Kishte qenë edhe njëherë tjetër më përpara në zyrën e zëvendës drejtorit,atëherë kur i duhej të tërhiqte çertifikatën e vendit të parë,në olimpiadën e biologjisë. Zëvëndës drejtori Tomson ja kishte zgjatur çertifikatën e mbledhur tub,e lidhur me një fjongo blu dhe pa e përgëzuar për rrezultatin e mirë të arritur,e kishte zbuar nga zyra duke ka përplasur derën fort nga pas. Mbase ishte në një nga ato ditët,kishte menduar Klara dhe nuk kishte lejuar që zymtësia e zëvendës drejtorit,t'ia prishte kënaqësinë e shtimit të një tjetër trofeu në kabinetin e saj. Sa më shumë të tilla të zotëronte,aq më tepër rriteshin shanset që Klara të pranohej në ndonjë nga kolegjet më të mira. Ajo synonte te shkonte në ato kolegj që do ishte sa më larg familjes së saj,të vogël por të zhurmshme dhe që gjithmonë i linte përshtypjen se nuk interesoheshin fort për të. Ama në shansin më të parë që do i jepej,do kthente majat nga thembrat e do largohej që aty.
Tani që në zyrë e kishte ftuar një oficer policie, zymtësia që kishte pasur më përpara ishte kthyer në një heshtje varri që mbizotëronte vetëm në qelitë e burgut,kur vrisnin ndonjërin me porosi nga jashtë.
Epo edhe në këtë rast kishin të bënin me një vdekje,atë të Elodie Uard,shoqes së saj.-Zonjusha Millers,uluni ju lutem.-i tha polici duke e ftuar të ulej në karrigen përballë tij.-Nuk do ju mbaj gjatë.
Klara zuri vend pa bëzajtur dhe meqë ajo s'kishte ç'të thoshte,fjalën e mori sërisht oficeri.-Unë jam oficeri Klinton. S'ka asgjë për të pasur frikë Klara,janë vetëm disa pyetje rutinë.-tha ai,ndërkohë që emblema e yllit të policisë i shndriti mbi gjoks.
Klara iu përgjigj me një tundje të lehtë të kokës. Prania e oficerit Klinton,nuk dukej se e kishte shqetësuar shumë Klarën.
-Pra Klara, nga e njihje Elodie Ward?-e pyeti oficeri.
-Nga shkolla,sigurisht .-ia ktheu ajo.
-Nuk shoqëroheshit pas shkollës?-e pyeti oficeri.
-Jo.-ia ktheu thatë vajza.
-Mamaja e së ndjerës tregoi që kohët e fundit e ka parë të bijën shpesh në shoqërinë tënde.-këmbënguli oficeri.
-Për një projekt shkolle,asgjë më shumë.-tha Klara dhe bulëza e parë e djersës kishte nisur ti buronte mbi ballë. Ajo po e humbiste qetësinë,ndaj nisi të lëvizte e sikletosur ,në karrige.
-A keni vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e Elodisë kohët e fundit?
-Nuk e njihja aq mirë sa të vija re gjëra të tilla. Pastaj ne jemi adoloshentë,dhe njihemi për ndryshime të befta sjelljesh. S'ka ndonjë gjë për tu çuditur këtu.-tha Klara e vendosur.
-Nuk ke gjë tjetër për të thënë?
-Jo ,zotëri.
-A e kuptoni sa serioze është situata,zonjushë Klara?
-Po,zotëri.-tha ajo.
-Në rregull. Në rast se të kujtohet ndonjë detaj sa do i vogël,mund të më gjesh këtu. Do jem gjithë javës. Do na ndihmonte shumë çdo gjë që ju apo shokët dhe shoqet tuaja keni për të thënë.-tha oficeri.
-Mirë.-tha ajo.
-Jeni e lirë të shkoni.-i tha oficeri.
Klara u ngrit nga karrigia dhe pa hedhur akoma mirë hapin e parë,u pengua në këmbëzën e fundit dhe u rrëzua mbi njërin gju.-Kujdes ! Jeni mirë zonjushë?-e pyeti oficeri.
-Jam mirë.-tha ajo dhe u ngrit me të shpejtë pa e kthyer kokën pas. Nuk donte të qëndronte më asnjë çast në atë zyrë të qelbur. Doli nga dera me vrap edhe pse çanta e shpinës iu pengua tek doreza. Nuk i bëhej vonë. Ajo kishte nevojë të largohej nga sytë katërt.
-Zonjushë ! Zonjushë prisni pak !-e thërriti nga prapa oficieri,por ndërkohë Klara ishte kthyer në koridorin tjetër, edhe pse ja dëgjonte fare mirë zërin oficerit,ta thërriste,ajo nuk u kthye më pas.
-Kto adoloshentët e sotshëm ! Janë të tmerrshëm me gjithë nxitimin e tyre !-nëpërdhëmbi oficeri Klinton.
Ai u përkul dhe ngriti nga toka fletoren e Klarës. E hapi faqen e parë nga kureshtja.
-"I dashur ditar,..." oh,qënka një ditar !-tha ai dhe e mbylli . Ishte hera e parë që shihte një ditar kaq të lënë pas dore,me faqe të zhubrosura. Do ia jepte zëvendës drejtorit që t'ia kthente mbrapsht. Atij si duhej gjë të fuste hundët në jetën private të një adoloshenteje. E hodhi ditarin mbi tavolinë dhe sapo ai lëshoi zhurmën e tij,në rënie,iu hoq figura e ngjitur sipër.
-Po kjo?!-tha oficeri dhe u përkul ta merrte figurën nga toka që ta ngjiste aty ku kishte qenë.
-Oh Zot !-tha ai dhe figura i ngriu në dorë,midis gishtit të madh dhe atij tregues.
YOU ARE READING
Dear Diary
Misteri / ThrillerGjimnazi St. Luis ndodhet në qytezën më të qetë të Arizonës,aq të qetë sa edhe mushkonjat largohen nga mërzia. Vdekja e papritur e studentes Elodie Uard,çon peshë një qytezë të tërë,në veçanti Klara Millers ,e cila është pista e vetme më me interes...