A little death

468 58 55
                                    


🔞🔞🔞

Vazhdoja të qeshja pa pushim. Më dukej vetja si ari me gjithë ato rroba përsipër. Ndaloi për rreth pesë minuta diku, dëgjoja zëra të edukuar e të qytetëruar përreth.

-Majki, mos ke ndër mend të më shesësh? Nuk jam piktura unë, s'jam piktura që të më shesësh! Oh, mos më ngatërrove me masturbuesin? Do më rrahësh tani? Se e di që do ta rrahësh!

Më goditi në të pasme duke më bërë të qeshja akoma edhe më tepër, por s'kisha ç'të bëja. Kështu bëhesha sa herë pija shumë. S'mund t'i kontrolloja as fjalët, as veprimet e mia.

Kur duart e tij të akullta më hoqën veshjet e shumta arrita të shoh se ndodheshim në një dhomë të pastër, të mobiluar këndshëm, të panjohur, që me shumë mundësi, ishte një dhomë hoteli.

-Më solle në një hotel në natën tonë të parë Majki, më pëlqen, - dhe i kafshova lobin e veshit duke bërë që ai të merrte thellë frymë mes dhëmbëve të shtrënguar.

Me një durim dhe qetësi engjëlli filloi të më zhvishte. Më jepte ndjesinë se po ndërronte pelenat e një fëmije për të parën herë kujdesi me të cilin më trajtonte. Isha mësuar me meshkujt rusë, që të zhvishnin para se të numëroje deri në dhjetë ose thjesht të ulnin pantallonat për të mbaruar punë më shpejt. Po dridhesha e tëra nga padurimi në duart e tij.

-Zot, je shumë e bukur Sashenka... - rënkoi ai kur më në fund mbeta vetëm në të brendshmet e mia.

I kapa të pasmet dhe e afrova pas vetes. Nxitova t'i ulja pantallonat. Ishte mëkat ta kapje atë prapanicë nën xhinset e trasha. E shtriva nën vete, i këputa kopsat e këmishës me nxitim. Kafshova buzën e poshtme kur e pashë të tërin lakuriq poshtë vetes. Ishte mashkulli më joshës që kisha parë në jetën time. Lëkura e nxirë i ndrinte nën shkëlqimin e dritës fluoreshente. Muskujt e shtrënguar nga vetëpërmbajtja për mos të depërtuar menjëherë brenda meje e shtonin emocionin që më përshkonte fundin e barkut dhe zemrën. Ai ende s'më kishte puthur, megjithatë unë isha gati të rënkoja mbi të vetëm duke e parë.

Zbërtheva sutjenat dhe i flaka mbi shandanin e madh. Qesha si idiote.

-Dreq, Sasha!

Kur ndjeva buzët e tij mbi gjoksin tim e humba krejt. Nuk e dija në ishte efekti i vodkës apo i gjuhës së tij, por po më merreshin mendtë. E kapa nga kaçurrelat e buta dhe ia afrova kokën më pranë vetes. Një sekondë më vonë, ai më kishte shtrirë përmbys dhe po më puthte gjithë gjatësinë e shpinës. Buzët, dhëmbët e gjuha e tij luanin e i linin vendin njëra-tjetrës duke nisur që nga pjesa e pasme e qafës sime, që ishte edhe pjesa ime më e ndjeshme, duke vazhduar me shpatullat, shtyllën kurrizore e deri në atë pikën delikate të fundit të kurrizit që bënte lidhjen me të pasmet. Në fund, u hodha përpjetë nga dhëmbët e tij që qenë ngulur në prapanicën time.

-Heeej! - klitha.

-Më fal, - foli me zë të ngjirur ai dhe puthi pjesën ku më kafshoi më parë, - S'rezistova dot.

U ktheva me fytyrë drejt tij dhe e putha. Ai sinqeriteti i tij pasojë e dehjes do të më çmendte përfundimisht! Këtë herë s'bëra rezistencë. E lashë të bënte ç'të donte me gojën time dhe e dija që s'do të më zhgënjente. Ideja që ishte anglezi i parë që më puthte më eksitonte si dreqi. Në fillimet e mia, kujtoja se anglezët e sidomos Monroja, ishin njerëz të përmbajtur, të ndrojtur në shprehjen e afeksionit e dashurisë, por isha gabuar. Ai puthte më mirë se të gjithë meshkujt me të cilat kisha dalë ndonjëherë të mbledhur së bashku. Kishte një mënyrë të veçantë të të puthurit, prekurit e të transmetuarit të ndjenjave ai njeri. Më jepte idenë se duart e tij më trajtonin me të njëjtën delikatesë që ai përdorte furçat e penelat kur pikturonte. Ndihesha telajoja më e adhuruar dhe më fatlume që ato duar kishin prekur ndonjëherë dhe e dija se atë çka do të bënte tani me mua, s'kishte për ta hedhur kurrë në telajo, s'kishte për t'u admiruar kurrë nga sytë kureshtarë, por vetëm nga unë.

Mad Christmas (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora