e tij edhe timen. Por kjo qetësi shpejt u thye nga një mini e bërtitura ime e shkaktuar nga dhimbja. E bëri. E bëri atë që kisha frikë që do bënte.
Dhimbte si dreqi. Por më shumë se fizikisht dhembte në shpirt, të digjte kjo dhimbje, të digjte.
E ai, pavarësisht thirrjeve të mia, pasthirrmave e të bërtiturave nga dhimbja, nuk ndaloi. Aspak, sa më shumë bërtisja aq më shumë tregohej i pashpirt ai. Dukej sikur kënaqej nga dhimbjet e mia. E në fakt atë po bënte. Po kënaqej me trupin tim. Më kishte kthyer në një lodër. I pashpirt. Qeshte, qeshte teksa unë qaja.
Më kujtoheshin çastet kur qeshte, mendoja se qeshte bukur, edhe pse qeshte rallë. U gënjeva. Nuk duhej ti besoja. Budallaqe u tregova. Por s'kishte më rëndësi tani.
Dhimbjet sikur u larguan, e në ato çaste e lashë veten të lirë për të rënë në gjumë, për të mos ndjerë më asgjë.
Por në atë moment, ai vendosi që ta përfundonte torturimin, që në fakt kishte zgjatur tej mase. Isha thyer. Isha këputur. Nuk kishte më kthim. Sa do të doja që kjo të ishte vetëm një nga ato makthet e mia. Ah sikur!
- Merre. Pastrohu. - tha duke me hedhur një peshqir por pa më parë fare. Unë nuk lëviza. Vetëm u futa poshtë çarçafit tashmë jo të pastër, dhe mbylla sytë duke qarë në heshtje.
Në mendje më vinte vetëm zëri i tij teksa thoshte "më beso". Dhe unë i besova. Ishte faji im. Vetëm faji im.
Mora fuqi dhe u ngrita duke mbajtur çarçafin për të mbuluar trupin.
- Ku është tualeti? - e pyeta dhe ai më tregoi me gisht një derë, teksa vet po thithte një cigare.
U futa brenda dhe mbylla derën pas.
(Tregon autorja)
Pa veten në pasqyrë për disa sekonda. Sytë i kishte të skuqur e kishte disa të grisura te qafa. Pas pak sytë i zunë një brisk të vogël që ndriçonte në errësirë. E mori në dorë teksa në kokë i vinte gjithmonë fraza "më beso". Lëshoi edhe disa lotë të tjerë, më të nxehtë se të tjerët.
- Mos i beso! Mos i beso! Mos i beso! Mos i beso! - përsëriti disa herë me vete duke afruar briskun pranë damarëve të saj.
Mori frymë thellë dhe futi briskun thellë në lëkurë duke e çarë atë dhe damarët. Ju morën mendtë dhe u rrëzua. Ashtu siç ishte, e shtrirë në një pellg me gjak mbylli sytë për të mos i hapur më në këtë botë.
E në fund çfarë fitoi? Asgjë. La një nënë pa vajzë. La një baba pa bijë. La një vëlla pa motër. La një motër pa motër. La një gjysh pa mbesë. La një gjyshe pa mbesë. La një familje me plagë në zemër. Dhe mbi të gjitha la një përbindësh pa dënimin e merituar....
Pra... Kjo histori ishte thjesht një frymëzim i orës 11 të natës teksa lexoja disa raporte për fenomenin e abuzimit seksual. E ndjeja të nevojshme ta shkruaja, nuk e di pse por gjithsesi shpresoj që tju kete pelqyer ndopak dhe ta kem përcjellë mesazhin që doja të percillja. NUK JENI VETEM. Një çast nuk mund të vendosi gjithcka. Mos u nxitoni, mendoni për atë që do lini mbrapa. Mos nguroni kurre të kerkoni të drejtat tuaja dhe të kerkoni ndihmë.
Ju dua❤

YOU ARE READING
Mos i beso... ✔
Short StoryVajza... por edhe djem... hidhini një sy sepse bëhet fjalë për dicka që ndodh përditë këto kohë, e nuk ikën pa pasoja. Fatmirësisht nuk eshte histori personale, por e frymëzuar nga ndodhi te përditshme. "Real men don't rape"